Filtro sipas

Kategoritë

Kategoritë

Disponueshmëria

Disponueshmëria

Marka

Marka

Pesha

Pesha

  • 0 kg - 2,781 kg

Çmimi

Çmimi

  • 1 Lekë - 12 600 Lekë

Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Filtrat aktiv
  • Marka: Fenix
  • Marka: OMSCA-1
  • Marka: Pakti
  • Marka: Toena
  • Marka: Wordsworth Classics

Botuesi: Toena

Kryekëput mashtrim, Lesley Lokko

E njohur si "Mbretëresha e Akullt", Anelieza Zander de St. Phalle është një prej stilisteve më të shquara në botën e modës. Me një perandori të shtrirë në disa kontinente, ajo është shndërruar në një markë të përbotshme, në të gjitha kuptimet.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Nata e shenjtë, Tahar Ben Jelloun

Ky roman është vazhdimi i rrëfimit të jetës së Ahmedit/Zahrës – nisur me botimin e romanit "Vajza e rërës" - një vajze së cilës babai i vet, i dëshiruar për të pasur një trashëgimtar mashkull, i mohoi pa u menduar dy herë të drejtën për të qenë një vajzë dhe për t'u rritur si e tillë, duke shkuar kundër natyrës.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Qerbelaja, Jacques Charmelot

Një gazetar është zhdukur. Një mister i varrosur për shekuj me radhë është duke ardhur përsëri në jetë. Për të shkatërruar Islamin dhe botën. Ku kishin përfunduar paratë? Kjo është pyetja e fundit që Ned Rashi i bëri vetes, pak para se të zhdukej.
1 170 Lekë 1 300 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Oskari dhe Zonja Rozë, Eric-Emmanuel Schmitt

Oskari, rrëfyesi i këtij trilli, është dhjetë vjeç. I sëmurë me leucemi, ai jeton prej një kohe shumë të gjatë në spital, sepse forma e sëmundjes që ka nuk i është përgjigjur trajtimit mjekësor. Prindërit e tij, të cilët i sjellin vazhdimisht dhurata, janë të pakëndshëm në vizitat e tyre. Doktor Duseldorf dhe infermieret janë të sjellshëm, por mbajnë një...
450 Lekë 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Arkipelagu spiritus, Zija Cela

Identiteti i prozës moderne shqiptare do të ishte i gjymtuar pa prozën e Zija Çelës, sidomos romanet e tij të mrekullueshme për jetën e vdekjen. Një mënyrë të këtillë të rrëfimit dhe të zhvillimit të situatave mbi parimet e lëvizjeve të brendshme koncentrike, gjithsesi do të mund ta ndërtonte vetëm një mjeshtër i sprovuar i artit të romanit, çfarë është...
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Homo Balcanicus, Niko Nikolla

Publicisti, humoristi dhe shkrimtari i njohur, Niko Nikolla, i njohur në Shqipëri si njeriu që arriti të drejtojë për 25 vjet revistën "Hosteni", si kryeredaktor i saj, revista e parë opozitare në vend, e lidhi jetën e tij me gazetarinë si dhe me humorin përgjatë 45 viteve. Shkrimtari Teodor Keko e quante "babain e gazetarisë shqiptare".
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Kështu na vret jeta, Frederik Mocka

Rrezet e diellit i lëbyrën sytë. Gjergji u ngrit nga gjumi i ferrit me sy të mbufatur. Brodhi sytë nga shtëpia e heshtur, me dyer të shqyera ku era e fortë e natës së kaluar kishte lojtur vallen e përditshme me gjethet e thara dhe halat e pishave, duke i flakur andej-këndej sipas trilleve të saj.
450 Lekë 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Nekropoli, Boris Pahor

Ky roman vjen si një kujtim i Pahorit në një moment kur vite pas luftës ai kthehet në një prej këtyre kampeve dhe, ndërsa ecën mes barakave e turistëve, në mendjen e tij rizgjohen episode plot dhimbje dhe mallëngjim, si ato të urisë dhe të ftohtit, të poshtërimit dhe të dhimbjes, për ata që nuk mundën t'ia dilnin mbanë.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Dëshmitar në kohë historike, Rexhep Qosja, vol. 2

Në Ditarin e Akademikut Rexhep Qosja trajtohen ngjarje, çështje, personalitete, probleme, dukuri, procese shoqërore, politike, letrare, artistike, shkencore, filozofike e kulturore, para së gjithash në Kosovë e në Shqipëri, por edhe në Jugosllavi e në botë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje