- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Oskari, rrëfyesi i këtij trilli, është dhjetë vjeç. I sëmurë me leucemi, ai jeton prej një kohe shumë të gjatë në spital, sepse forma e sëmundjes që ka nuk i është përgjigjur trajtimit mjekësor. Prindërit e tij, të cilët i sjellin vazhdimisht dhurata, janë të pakëndshëm në vizitat e tyre. Doktor Duseldorf dhe infermieret janë të sjellshëm, por mbajnë një lloj distance në komunikimin me Oskarin.
Titulli: Oskari dhe Zonja Rozë
Origjinali: Oscar et la dame rose
Gjinia: Roman
Autori: Eric – Emmanuel Schmitt
Shqipëroi: Sesilia Plasari
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2012
Fq. 96
Pesha: 0.121 kg.
ISBN: 978-99943-1-807-0
Oskari, rrëfyesi i këtij trilli, është dhjetë vjeç. I sëmurë me leucemi, ai jeton prej një kohe shumë të gjatë në spital, sepse forma e sëmundjes që ka nuk i është përgjigjur trajtimit mjekësor. Prindërit e tij, të cilët i sjellin vazhdimisht dhurata, janë të pakëndshëm në vizitat e tyre. Doktor Duseldorf dhe infermieret janë të sjellshëm, por mbajnë një lloj distance në komunikimin me Oskarin.
Duke qenë se askush nuk flet me Oskarin për sëmundjen e tij dhe se çfarë mund të ndodhë, ai ndihet i izoluar, i vetmuar dhe i mjerë. Kur Mami-Rozë, një infermiere vullnetare “zonjë rozë” me një të kaluar ekzotike, hyn në jetën e Oskarit, përcjell mjaft ndershmëri, ngrohtësi dhe rehati te ky fëmijë i humbur, të cilin e thërret me përkëdheli Kokëvezë.
I udhëhequr nga kjo grua e jashtëzakonshme – një folëse e hapur, satirike, e cila i tregon Oskarit histori të mrekullueshme për bëmat e saj në mundje – ai bëhet i fortë. Sidoqoftë, Oskari do të vdesë. Mami-Roza i sugjeron t’i shkruajë letra Zotit, në mënyrë që të ndihet më pak i vetmuar.
Me Mami-Rozën, Oskarin dhe letrat e tij të sinqerta që i shkruan Zotit, kjo është një histori për vetminë, dashurinë dhe dhembshurinë, e paraqitur si një frymëzim i imagjinatës. Historia e Oskarit është e jashtëzakonshme dhe e paharrueshme. Zëri i fëmijës, i krijuar për Oskarin nga Eric-Emmanuel Schmitt, është një rilindje e karaktereve të fëmijërisë.
I dashur Zot,
sot jetova adoleshencën dhe s’shtyhej fare. Se ç’histori! Pata gjithë ato ngatërresa me shokët, me prindërit dhe të tëra për shkak të gocave. Sonte s’qahem që jam njëzet vjeç, se i them vetes, uf, kaloi më e keqja. Puberteti, jo të faleminderit! Një herë edhe hahet, por dy...!
Pikësëpari, Zot, po të kujtoj se ti nuk erdhe. Shumë pak kam fjetur sot, me problemet e pubertetit që pata, pra s’kisha se si të të humbisja. Dhe po ta përsëris, po të jem duke dremitur, më shkund...
... Ja, Zot, kjo qe dita. E kuptoj që adoleshencën e quajnë ashtu, moshë e vështirë. E vështirë është. Por, si përfundim, rreth të njëzetave rregullohen gjërat.
Pra, po të bëj lutjen e ditës: do të doja që Pegi Blu dhe unë të martohemi. S’jam i sigurt nëse martesa është nga ato gjërat e shpirtit, nëse futet, apo jo te kategoria jote. I plotëson gjë ti këto lloj kërkesash, tip agjencie martesore?
Po s’e pate në raft këtë artikull, ma thuaj shpejt, që t’ia kërkoj personit të duhur. Pa dashur të të ngus, por të kujtoj se s’kam shumë kohë. Pra: martesë për Oskarin dhe Pegin Blu. Po, apo jo? Shih mos ma rregullon, se do më bëje nder të madh.
Mirupafshim nesër, të puth,
Oskari.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Dituria
Botuesi: Shtepia Botuese 55
Referenca: K1R1
Botuesi: OMSCA-1
Botuesi: Fan Noli
Referenca: SKU002042
Botuesi: Dritan Tirana
Botuesi: Pegi
Botuesi: Minerva
Referenca: K3R4
Botuesi: Skanderbeg Books
Botuesi: Pegi
Referenca: SKU001675
Botuesi: AIIS - Tirana Times
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Bota Shqiptare
Botuesi: Dukagjini
Botuesi: Bota Shqiptare
Botuesi: Bota Shqiptare
Botuesi: Dituria
Referenca: 2198

check_circle
check_circle