Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Kafe Hiena, Jana Benova
  • Kafe Hiena, Jana Benova

Kafe Hiena, Jana Benova

Fan Noli

Kafe Hiena ishte një kafene me goxha hapësirë që frekuentohej, kryesisht, nga të huajt dhe nga njerëz të pasur. Këtu ata e konsideronin Trini të jesh student. Ata gjendeshin, gjithnjë, duke u dridhur nga të ftohtit, jo të veshur ngrohtë, duke ngrohur duart me filxhanët e nxehtë, duke përzier gjithfarë alkoolesh dhe, vazhdimisht, duke lexuar ose duke shkruar diçka.

57,50 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kafe Hiena, Manifesti i Katërshes
Origjinali: Plán odprevádzania (Café Hyena)
Gjinia: Roman
Autori: Jana Benova
Shqipëroi: Xhemile Zykaj
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2018
Fq. 144
Pesha: 0.197 kg.
ISBN: 978-9928-247-17-9

Fragment nga libri

Kafe Hiena ishte një kafene me goxha hapësirë që frekuentohej, kryesisht, nga të huajt dhe nga njerëz të pasur. Këtu ata e konsideronin Trini të jesh student. Ata gjendeshin, gjithnjë, duke u dridhur nga të ftohtit, jo të veshur ngrohtë, duke ngrohur duart me filxhanët e nxehtë, duke përzier gjithfarë alkoolesh dhe, vazhdimisht, duke lexuar ose duke shkruar diçka ose duke bërë shënime në libra e revista.

Nganjëherë ata i mbyllnin librat gjithë zhurmë, vinin duart në shpinë dhe vështronin nga larg duke psherëtirë. Kështu, mysafirët e tjerë kuptonin se në tekst kishin kapur një ide që do të ndryshonte sakaq jetën e tyre.

Nganjëherë ata ngriheshin të nervozuar dhe ecnin nëpër kafene. Duke shtrënguar gishtat në buzë me padurim. Krijimtari e përcjellë drejtpërdrejt.

Detajet e librit
Fan Noli

Referencat specifike

isbn
9789928247179
ean13
9789928247179
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Me sytë ulur, Tahar Ben Jelloun

Një vajzë e vogël në një fshat jugor maroken. I ati ka shkuar të punojë në një vend që ajo e quan "Lafrance". Ditën kur ai kthehet për të marrë familjen për të jetuar në Paris, gjithçka përmbyset. Mbajtëse e një të fshehte, vajza e re hyn njëherësh në adoleshencë dhe në mërgim.
57,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Zonja Benz, Jill Alexander Essbaum

Ana Benz, një amerikane në fund të të tridhjetave, jeton me bashkëshortin zviceran dhe tre fëmijët e tyre në një lagje të mirë të Zyrihut. Edhe pse bën një jetë të rehatshme e të konsoliduar, Ana ndihet keq shpirtërisht.
138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vajzat, Emma Cline

Kalifornia e Veriut gjatë fundit të dhunshëm të viteve '60. Në fillim të verës, një adoleshente e vetmuar dhe e menduar, Ivi Boid, shikon një grup vajzash në park dhe e mbërthen në çast liria e tyre, moskokëçarja mbi veshjet, aureola e rrezikshme e braktisjes.
115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Një album historish, Antonis Georgiou

A i vështruat me kujdes të vjetrit te fotografitë e vjetra, atëherë kur fotografët shëtitës shkonin nëpër panaire dhe nëpër sheshet dhe të gjithë qëndronin në radhë që të "përjetësohen" në fotografi, atëherë kur fotografimi në fshatra ishte "një ngjarje", zakonisht duke pozuar me pamje serioze, "të ashpër"?
80,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Jetë e fshehur, Lee Seung - U

