Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Tuneli, Ernesto Sabato
  • Tuneli, Ernesto Sabato

Tuneli, Ernesto Sabato

Te tjere

Buenos Aires ka prodhuar tre shkrimtarë madhështorë: Borges, Cortázar dhe madhështorin largpamës; Sabato.

700 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Tuneli
Origjinali: El Túnel
Gjinia: Roman
Autori: Ernesto Sabato
Shqipëroi: Fatbardha Statovci
Shtëpia botuese: Pema
Viti: 2018
Fq. 146
Pesha: 0.186 kg.
ISBN: 978-9951-721-46-2

Fragment nga libri

... sidoqoftë, ekzistonte vetëm një tunel, i errët dhe i vetmuar: i imi; tuneli nëpër të cilin ka kaluar fëmijëria ime, rinia ime, gjithë jeta time. Dhe, në një nga ato pjesët e dukshme të murit prej guri, unë e kisha parë këtë vajzë dhe kisha besuar me naivitet se vinte nga një tunel tjetër, paralel me timin, kur, në realitet, i përkiste botës së hapur, botës pa skaj e kufij të atyre që nuk jetojnë në tunele; dhe, ndoshta, i ishte afruar veç prej kureshtjes njërës prej dritareve të mia të çuditshme dhe e kishte parë spektaklin e vetmisë sime të pakapërcyeshme, ose e kishte tërhequr gjuha e heshtur, çelësi i pikturës sime.

Dhe, atëherë, derisa unë përparoja nëpër rrugën time, ajo jetonte jashtë, atë jetën kureshtare dhe absurde, në të cilën vlojnë festat, vallëzimet, gëzimi dhe kotësia. Dhe, ndodhte nganjëherë që, kur unë kaloja pranë ndonjërës prej dritareve të mia, ajo ishte aty duke më pritur, e shqetësuar dhe e heshtur (Pse më priste? Dhe përse e heshtur dhe e shqetësuar?); por, nganjëherë ndodhte që ajo nuk vinte në kohë, apo e harronte këtë qenie të mjerë dhe të izoluar dhe pastaj unë, me fytyrnë e mbërthyer për murin e qelqtë, e shihja nga larg të buzëqeshte ose të vallëzonte, shpërfillëse, ose, edhe më keq, s'e shihja fare dhe e imagjinoja nëpër vende të paarritshme dhe të këqija.

E atëherë , ndieja se fati im ishte pafundësisht më i vetmuar sesa kishte imagjinuar.

Komente mbi librin

"Mbresëlënës."

Thomas Mann

"E admiroj qëndresën dhe thellësinë e tij."

Albert Camus

"Buenos Aires ka prodhuar tre shkrimtarë madhështorë: Borges, Cortázar dhe madhështorin largpamës; Sabato."

Le Magazine Litteraire, Paris

"Njohja më e mirë me universin e jashtëzakonshëm të Sabatos."

Le Express, Paris

"I mahnitshëm."

Lire, Paris

"Thjesht: vepër gjeniale."

Douglas Unger

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789951721462
ean13
9789951721462
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Living

Dashuri e shëmtuar, Colleen Hoover

Ata mendojnë se nuk ka asnjë problem me këtë zgjedhje, vetëm se gjërat tjetërsohen kur emocionet fillojnë ta ndryshojnë ekuacionin. Atëherë...
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Vepra në të zezë, Marguerite Yourcenar

Duke krijuar personazhin e Zenonit, alkimist e mjek i Europës i shekullit të XVI, Marguerite Yourcenar s'na rrëfen thjesht historinë tragjike të një njeriu të jashtëzakonshëm. Ajo ia del mbanë të na sjellë një tablo të gjallë, më gjithë ngjyrat e saj të pasura, të gjithë një epoke e të realitetit të saj të vrazhdë dhe brutal.
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2459

Botuesi: Toena

Tinguj dhe plumba, Giuseppe Scelsi

Kur muri i fortë i ideologjive thyhet e bëhet copa, mijëra shqiptarë bien në një dëshpërim të thellë. Sistemi shkërmoqet, idetë dhe ndjenjat tronditen, ndërsa ngurtësia e një regjimi me dhjetëra vite i mbyllur në vetvete shpie në egërsimin e njerëzve.
700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Ëndrrat e ujqve, Yasmina Khadra

Si u kthye djali i pashëm që shoqërohej me poetët dhe ëndërronte famë e pasuri në biznesin e filmit, në një vrasës mizor që masakronte gra e fëmijë pa iu dridhur dora? "Ëndrrat e ujqve" tregon shndërrimin e tij me hollësi magjepsëse dhe gjuhë të gjetur.
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000052

Botuesi: Botimet Dudaj

Te fshehtat e librit Engjej dhe Djaj, Dan Brown

Pas suksesit ndërkombëtar të Të fshehtave të Kodit, Dan Burstein-i kthehet me një libër të ri grishës, shkruar në bashkëpunim me Arne de Keijzer-in, i cili trajton thellësisht çështjet më të vështira dhe më të diskutueshme të bestseller-it të Dan Brown-it Engjëj dhe Djaj.
728 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000187

