Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Arkipelagu spiritus, Zija Cela
  • Arkipelagu spiritus, Zija Cela

Arkipelagu spiritus, Zija Cela

Toena

Identiteti i prozës moderne shqiptare do të ishte i gjymtuar pa prozën e Zija Çelës, sidomos romanet e tij të mrekullueshme për jetën e vdekjen. Një mënyrë të këtillë të rrëfimit dhe të zhvillimit të situatave mbi parimet e lëvizjeve të brendshme koncentrike, gjithsesi do të mund ta ndërtonte vetëm një mjeshtër i sprovuar i artit të romanit, çfarë është Zija Çela.

10,70 CHF
9,63 CHF Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Arkipelagu spiritus
Origjinali: Arkipelagu spiritus
Gjinia: Roman
Autori: Zija Çela
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2014
Fq. 572
Pesha: 0.601 kg.
ISBN: 978-99943-1-984-8

Fragment nga libri

... Kushedi sa qytete në botë sot janë pa shpirtin vetjak, foli ai. Meqë e nxore nga goja këtë mizori, atëherë na thuaj, disa qytete s'e kanë pasur kurrë, apo e kanë pasur dhe e kanë humbur shpirtin e tyre? E kanë humbur, u gjegj tjetri. Si e humbka shpirtin një qytet?!, u mahnit tjetri. Qyteti është dhe shpirti s'është, si mund të ndodhë kështu?!

Mund të ndodhë, tha Flori Albi i bibliotekës publike, kur qyteti nuk është më ai që ka qenë. Qyteti bastardohet dhe ngaqë s'arrin të përshtatet, shpirti nuk e njeh më trupin e vet. Në këto rrethana s'ka ç'bën tjetër, veçse të arratiset.
"Po Tirana ka shpirt?", u dëgjua një zë.
Askush s'po dinte të përgjigjej, prandaj e përjashtuan këtë pyetje përkohësisht...

Komente mbi librin

"Ka në këtë roman edhe nje velierë. Por, si në veprat e mëparshme, Zija Çela e komandon "anijen" e prozës së vet për ta dërguar larg, përmes një bote sa reale aq imagjinare. Nuk e ka të vështirë, sepse udhëton në ujërat e vetë shkrimtarit.

Dhe vetëm pasi kemi mbërritur në Arkipelag si lexues kureshtarë, shohim befas se udhëtimi ynë paska qenë një iluzion, se gjatë gjithë leximit paskemi qarkuar veten tonë, madje pjesën më të panjohur, që është shpirti i qytetit ku jetojmë. Ç'marrëdhënie ka ai me Shpirtin e Botës, çfarë merr por sidomos sa i jep atij? Përmes një rrëfimi magjik, plot linja jetësore, disa pyetje marrin përgjigje alternative, ndërsa mjaft të tjera mbeten të hapura.

Romani mbaron me një prolog faustian; ajo që është prolog te Fausti, këtu është epilog. Ndryshe çfarë ndodh te Gëte, Fausti i Çelës është i dënuar me epilogun e tragjedisë së vet, pa pasur shpresën e zhvillimit të mëtejshëm të ngjarjeve. Dhe të mendosh se libri që kemi në duar, ndoshta është vetë epilogu i një cikli romanor që, siç është cilësuar nga kritika, e bën sagën shqiptare të Zija Çelës krejt të veçantë, të papërsëritshme dhe universale njëkohësisht."

Rudolf Marku

"Cili është çasti, cili është gjykimi, cila ndjenja, ndjesia, aroma, nuanca, cili është vizllimi, marramendja dhe, në fund, cila është kthjelltësia që përfshin njeriun e shkrimit dhe i thotë se tashmë, në jetën e tij, ka kapërcyer një prag të çmuar e të shtrenjtë, prej të cilit nuk ka më kthim pas?

Misioni i tij që prej këtij çasti është i ri dhe i patjetërsueshëm: të shkruajë dhe ta lexojnë, dhe jeta e tij pulson me këtë ritëm deri në fund... Në këtë kapërcim pragjesh Zija Çela ribëhet për çdo herë shkrimtar, ripohon çastin e vet mistik, ndërsa ne si lexues përjetojmë mistikën tonë të leximit."

Persida Asllani

"Identiteti i prozës moderne shqiptare do të ishte i gjymtuar pa prozën e Zija Çelës, sidomos romanet e tij të mrekullueshme për jetën e vdekjen. Një mënyrë të këtillë të rrëfimit dhe të zhvillimit të situatave mbi parimet e lëvizjeve të brendshme koncentrike, gjithsesi do të mund ta ndërtonte vetëm një mjeshtër i sprovuar i artit të romanit, çfarë është Zija Çela."

