• Banner

Veriti, Colleen Hoover


Louen Eshli është një shkrimtare e re, e cila përballet me vështirësi financiare. Papritmas, i vjen një ofertë që nuk mund ta refuzojë, sepse do t’i sjellë të ardhura që nuk i ka imagjinuar kurrë.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi


Titulli: Veriti
Origjinali: Verity
Gjinia: Roman
Autori: Colleen Hoover
Shqipëroi: Mesila Kërkeshi
Shtëpia botuese: Living
Viti: 2022
Fq. 292
Pesha: 0.443 kg
ISBN: 978-9928-338-27-3
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Louen Eshli është një shkrimtare e re, e cila përballet me vështirësi financiare. Papritmas, i vjen një ofertë që nuk mund ta refuzojë, sepse do t’i sjellë të ardhura që nuk i ka imagjinuar kurrë. Xheremi Kroford, bashkëshorti i shkrimtares së suksesshme Veriti Kroford, e punëson për të përfunduar serinë e librave të së shoqes, e cila ka pësuar një aksident automobilistik me pasoja të rënda shëndetësore. Loueni mbërrin në shtëpinë e Krofordëve e vendosur për të gjetur ndihmë në shënimet e Veritisë, që të nisë nga puna me librat. Ajo as që e ka idenë se në studion kaotike të shkrimtares së mirënjohur nuk e presin shënimet për librat, por autobiografia e saj, të cilën e kishte shkruar me idenë se nuk do ta lexonte askush. Faqe pas faqeje zbulohen rrëfime drithëruese, përfshirë një përshkrim të detajuar të natës kur jeta e familjes Kroford do të ndryshonte përgjithmonë.
Loueni vendos të mos ia dorëzojë dorëshkrimin Xheremit, por teksa ndjenjat e saj për të rriten dita-ditës, kupton se ai duhet ta lexojë se ç’ka rrëfyer e shoqja. Sado i përkushtuar të jetë ndaj gruas së sëmurë, një e vërtetë aq e kobshme me siguri që do ta çrrënjosë dashurinë e tij për të.

Detajet e librit
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000181

Botuesi: Ideart

Largesia mes nesh, Fiona Sampson

Ky roman në vargje i shestuar bukurisht, hapet me një histori dashurie në krizë, shtillet përmjet humbjes, rrezikut dhe sfidës ekzistenciale, dhe përfundon me një akt dashurie në një rrafsh njëherazi sensual dhe të imagjinuar. Kjo dykuptimësi të fton t'i përjetosh dilemat e të dashuruarve si të ishin të tuat: A mund të përjetohet afërsia vetëm përmes...

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Versioni i Barnit, Mordecai Richler

Versioni i Barnit është portreti brilant i një burri, të cilin Mordecai e krijoi unik e për të mos u harruar mnë kohë të kohërave. Ai është gjithashtu një histori e paharueshme dashurie, një histori mbi familjen dhe shoqërinë si pasuri e njeriut.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Kamila, si flutur, Sophie Daull

Ky është romani i përballimit të padurueshmes, ku fjalët zënë vendin e një plani mbijetese: "krijimin e një pike panoramike prej së cilës unë dhe Kamila të vijojmë sërish, së bashku, të soditim botën." Ky është romani i parë i Sophie Daull-it dhe është nderuar me Çmimin e Debutimit nga Lauriers Verts de La Foret des Livres.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ngushëllimet e mia, Dulce Maria Cardoso

Një grua obeze, shitëse dylli për heqjen e qimeve, me pamje "baxhelle", ka mbetur e varur kokëposhtë në makinën e saj që ka dalë nga rruga dhe sjell ndërmend jetën e saj: të atin, koleksionist i çuditshëm harabelash, që hera-herë ua këput zverkun plot dashuri.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Një lojë me orarin e udhëtimeve, Seicho Matsumoto

Një çift i ri i gjendur i vdekur në një plazh të shkretë, një referent ministrie i akuzuar për korrupsion dhe një orar udhëtimesh në tavolinën e dikujt, në faqet e të cilit është thurur një kalkulim perfekt. Një histori nga ato që të përpijnë menjëherë, ku edhe lexuesi përfshihet  me dëshirë të ethshme të zbulojë një krim dhe një intrige.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Vintage

The testaments, Margaret Atwood

Two have grown up as part of the first generation to come of age in the new order. The testimonies of these two young women are joined by a third: Aunt Lydia.  Her complex past and uncertain future unfold in surprising and pivotal ways.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Bungalow, Danielle Steel

Lexuesit besnikë të Danielle Steel do të mrekullohen me historinë e këtij libri – një grua e një nënë e dedikuar përballë aventurave dehëse të jetës hollivudiane.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000405

Botuesi: Albin

Zorba, Niko Kazanxaqis

Niko Kazanxaqis lindi më 1883 në qytetin antik të Heraklionit, në ishullin e Kretës. Më 1906 diplomohet për drejtësi në Universitetin e Athinës dhe më pas ndjek studimet për filologji e filozofi në Paris. Ndërkohë debuton në letërsi dhe fiton emër si autor tregimesh, dramash, esesh filozofike etj.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: K3R1

Botuesi: Skanderbeg Books

Droje dhe dinjitet, Dag Solstad

Pas një reagimi, si zakonisht shpërfillës e të mërzitshëm të klasës, ndaj shpjegimit pasionant prej tij të "Rosës së egër" së Ibsenit, profesori i letërsisë, Elias Rukla, arrin në pikën e krizës së thellë emocionale si pasojë e një episodi me çadrën, që nuk e hap dot në oborrin e shkollës dhe në prani të nxënësve.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Dru qershie dhe ndjenja të vjetra, Marica Bodrozic

E perkthyer ne 10 gjuhe te Europes, Dru qershie dhe ndjenja te vjetra, rrëfen për një grua që kërkon mbështetje, në një botë plot probleme. Dhe i duhet të përballet me të shkuarën e saj, të ndrydhur për një kohë të gjatë, si dhe me kujtesën e copëzuar, nëse vërtet do të jetojë të sotmen.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Për dashurinë dhe demonë të tjerë, Gabriel Garcia Marquez

Më 1942, gjatë punimeve në një kuvend të Amerikës Latine, dolën në dritë eshtrat e një adoleshenteje, Sierva Maria de Todos los Angeles. Floknaja e saj e mahnitshme arrinte 22 metra gjatësi... Romancieri i Gjenerali në labirintin e tij e ka nxjerrë vallë këtë zbulim të çuditshëm nga imagjinata e tij flakëruese?

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Vita, Melania G. Mazzucco

Mes miliona italianëve që zbarkuan në Nju – Jork më 1903 – in, me ëndrrën e një të ardhmeje më të ndritur ndodheshin dhe dy fëmijë: Diamanti, dymbëdhjetë vjeç, dhe Vita, nëntë.

Çmimi 1 050 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)