- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Historia shtillet rreth Herman Fulktit, një djaloshi njëmbëdhjetëvjeçar pothuajse si gjithë të tjerët, me përjashtim të faktit që po i bien flokët dhe po bëhet tullac nga një sëmundje e padëgjuar.
Titulli: Herman
Origjinali: Herman
Gjinia: Roman
Autori:Lars Saabye Christensen
Shqipëroi: Ilira Shurbani
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2011
Fq. 204
Pesha: 0.27 kg
ISBN: 978-9928-103-03-1
Historia shtillet rreth Herman Fulktit, një djaloshi njëmbëdhjetëvjeçar pothuajse si gjithë të tjerët, me përjashtim të faktit që po i bien flokët dhe po bëhet tullac nga një sëmundje e padëgjuar. Hermani duket sikur jeton në një botë ëndërrash dhe trillimesh duke përdorur imagjinatën e gjallë dhe batutat e çastit, çka do e paraqesë si të tërhequr ndaj botës në përgjithësi dhe ndaj shkollës në veçanti.
E vërteta fillon të formësohet pas një vizite te berberi, që do të vijojë me një takim te mjeku, i cili do të vërtetojë se atij vërtet po i bien flokët. Përgjigjia e Hermanit ndaj ndryshimit gradual të paraqitjes së vet dhe reagimi i tij konsistojnë në një zhytje edhe më të thellë në fantazi. Vetëm kur realiteti do e godasë me vrazhdësi, Hermani do të ndeshet me vështirësinë më të madhe me të cilën mund të përballet një fëmijë shkolle: të jetë ndryshe.
Tipar dallues i këtij libri është karakterizimi i protagonistit. Christensen – i ka sjellë një karakter zbavitës, të këndshëm, hokatar dhe thellësisht simpatik, pa rënë asnjëherë pre e klisheve dhe e manipulimeve të rëndomta emocionale. Hermani është një histori e thjeshtë me një mesazh të thjeshtë: duaje atë çka je!
"Është një libër zbavitës, që lexohet me një frymë. Kaq i lehtë për t'u lexuar sa mund të tundohesh ta quash një libër fëmijësh për të rritur. Kaq i mençur dhe plot me brendi, saqë në të njëjtën kohë duhet të jetë një libër të rriturish për fëmijë."
Dagbladet
"Një roman ambicioz panoramik... zhvendoset me lehtësi nga komedia surreale në skenat prekëse të intimitetit familjar: një lexim me rëndësi që ia vlen."
Daily Telegraph
"I fuqishëm, dramatik dhe i magjishëm."
Daily Mail
Lars Saabye Christensen është shkrimtar bashkëkohor norvegjez shumë i shquar. Studimet universitare i ka kryer për letërsi dhe gjuhë norvegjeze, histori arti dhe histori të ideve. Është autor i dymbëdhjetë romaneve, si dhe i shumë tregimeve dhe poezive. Mes veprave të tij më të shquara përmendim: "Bitëllsat", për të cilin morri Çmimin Cappelen, dhe veçanërisht romanin me sukses botëror "Gjysmëvëllai".
Ky roman, që është botuar në më shumë se 30 gjuhë, ka fituar Çmimin Nordik për Letërsinë, si dhe Norwegian Booksellers Prize, është përfshirë në listën përfundimtare për The 2005 International IMPAC Dublin Literary Award dhe në atë të kandidatëve për The Independent Foreign Fiction Prize, si dhe është përzgjedhur si një nga 25 titujt e shquar të vitit 2004 nga American Library Association.
Më 24 tetor 2006, Lars Saabye Christensen u emërua Komandant i Urdhrit Mbretëror Norvegjez të Shën Olavit, kurse në prill 2008, qeveria franceze e nderoi me titullin Kalorës i Urdhrit të Arteve dhe Letërsisë. Lars Saabye Christensen është edhe anëtar i Akademisë së Gjuhës dhe Letërsisë të Norvegjisë.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Living
Botuesi: Morava
Botuesi: OMBRA GVG
Botuesi: Dituria
Botuesi: Dituria
Botuesi: Onufri
Referenca: SKU000058
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Skanderbeg Books
Referenca: SKU000275
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: SKU001042
Botuesi: Dituria
Botuesi: Dituria
Botuesi: Pegi
Botuesi: Toena
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Te tjere
Referenca: K3R1
Botuesi: Skanderbeg Books
Historia shtillet rreth Herman Fulktit, një djaloshi njëmbëdhjetëvjeçar pothuajse si gjithë të tjerët, me përjashtim të faktit që po i bien flokët dhe po bëhet tullac nga një sëmundje e padëgjuar.
check_circle
check_circle