Xhemail Mustafa

"Kam një rekomandim këmbëngulës: Lexojeni Çelën, do të ndeshni edhe një Markez te shqiptarët."

Eqrem Basha

"Shkathtësia, me të cilën është ndërtuar ky realitet i figurshëm imagjinar, është e pashembullt në letërsinë tonë, mund të krahasohet me Huxley-n dhe Orwell-in. Roman polivalent, me një shtresim të përgjithshëm metaforik dhe shumë shtresime të tjera, që shkojnë deri te mikrostrukturat.

Sa i përket shkrimit, më vjen ndër mend një shprehje e njohur: fjalitë ngjajnë me gjethet e një pylli, mund të gjenden dy të ngjashme, por kurrë të njëjta. Dhe kjo është arritje e madhe në letërsi. Përgjatë leximit, krahas shijimit të vlerave estetike, ruhet e ndezur kureshtja edhe për lexuesin e zakonshëm.

Mehmet Kraja

Detajet e librit
9789994319848
9789994319848
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Bombe ne Beograd, Albatros Rexhaj

"Bombë në Beograd" është një rrëfim i zhanrit thriller, i shkruar në stilin e prozës filmike, plot aksion, ankth dhe intriga spiunazhi, ku përfshihet edhe CIA amerikane. Në sfond të gjithë kësaj është dashuria mes dy heronjve kryesorë. Një dashuri me shumë ndjenja dhe pak fjalë.
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2080

Botuesi: Princi

Litari dhe lamtumira, Virion Graci

Romani "Litari dhe lamtumira" i shkrimtarit Virion Graçi jep dëshmi të fuqishme të jetës shqiptare nëpërmjet fatit të heroit kryesor, Fitimit. Fitimi, përjashtuar nga universiteti në fund të viteve '80 për arsye politike, është shtrënguar ta ndërtojë jetën në fshatin e tij të varfër mes dhunës shtetërore, intrigave meskine dhe pasioneve shkatërrimtare.
5,78 CHF 6,42 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001982

Botuesi: Vernon Publishing

Melodia e dashurise sime, Migena Ramaj

Pastaj... ai s'më foli më. Atëherë erdhi nëna, halla e një turmë njerëzish. Tërë qyteti kishte vërshuar në spital për të dhënë gjak. Si nëpër filma që dhjetëra herë pata parë me babin, një mjek erdhi kokulur. Nuk mundi të shikojë askënd kur tha: "Më vjen keq. S'bënim dot asgjë."
4,82 CHF 5,35 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001336

Botuesi: Ideart

Charlotte, Henrik S. G.

Nuk do mundja kurrë të them se Charlotte pati hyrë në jetën time. Kjo gjë nuk mund të bëhej e mundur. Tek unë hyhej lehtësisht, dera e dhomës sime pothuaj nuk kyçej ndonjëherë. Shumë rrallë mund të ndodhte. Çdokush kish hyrë me lehtësinë më të madhe. E gjithë kjo lehtësi nuk do mund të nënkuptonte hyrje në jetën e dikujt.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Ora me rërë, Vera Bekteshi

Të lindur në diktaturë, me fate diametralisht të kundërt janë ende histori të asaj njolle biografike që kanë mbetur si memorie e pathënë plotësisht. Vera Bekteshi  rrëfen këto  ngjarje në një distancë kohe, por e përfshirë në përgjegjësinë për ta dëshmuar kohën e saj nën diktaturë. 
8,67 CHF 9,63 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë, Mira Meksi

Në një rrëfim mitik të hollësishëm të kujtesës së gjarprit-totem të ilirëve, vijnë ngjarjet e periudhës më të lavdishme të shtetit ilir nën sundimin e mbretëreshës Teuta: shndërrimi i saj në mishërimin e hyjnisë së Ilirisë, kurorëzimin mbretëreshë me vullnetin e Zeusit në Dodonë, paralajmërimi i priftëreshave të tempullit të Gjarprit dhe betejat...
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Gruaja haluçinante, Mimoza Ahmeti

