Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Kopshti i fëmijëve të Amsterdamit, Elle Van Rijn
  • Kopshti i fëmijëve të Amsterdamit, Elle Van Rijn

Kopshti i fëmijëve të Amsterdamit, Elle Van Rijn

Dituria

Drejtoresha dhe vajzat e reja, kujdestare e mësuese, nuk e pranojnë dot një fat kaq të tmerrshëm për të vegjlit dhe hartojnë një plan për të shpëtuar sa më shumë fëmijë.

1 250 Lekë
1 125 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli:  Kopshti i fëmijëve të Amsterdamit
Origjinali: De creche
Kategoria: Roman
Autori: Elle Van Rijn
Perktheu: Diana Çuli
Botues: Dudaj
Viti: 2023
Fq. 352
Pesha: 0.400 kg
ISBN: 978-9928-366-71-9
Ky libër është në gjuhën shqipe


Mbi librin


Amsterdam. Në qytetin e pushtuar nga nazistët, jeta për hebrenjtë është bërë e padurueshme. Këtë e kupton mirë Beti Oudkerku, që në moshën shtatëmbëdhjetëvjeçare detyrohet të lërë shkollën dhe të punojë si kujdestare kopshti. Tragjedia është ende te dera: një ditë, kopshti shndërrohet nga gjermanët në një pikë grumbullimi për fëmijët hebrenj, që presin të dërgohen në kampe përqendrimi.

Drejtoresha dhe vajzat e reja, kujdestare e mësuese, nuk e pranojnë dot një fat kaq të tmerrshëm për të vegjlit dhe hartojnë një plan për të shpëtuar sa më shumë fëmijë. Një libër që e kthen një episod, të ndodhur vërtet dhe të dokumentuar gjerësisht, në një roman tërheqës për ekuilibrin e brishtë mes jetës dhe vdekjes, për mizorinë dhe ndjenjën e drejtësisë dhe për guximin e njerëzve të thjeshtë që, mbi çdo gjë, vënë jetën dhe lirinë, me shpresën e një bote më të mirë.

Detajet e librit
9789928366719
9789928366719
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Living

Rrugëtimi i Silkës, Heather Morris

Bazuar në historinë e vërtetë të Silka Klainit, libri “Rrugëtimi i Silkës” ka shitur miliona kopje në mbarë botën… Kjo është historia e një gruaje që i mbijeton kampit famëkeq të Aushvicit dhe më pas e degdisin sërish në internim…
1 260 Lekë 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001066

Botuesi: Dituria

Gosti gënjeshtrash, Amin Zaoui

Një djalë i ri kallëzon si i hapen sytë mes seksualitetit të vet të shfrenuar, në krahët e grave të pjekura. Në një botë të mbyllur ku dëshira shtypet, në Algjerinë e viteve '60, ai kalon nga njëra histori në tjetrën.
450 Lekë 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vajzat e princeshës Sulltana, Jean Sasson

Aishja ishte fëmija i njëmbëdhjetë në familje. Nëna e saj, që ishte e vetmja grua e ligjshme e të atit, ishte gjithmonë në luftë me të shoqin për shkak se ai përfitonte nga një zakon arab që praktikohet fare rrallë e që quhet mut'ha, "martesë për kënaqësi" ose "martesa e përkohshme".
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Lutja e Çernobilit, Svetllana Aleksievic

Ky libër, në fakt, nuk është për Çernobilin, por për botën e Çernobilit. Për vetë ngjarjen janë shkruar tanimë mijëra faqe dhe janë xhiruar pothuajse qindra mijëra metra filma. Kurse unë merrem me atë që e quajta histori të anashkaluar, gjurmë pa gjurmë të qëndrimit tonë në tokë dhe në kohë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Eleonorë Olifenti është shumë mirë, Gail Honeyman

Një gjest i thjeshtë mirësjelljeje, shemb muret që Eleonora ka ngritur prej kohësh rreth vetes. Tani duhet të mësojë të mbijetojë në një botë ku gjithçka duket se merret për e mirëqenë. Ndërkohë, i duhet kurajë për t’u përballur me hijet e errëta të së shkuarës, të cilat është munduar t’i shmangë gjithë jetën. Ndryshimi...
1 170 Lekë 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fjala

Një zemër kaq e bardhë, Javier Marias

Është një roman mbi dashurinë dhe vdekjen, mbi atë që nuk duhet thënë dhe atë që nuk dëshiron ta dish, i strukturuar mrekullisht tek të gjithë personazhet, me dyshimet e tyre dhe shkëmbimin e mundshëm, të cilët transmetojnë tek lexuesi një sens paqetie të thellë, një ndjesi realiteti jo komod, të vështirë për t'u shpjeguar e po aq i vështirë për t'u pranuar.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Një grua tjetër, Emmanuele Bernheim

Dhe, pak nga pak, dashuria e Tomasit mbush tërë jetën e Klerit, të cilës i pëlqen ta imagjinojë jetën e të dashurit deri në detajet më të imëta. Dhe veçanërisht gruan e tij. Në të vërtetë, Tomasi nuk rri kurrë më shumë se një orë e gjysmë me Klerin, sepse duhet të shkojë pranë gruas dhe fëmijëve të tij.
450 Lekë 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Parehatia e mbrëmjes, Marieke Lucas Rijneveld

Fitues i Çmimit International Booker Prize për vitin 2020, romani i jashtëzakonshëm debutues i shkrimtares holandeze Maricke Lucas Rijneveld, na paraqet një botë gjuhe si askush tjetër e duke ardhur me vërtetësi dhe bukuri ne gjuhën shqipe
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje