Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,84  7,60 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,66  16,29 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,77  10,86 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Një grua e re e bukur, Tommy Wieringa
  • Një grua e re e bukur, Tommy Wieringa

Një grua e re e bukur, Tommy Wieringa

Dituria

Një hendek thellohet edhe midis dy botëve të tyre: Eduardi, njeri ambicioz, i shkencës, që vë pragmatizmin racional para ndjenjave, Ruthi, idealiste e ndjeshme deri në skaj, që nuk pranon eksperimentet e tij te kafshët dhe aq më pak refuzimin e shkencëtarit për të kuptuar vuajtjet. Kur fëmija që vetëm Ruthi e dëshiron, e kthen pasionin në detyrim, kur pasiguria bëhet “e durueshme vetëm duke zënë një dashnore edhe më të re”, kështjella e martesës nis e bie gur pas guri... 

7,60 
6,84  Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Një grua e re e bukur

Origjinali: Een mooie jonge vrouw

Gjinia: Roman

Autori: Tommy Wieringa

Shqipëroi: Greisa Ymeri-Böhl

Shtëpia botuese: Dituria

Viti: 2020

Fq. 112

Pesha: 0.176 kg

ISBN: 978-9928-292-65-0

Mbi librin

Eduardi është një dyzetvjeçar i suksesshëm, virolog i njohur në gjithë botën, beqar, që kalon nga një grua te tjetra, si një djalosh i përjetshëm. Takimi me Ruthin është një rrufe në qiell të pastër: e bukur, plot jetë dhe e pasionuar siç ndodh kur je njëzet vjeç: me Ruthin, ai beson se e ka të fituar betejën kundër plakjes. Por triumfi i dukshëm përkthehet në një luftë të pabarabartë. Eduardi e kupton se martesa me të, jo vetëm nuk e ka rinuar, por përkundrazi, ai po plaket dita ditës dhe hendeku i moshës mes tyre, i bën shenjat e plakjes së tij edhe më të dukshme dhe të padurueshme.

Një hendek thellohet edhe midis dy botëve të tyre: Eduardi, njeri ambicioz, i shkencës, që vë pragmatizmin racional para ndjenjave, Ruthi, idealiste e ndjeshme deri në skaj, që nuk pranon eksperimentet e tij te kafshët dhe aq më pak refuzimin e shkencëtarit për të kuptuar vuajtjet. Kur fëmija që vetëm Ruthi e dëshiron, e kthen pasionin në detyrim, kur pasiguria bëhet “e durueshme vetëm duke zënë një dashnore edhe më të re”, kështjella e martesës nis e bie gur pas guri... Si një hero tragjik i ditëve moderne, Eduardi do të zbulojë kuptimin e vërtetë të vuajtjeve.

I saktë, ironik dhe i mprehtë si bisturi, lapsi i Tommy Wieringas përshkruan nuancat më delikate të një marrëdhënieje bashkëshortore dhe një burrë që lufton me pushtetin dhe brishtësinë. Të gjithë jemi paksa të ngjashëm me të në pamundësinë e mungesën e dëshirës për të hequr dorë nga vetja dhe për të kuptuar tjetrin. Dhe ai pyet veten se çfarë është dhimbja, nëse ne mund ta kuptojmë, pa e provuar më parë në lëkurën tonë.

Detajet e librit
9789928292650
9789928292650
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Jashtë skene, Ahmet Hamdi Tanpinar

Jashtë skene, që fillimisht njohu dritën e botimit në numrat e gazetës "Yeni Istanbul", të vitit 1950, u botua për herë të parë si një vëllim i vetëm më 1973. Ai është pjesë e një trilogjie, bashkë me dy romanet e tjera "Kënga e Mahurit" dhe "Paqja".
7,82  8,69 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Gjithë jeta që mbetet, Roberta Recchia

Jeta vazhdon dhe këtu rrëfehet, jo vetëm ajo çka mbijeton pas dhembjes, por çka që duhet të mësojmë të rikrijojmë pas tragjedisë. Është jeta që vijon përmes vuajtjeve dhe dështimeve, jeta që gjen gjithnjë një mundësi të rilindë edhe atëherë kur gjithçka ngjan e humbur.
13,68  15,20 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Bija italiane, Soraya Lane

Itali, 1946. “Ester, këtë unazë e bleva vite më parë dhe e kam ruajtur që atëherë. Je e vetmja grua që kam dashur ndonjëherë.” Ajo ia kapi me delikatesë dorën Feliksit dhe ia uli mbi kuti. “Jo,” mërmëriti. “Dua që të më propozosh vetëm kur të jesh vërtet i lirë.”
12,22  13,58 
More
Në gjendje

Referenca: 9789928837219

Botuesi: Living

Terapisti, B. A. Paris

Teksa Liza përpiqet të ambientohet e të njihet me fqinjët, një sekret tronditës del në dritë. Në shtëpinë e saj fshihet një histori rrëqethëse, dhe lidhja që ajo ndien me terapisten që ka jetuar aty më parë, bëhet gjithmonë e më e fortë. E pushtuar nga kureshtja dhe nga frika, ajo nuk ndalet së kërkuari të vërtetën, por askush nuk dëshiron të flasë. Sepse...
13,68  15,20 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Gruaja e liqenit, Sara Gruen

Në janar të vitit 1945, Medlina Hajd dhe bashkëshorti i saj, Elisi, humbasin çdo të ardhur që merrnin nga familja e tij. Babai i Elisit, një kolonel në pension, ndihet i poshtëruar, ngaqë i biri është shpallur i paaftë për të shkuar në luftë. 
11,73  13,03 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Veriti, Colleen Hoover

Louen Eshli është një shkrimtare e re, e cila përballet me vështirësi financiare. Papritmas, i vjen një ofertë që nuk mund ta refuzojë, sepse do t’i sjellë të ardhura që nuk i ka imagjinuar kurrë.
11,73  13,03 
More
Në gjendje

Referenca: K1R5

Botuesi: Bota Shqiptare

Rrjeti Alisa, Kate Quinn

Eva Gardneri digjet nga dëshira për të luftuar kundër gjermanëve dhe papritur i ndrin fati kur rekrutohet që të punojë si spiune. Në Francën e pushtuar nga armiku ajo stërvitet nga fantastikja Lili, “Mbretëresha e Spiuneve”, e cila drejton një rrjet shumë të madh agjentësh mu nën hundën e armikut.
13,68  15,20 
More
Në gjendje

Botuesi: Poeteka & Ideart

Thjeshtri, Jurij Hudolin

Romani "Thjeshtri" i Jurij Hudolin (titulli i origjinalit Pastorek), i paraqet lexuesit pamje të gjalla, shqetësuese të një fëmijërie shumë të vështirë, diku në një fshat të vogël në Istria, në fund të viteve tetëdhjetë: një fëmijë që rritet prej një nëne shumë joshëse, por të plogët, me një baba që mungon dhe, mbi të gjitha, me një njerk të vrazhdtë e të...
7,82  8,69 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000729

Botuesi: Onufri

Ylli i te dashuruarve, Philippe Sollers

"Ylli i të dashuruarve", që po ia japim lexuesit shqiptar (për herë të parë nga ky autor) është fjala e fundit që ai ka botuar gjer më sot. Edhe në këtë prozë vijon paraqitja e një mënyre tjetër për të ekzistuar në këtë botë.
6,84  7,60 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 9789928338976

Botuesi: Living

Bija e orëndreqësit, Kate Morton

Një vajzë vritet, një tjetër zhduket dhe e vërteta për ngjarjen rrjedh nëpër të çarat e kohës. Ngjarja do të zbardhet vetëm një shekull më pas, kur një grua tjetër të zbulojë një skicë të harruar, të realizuar në Bërçud. Rrëfyer nga disa zëra në kohë të ndryshme, ky roman i pasur me pasion, humbje dhe falje, na tregon se, ndonjëherë, mënyra më e mirë për...
14,66  16,29 
More
Në gjendje

Referenca: 9789928136206

Bir, Andrej Nikolaidis

Duke ruajtur unitetin e kohës dhe të vendit, ngjarjet zhvillohen brenda njëzetekatër orëve në qytetin e Ulqinit, autori shpalos në sytë e lexuesit një univers të tërë karakteresh. Thënë me fjalët e Jonathan Franzenit, libri i Nikolaidisit është "një prozë që edhe pse nuk ka për ta shpëtuar botën – aq më pak Ballkanin dhe plagët e tij, do të shtonim ne –...
5,86  6,52 
More
Në gjendje

Vartësit, Olga Ravn

Tashmë po botohet në 25 vende, teksa janë shitur të drejtat për t’u kthyer në film. Ndërkohë romani My Work, fitoi Politikens Literature Prize më 2021 dhe solli ndryshimet e ligjeve vendase mbi amësinë. Në shtator 2023 u botua në anglisht dhe u prit mirë nga kritika. Ka shkruar gjithashtu pjesë të shkurtra letrare për muze dhe podcast-e. Një pjesë e gjatë...
9,77  10,86 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Versioni i Barnit, Mordecai Richler

Barni Panofski – i çatdhesuar kanadez, admirues finok i grave, shkrimtar, producent televiziv, tregimtar –vendos, më në fund, që të marrë penën dhe të hedhë në letër, kundërshtinë ndaj akuzave që i bëhen në autobiografinë e rivalit të tij.
11,73  13,03 
More
Ne gjendje