Ajo e kish kuptuar se droga më e tmerrshme për njeriun qe fjala, përdorimi i gjuhes si mjet manipulimi. Fjala qe arma më e fuqishme që pat zbuluar njeriu. Në mendjen e saj ajo kish disa pulsime të cilat nuk guxonte t'i kthente në fjalë, sepse forca e tyre ndërtuese ende nuk qe asnjanësuar nga ajo e shkatërrimit.
4,82 CHF 5,35 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Yjet nuk vishen kështu, Elvira Dones

"Yjet nuk vishen kështu" rrëfen jetën e grave dhe burrave të përhumbur pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri dhe ëndrrat e thërrmuara në trotuaret e Europës nga një e keqe që askush nuk mendonte se e kishte përbrenda.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Çaste, kolazhe metropoli, Lindita Arapi

Dy të panjohur, të huaj me jetën e vet, pas një vërtitjeje vetmitare e shkëmbimeve flurore në përditshmërinë anonime urbane pikëpiqen, e për t'i shpëtuar tëhuajëzimit gërryes i dorëzohen ndjenjës më triviale e më të fuqishme. Kështu fluidja hedh rrënjë, çasti bëhet frymëgjatë dhe fragmented bashkohen.
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Zonja Z, Albatros Rexhaj

"Zonja Z" është një libër protestues, një zë revolte e indinjate për shoqërinë shqiptare të përbërë kryesisht nga femra të ndrydhura e meshkuj të tredhur. Dy shpirtra binjakë kërkohen, gjenden dhe, të kapur dorë për dore, përballen me paragjykimet dhe tabutë shqiptare.
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Nëntori i një kryeqyteti, Ismail Kadare

"Nëntori i një kryeqyteti" u shkrua dhe u botua në vitin 1974. Ngjarjet e romanit, të përqendruara rreth ndërtesës së Radiostacionit të kryeqytetit shqiptar në ditët e çlirimit të tij, nëntor i vitit 1944, janë të ndërthurura me atmosferën e hakmarrjes ndaj klasës së përmbysur.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000122

Botuesi: Ideart

Gjaku im i erret, Zija Cela

Proza e shkurtër është thelb e tharm. Edhe në letërsinë botërore ka romane mjaft të njohura që, siç është pranuar tashmë, të kujtojnë ato karrocat e mbyllura, të cilat transportojnë një diamant të ambalazhuar: tregimin.
2,77 CHF 3,08 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000151

Botuesi: Ideart

Las Varrezas, Zija Cela

Historitë që tregon Zija Çela të befasojnë për nga gjetja e realizimi artistik, si dhe të vënë në mendime. Ai duket se kërkon një lloj të ri lexuesi, deviza e Andre Zhidit "Unë shqetësoj" i përshtatet më së miri prozës së tij.
5,78 CHF 6,42 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001362

Botuesi: Toena

Goja e botës, Zija Cela

Ky roman i Zija Celës është vepra e fundit i atij triptikut, që filloi me "Las Varrezas" dhe vazhdoi me "SOS, një buzëqeshje". Një lexues i vëmendshëm do ta ndjente ekzistencën e tij që në leximin e dy të parëve, po ashtu siç e ndien një astrolog mungesën e një ylli të pazbuluar ende, thjesht nga tërheqja e forcës së gravitacionit përreth yjeve tashmë të...
8,67 CHF 9,63 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Apokalipsi sipas Shën Tiranës, Zija Çela

Plotmëria, ngjarjet, intensiteti emocional, karakteret, çdo gjë është në ngjitje në "Apokalipsin sipas Shën Tiranës", aq sa paralajmërojnë një shpërthim, i cili edhe vjen. Mirëpo Zija Çela ndjek në finale një ecje të kundërt me traditën letrare, nuk është autori që na çon te vepra, është vepra që na çon tek autori.
8,67 CHF 9,63 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Pika drite në eklips, Zija Çela

Zija Çela është ndër të paktët, për shumëçfarë i vetmi, që kalimin nga diktatura në demokraci e bëri të qetë: një fije vazhdimësie konstante, e brendshme, e karakterizon prozën e tij që nga hapat e parë, deri në ditët e sotme. Është zjarri i pashuar që si tundim, si shqetësim dhe brengë, s'pushon së qeni i ndezur.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Ideart

Sos, një buzëqeshje, Zija Çela

Zija Çela përbën një rast unik në letrat shqie. Ai shfaqet jo si prozatori me i rëndësishëm pas Kadaresë, siç janë shprehur plot dashamirës të autorit, por si një planet letrar, krejt më vete, i pakrahasueshëm, prandaj i rëndesishëm dhe vetvetja.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Ka mbaruar