Ki-Hyon edhe pse njeri epsharak dhe i dobët, vuan nga ndjenja e fajit ndaj vëllait të tij më të madh, U-Hyon me pasione të shumta për fotografinë, i cili ka humbur të dyja këmbët në një aksident në ushtri. Egoizmi dhe lakmia e ka shtyrë në një histori të ndërlikuar dashurie me Sunmi-n, që në të vëretë është e dashura e vëllai të gjymtuar.
92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Një grua e re e bukur, Tommy Wieringa

Një hendek thellohet edhe midis dy botëve të tyre: Eduardi, njeri ambicioz, i shkencës, që vë pragmatizmin racional para ndjenjave, Ruthi, idealiste e ndjeshme deri në skaj, që nuk pranon eksperimentet e tij te kafshët dhe aq më pak refuzimin e shkencëtarit për të kuptuar vuajtjet. Kur fëmija që vetëm Ruthi e dëshiron, e kthen pasionin në detyrim, kur...
80,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Ideart

Kumbari i fundit, Mario Puzo

Don Domeniko Klerikucio, kryetar i familjes mafioze më të famshme në Amerikë, është "kumbari i fundit". Qëllimi i tij kryesor është vetëm një: të mbrojë të ardhmen e familjes së tij, duke mashtruar përmes lojës së kumarit, investimeve miliardere në kinema, korrupsionit politik dhe intrigave financiare.
103,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000520

Botuesi: OMSCA-1

Nje histori amerikane, Anatoli Toss

Një histori amerikane jo vetëm e mbërthen lexuesin që nga faqja e parë deri tek e fundit, por edhe u jep përgjigje shumë pse-ve të jetës sonë të përditshme, me një fjalë të ndihmon të jetosh.
115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Laurus, Evgenij Vodollazkin

Unë nuk e ndiej më unitetin e jetës sime, tha Laurusi. Kam qenë Arseni, Ustini, Amvrosi dhe tani u bëra Laurusi. Jeta ime është jetuar nga katër njerëz të ndryshëm nga njëri – tjetri që kanë trupa të ndryshëm dhe emra të ndryshëm. Çfarë ka të përbashkët midis meje dhe djalit flokëverdhë nga krahina e Rukinës? Kujtesa?
103,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Qiellthyesi, Kenneth Oppel

Shumë shpejt, ai dhe e dashura, Kejt de Vries, përfshihen në një gjueti të rrezikshme të këtij thesari, së bashku me Halin, që hiqet si pilot i një anijeje ajrore të fuqishme, që i kap me lehtësi lartësitë dhe Nadirën, një vajzë rome misterioze, e cila pretendon se ka çelësin e thesareve të bllokuara në Hiperion.
92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Një me ty, Sylvia Day

"Një me ty", një roman jashtëzakonisht prekës dhe joshës, është finalja e shumëpritur e sagës "Crossfire", një histori e zjarrtë dashurie, që ka bërë për vete miliona lexues në mbarë botën. Romani i pestë i serisë "Crossfire" e sjell historinë e Gidionit dhe të Ivës në një përfundim të kënaqshëm.
138,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Buzuku

Raga, J. M. G. Le Clezio

Le Clèzio ofron sërish një udhëtim, në përvijimin e lundrimit të një piroge të gjatë që shkon në drejtim të Ragës – një ishull vullkanik i zi në Oqeanin Paqësor – aty ku banorët kanë zgjedhur të vendosen në mes të paqes së lartësive, pas një rrugëtimi të pabesueshëm.
80,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Gardalina, vol. 2, Donna Tartt

Mjafton ta kesh në dorë për të kuptuar interesin mbarëbotëror që ka ngjallur ky libër, që të imponon një lexim shumëfaqësh. Dhe, nëse kësaj i shtojmë faktin se autores i janë dashur rreth dhjetë vjet për ta shkruar, atëherë kuptohet pse ky roman, "Gardalina", i ka paraprirë një suksesi të paralajmëruar.
115,00 SEK
More
Ka mbaruar