Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,84  7,60 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,66  16,29 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,77  10,86 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Dervishi i tha djalit të tij, Ali Mustafa El-Misrati
  • Dervishi i tha djalit të tij, Ali Mustafa El-Misrati

Dervishi i tha djalit të tij, Ali Mustafa El-Misrati

ACFOS-Albania

Kjo jo për shkak të përmasave të tij, por sepse në të, autori na paraqitet si filozof, duke na kujtuar se filozofia përfshin thuajse të gjitha fushat e jetës dhe të qytetërimit njerëzor.

3,26 
2,93  Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dervishi i tha djalit të tij
Origjinali:  Kale Deruish Liueledihi
Gjinia: Roman
Autori: Ali Mustafa El-Misrati
Perktheu: Roland Vishkurti
Botues: ACFOS-Albania
Viti: 2011
Pesha: 0.100 kg
ISBN: 978-9928-4028-3-7
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Libri që kemi në dorë është një nga librat që, siç thotë edhe vetë autori, ka më shumë për zemër nga të gjithë të tjerët. Kjo jo për shkak të përmasave të tij, por sepse në të, autori na paraqitet si filozof, duke na kujtuar se filozofia përfshin thuajse të gjitha fushat e jetës dhe të qytetërimit njerëzor.Përzgjedhja e këtij libri për ta sjellë në shqip nuk është bërë vetëm për arsyet që përmendëm më lart, por edhe për një fakt tjetër që është po aq i rëndësishëm sa dhe vlera e vetë librit, sidomos për kombin shqiptar të cilit vlerat njerëzore dhe kulturore nuk ia ngrejnë lart vetëm shqiptarët brenda kufijve natyrorë ku jetojnë e kanë jetuar për mijëra vite, por janë edhe ata shqiptarë të cilët kanë emigruar në Lindje e Perëndim gjatë periudhave të ndryshme historike. E, megjithëse kanë kaluar vite, dekada e shekuj, janë pasardhësit e këtyre emigrantëve të hershëm, që edhe pse disa prej tyre për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të ruajnë lidhjet me tokën e paraardhësve, ata nuk e kanë harruar origjinën e tyre.

Detajet e librit
ACFOS-Albania
9789928402837
9789928402837
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Treni i fëmijëve, Viola Ardone

Bazuar në ngjarje të vërteta, një histori mallëngjyese për dashurinë, familjen, shpresën dhe mbijetesën, e vendosur në Italinë e pas Luftës së Dytë Botërore - e shkruar me zemër dhe penë të fortë nga Viola Ardone.
8,80  9,77 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Fate dhe shtrëngata, Lauren Groff

Të rinj, të bukur dhe marrëzisht të dashuruar, nisen drejt fatit të tyre të lumtur. Lotoja, pa shumë dhimbje, rrëfen ambicien e tij për t’u shndërruar nga aktor në një personazh të njohur në fushën e dramaturgjisë, ndërsa Matilda dëshmon se është gruaja e përsosur, muza e heshtur; ai dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes, kurse ajo zgjedh prapaskenat;...
13,68  15,20 
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Mariana Sirka, Grazia Deledda

Shpirtrat e tyre puqen, por bota e tërë, shoqëria hipokrite dhe borgjeze, i kundërvihet lidhjes së tyre dashurore. Dashuria e dy protagonistëve është e paracaktuar të mbytet në një det ndjenjash të sinqerta dhe mizore, dhe martesa e lakmuar prej Marianës do të jetë një martesë vdekjeje e jo jete.
8,31  9,23 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Turpi, Salman Rushdie

Omar Khajam Shakili ka tri mëma që ndajnë simptomat e shtatzënisë, siç kanë ndarë gjithçka tjetër në mënyrë të pandashme. Në gjashtë gjinjtë e tyre, Omari u paralajmërua ndaj gjithë ndjenjave dhe nuancave të turpit.
10,75  11,95 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Mbreti i parave, Sandrone Dazieri

Pas një nate të stuhishme, ish-hetuesja Colomba Caselli gjen një djalë të tronditur dhe të mbuluar me gjak. Megjithëse ka më shumë se një vit që ka hequr dorë nga policia, Colomba nuk mund ta shmangë dot dhunën dhe misterin që po i afrohet sërish.
14,66  16,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Kënga e profetit, Paul Lynch

Kënga e profetit është një vepër tejet origjinale, që të trondit dhe të rrëmben në vorbullën e saj të pandalshme. Ajo paraqet njëherazi një panoramë të shkatërrimit të një vendi në luftë dhe një portretizim thellësisht njerëzor të betejës së një nëne për ta mbajtur familjen e vet të bashkuar.
11,73  13,03 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Pallati prej letre, Miranda Cowley Heller

Një mëngjes të mrekullueshëm gushti, Eli Bishop niset të notojë në liqenin poshtë "Pallatit prej letre" - shtëpia e pushimit të familjes së saj në Kejp Kod. Kur zhytet nën ujë, përjeton sërish takimin pasionant të një nate më parë, në qoshen e shtëpisë që di të gjtiha të fshehtat e saj më të errëta, ndërsa i shoqi dhe e ëma bisedojnë me mysafirët...
11,73  13,03 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Rrugëtimi i Silkës, Heather Morris

Bazuar në historinë e vërtetë të Silka Klainit, libri “Rrugëtimi i Silkës” ka shitur miliona kopje në mbarë botën… Kjo është historia e një gruaje që i mbijeton kampit famëkeq të Aushvicit dhe më pas e degdisin sërish në internim…
13,68  15,20 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Deti nuk mban pengje, Karen Gillece

Në një treg të zhurmshëm brazilian, një djalë i vogël zhduket sa hap e mbyll sytë, pa lënë asnjë gjurmë... Ekzistenca e nënës së tij, që bënte një jetë të lirë duke udhëtuar nëpër Amerikën e Jugut së bashku me të dashurin dhe të birin, merr befas një kthesë të vrazhdë.
9,77  10,86 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001364

Botuesi: Botimet Dudaj

Djallit i pëlqen e ëmbël, Lauren Weisberger

Bet Robinson, një njëzeteshtatëvjeçare nga Nju-Jorku, ish-nëpunëse banke që ëndërron të gjejë princin e kaltër, nuk arrin ta besojë kur merret në punë nga agjencia më e famshme e marrëdhënieve publike në Manhatan, me detyrën që të organizojë festat më të jashtëzakonshme.
8,80  9,77 
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Misteri i Hagadasë së Sarajevës, Geraldine Brooks

I magjishëm, i harlisur, i arrirë është ky roman, ndërtimi mahnitës i të cilit ndërthur intrigën e sotme me jehona të së kaluarës. Fituesja e çmimit Pulitzer sjell që përtej Atlantikut një vepër kult, të cilin e përcjell përmes një enigme letrare që na kredh në zemër të periudhave më tragjike të historisë; ajo kumbon drithëruese në mbrojtje të tolerancës...
12,22  13,58 
More
Ne gjendje