Botuesi: Ideart

Nje mik, Fred Uhlman

Dy të rinj, Konradini dhe Hansi, që në pamje të parë duket se ndajnë së bashku vetëm të njëjtën klasë, lidhen më njëri – tjetrin për një arsye të vetme: miqësinë.
400 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Enigma e një fundi, Julian Barnes

Këmbëngulja mbi rolin e kohës dhe qëllimi për "t'i dhënë kuptim mënyrës se si i japim kuptim botës". Toni Uebster është një burrë pa cilësi, si në studime, në punë, në ndjenja e me gjasë edhe në seks. Jeta e Toni Uebsterit ka qenë një lumë relativisht i qetë.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Më fal, Ida Hegazi Høyer

Një vajzë takon një djalë. Është dashuri me shikim të parë. Ai duket i dashuri perfekt, student i filozofisë që e mahnit me bisedat intelektuale dhe shpirtin e lirë. Ata fillojnë bashkëjetesën menjëherë, të përpirë tërësisht nga njëri-tjetri. Por jo gjithçka shkon siç duhet. 
800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000189

Botuesi: Ideart

Omerta, Mario Puzo

Bosi plak, Rajmondo Aprile, tashmë i lodhur, vendos të tërhiqet nga skena. Për të mbrojtur fëmijët, të cilët punojnë në profesione të ndershme dhe që nderohen nga mjedisi, për të mbajtur njëkohësisht nën mbikëqyrje veprimtaritë, Don Rajmondo thërret nga Sicilia nipin e birësuar, Astor Viola, i cili kohë më parë kish mësuar gjithçka rreth shkencave bankare.
700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: IDK

Nga ana e princeshës së vdekur, Kenize Mourad

Kjo mund të ishte fillimi i një përralle; por është një histori e vërtetë, që nis më 1918 në oborrin e sulltanit të fundit të Perandorisë otomane. Selma është shtatë vjeçe kur sheh të shembet kjo Perandori që i kishte futur dridhmat Europës.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001185

Botuesi: Botimet Dudaj

Burra që urrejnë gratë, Stieg Larsson

Një libër mahnitës, që do t'ju mbajë zgjuar deri në agim. Historia e familjes Vanger është një histori e gjatë, e kobshme, mbushur me urrejtje, grindje familjare dhe kurnacëri të paimagjinueshme, që do t'i bëjë historitë e Shekspirit të ringjallen pikërisht aty. 
1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Nusja e re, Alessandro Baricco

Jemi në fillim të shekullit të shkuar. Nusja e ardhshme është e re, e ardhur nga larg, dhe Familja e pret, thuajse hutimthi, në banesën elegante jashtë qytetit. Biri nuk është, ndodhet larg, duke u kujdesur për mbarëvajtjen e ndërmarrjes së begatë tekstile.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Mashtruesi, Javier Cercas

Ky është një roman i mahnitshëm pa fiksion dhe i mbingopur me fiksion. Fiksionin nuk e sjell autori; e sjell Enrik Marko, një nëntëdhjetë vjeçar nga Barcelona, i cili e paraqiti veten sikur i kishte mbijetuar Holokaustit, gjersa më 2005 u demaskua, pasi kishte kryesuar vite me radhë shoqatën spanjolle të të mbijetuarve dhe kishte arritur të bëhej hero.
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Lavanderia e madhe, Sophie Daull

Një burrë mbetet i tronditur teksa e sheh: shkrimtarja është e bija e gruas që ai ka vrarë tridhjetë vjet të shkuara.
800 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000733

Botuesi: Onufri

Tuneli, Ernesto Sabato

Gjithë historia e shtigjeve ishte një shpikje qesharake, apo thjesht një bindja ime dhe se, sidoqoftë, ekzistonte një tunel i vetëm, i errët dhe vetmitar, tuneli nëpër të cilin kishte rrjedhur fëmijëria dhe rinia ime, e gjithë jeta ime...
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Shkrimtari dhe fantazmat e tij, Ernesto Sabato

Cili është problemi kryesor praktik i një shkrimtari argjentinas? Ajo e të siguruarit të jetesës pa prostituar letërsinë. Do t'i këshilloja të rinjtë që asnjëherë të mos përpiqen të jetojnë prej saj, dhe aq më pak nga gazetaria, ku punohet dhe shkruhet jo për të shprehur botën tënde, por botën (zakonisht të korruptuar dhe të rreme) e drejtorit të një gazete.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Mbi heronjtë dhe varret, Ernesto Sabato

Një libër që ngërthen në vete të gjitha llojet e romaneve, nga ai gotik te sentimentali, nga romani filozofik te satira sociale, por që më në fund mund të cilësohet vetëm siç e ka përshkruar Gombrowicz-i, 'i llojit plot me dyshime, nga ato romane që lexohen me një frymë, dhe [që] kur i mbarojmë së lexuari vërejmë se ka ardhur ora katër e mëngjesit'.
1 200 Lekë
More
Në gjendje