Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,84  7,60 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,66  16,29 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,77  10,86 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Nje mik, Fred Uhlman
  • Nje mik, Fred Uhlman
  • Nje mik, Fred Uhlman

Nje mik, Fred Uhlman

SKU000187
Ideart

Dy të rinj, Konradini dhe Hansi, që në pamje të parë duket se ndajnë së bashku vetëm të njëjtën klasë, lidhen më njëri – tjetrin për një arsye të vetme: miqësinë.

4,34 
3,91  Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Një mik
Origjinali: Reunion
Gjinia: Roman
Autori: Fred Uhlman
Shqipëroi: Milena Ibro
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2005
Fq. 104
Pesha: 0.16 kg
ISBN: 978-99943-720-5-X

Mbi librin

Ky roman është një histori klasike që u drejtohet të gjithëve, por veçanërisht atyre që janë bashkëmoshatarë me personazhet kryesorë të librit: adoleshentëve. Pas 15 vjetëve i jam kthyer leximit të librit dhe aty rigjeta këshillime të reja që dikur, në leximin e parë, më ishin fshehur midis rreshtave të tij, këshillime që, ndonëse nga një kohë tjetër, arrijnë të komunikojnë edhe me modernitetitn, pasi thelbi njerëzor mbetet i njëjtë në të gjitha kohërat dhe vlerat humane: miqësia, dashuria, sinqeriteti i përcillen çdo brezi si pasuri.

Dy të rinj, Konradini dhe Hansi, që në pamje të parë duket se ndajnë së bashku vetëm të njëjtën klasë, lidhen më njëri – tjetrin për një arsye të vetme: miqësinë. Por brenda një viti bota me tmerret e saj, i largon prej Edenit të tyre dhe i hedh në realitetin e pashoq të atyre viteve, duke i vënë, edhe pse nuk dëshironin, kundër njëri – tjetrit.

Lidhja e tyre miqësore ndërpritet ashtu si ndërpriten ëndrrat dhe shpresat e një brezi. Më pas, dhuna e detyron Hansin të emigrojë përgjithnjë në Amerikë. Ai i shkëput të gjitha lidhjet me Gjermaninë deri në vitet '60. Pastaj, papritmas, një ditë mbërrin një letër... Mbyllja e romanit është drithëruese, por pa retorikë. Mu desh të mbuloja me dorë rreshtat e fundit të librit, sepse në të kundërt, shikimi im do të zbriste më poshtë për të parë nëse ishte aty ai emër...

Lexojeni këtë libër, dhurojeni këtë roman që më bukur se cilido tekst i ngjashëm letrar ofron miqësi, të mëson të bësh miq dhe të këshillon ta ruash me çdo çmim atë.

 

Detajet e librit
Ideart
SKU000187
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Ishulli, Victoria Hislop

Ishulli i vogël i Spinalongës ka qenë gjithmonë aty, prej shumë e shumë kohësh, aty përballë ishullit të madh të Kretës, i vogël dhe ftues. Historia e tij dhe e banorëve që e populluan atë gjatë gjysmës së parë të shekullit të 20-të, histori së cilës i kushtohet ky roman, është sa e pabesueshme aq edhe e vërtetë, e dhimbshme, shenjësuese, tronditëse,...
13,68  15,20 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2550

Botuesi: Toena

Shkretetira, J. M. G. Le Clezio

Lala e vogël është pasardhëse e "burrave blu", luftëtarëve të Shkretëtirës së Saharasë. Pas vdekjes së nënës, ajo shkon të jetojë te halla e saj në një lagje të varfër të qytetit, por Lala nuk mund t'i harrojë ata.
7,82  8,69 
More
Ka mbaruar

Botuesi: SARAS

Shkrimtari dhe bota, V. S. Naipaul

Esetë e këtij libri përbëjnë një pjesë të rëndësishme të formimit tim. Në shumë prej tyre flitet për udhëtimet e mia ose, më saktë, për vende të cilat nuk i kisha njohur më parë. Mund të thuhet pa më të voglin dyshim, se këto përvoja i kanë dhënë jetës sime një tjetër dimension.
14,66  16,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001051

Botuesi: Dituria

Sekreti i fytyrës sime, Karen Ardiff

Do të bie të fle e shëmtuarDhe do të zgjohem e bukur... Veronika Broderiku, 14 vjeçare, ka kaluar një jetë të qetë, pa trazime. Por jeta e saj është krejt e mbyllur dhe fytyra e shënjuar e ka bërë gati të pafjalë. Pas vizitës së doktorit të ri, Gerahtit, dëgjon për herë të parë për mundësinë e një ndryshimi.
6,84  7,60 
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Zgjerimi, Robert Menasse

Konflikti politik mes dy vëllezërve të gjakut është vetëm korniza, brenda së cilës zhvillohen një mori fatesh, planesh të guximshme dhe përpjekjesh të mëdha jetësore, të cilat vihen në provë derisa përballja ndodh në terrenin e lëkundur të një anijeje turistike shqiptare.
17,59  19,55 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Një grua tjetër, Emmanuele Bernheim

Dhe, pak nga pak, dashuria e Tomasit mbush tërë jetën e Klerit, të cilës i pëlqen ta imagjinojë jetën e të dashurit deri në detajet më të imëta. Dhe veçanërisht gruan e tij. Në të vërtetë, Tomasi nuk rri kurrë më shumë se një orë e gjysmë me Klerin, sepse duhet të shkojë pranë gruas dhe fëmijëve të tij.
4,89  5,43 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Laurus, Evgenij Vodollazkin

Unë nuk e ndiej më unitetin e jetës sime, tha Laurusi. Kam qenë Arseni, Ustini, Amvrosi dhe tani u bëra Laurusi. Jeta ime është jetuar nga katër njerëz të ndryshëm nga njëri – tjetri që kanë trupa të ndryshëm dhe emra të ndryshëm. Çfarë ka të përbashkët midis meje dhe djalit flokëverdhë nga krahina e Rukinës? Kujtesa?
8,80  9,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Kufiri, Alessandro Leogrande

Ajo fjalë shënjon një vijë prej kilometrash të gjatë dhe vite të trashë. Është një vragë që përshkon materien dhe kohën, netët dhe ditët, brezat, ashtu si edhe vetë zërat që tregojnë për të, që ndjekin njëri-tjetrin, mbivendosen, kundërshtohen, ngjishen, zgjerohen. Është kufiri.
7,82  8,69 
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Lepur, vrapo, John Updike

Vetëm njëzet e gjashtë vjeç, heroi kryesor i këtij romani, Herri "Lepur" Engstrëm është një burrë-fëmijë, i zënë në një luftë midis instinktit dhe mendimit, vetvetes dhe shoqërisë, kënaqësisë seksuale dhe detyrës familjare. 
9,77  10,86 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000760

Botuesi: Onufri

Përgjigjmu, Susanna Tamaro

Histori të dhimbshme, të cilat vetëm në rreshtat e fundit ndriçohen nga një dritë e pakët. Gjuha e tekstit është e ngjeshur, e thatë, depërtuese si një shpatë që godet thellë midis meskinitetit dhe egoizmit së qenies njerëzore.
4,89  5,43 
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000596

Botuesi: Dituria

Tre shokët, Erih Maria Remark

Tre shokët portretizon madhështinë e shpirtit njerëzor të manifestuar përmes personazheve që kërkojnë burimet e tyre të brendshme për të jetuar në një botë të vështirë që nuk u krijua nga ta, por në të cilën ata duhet të mbijetojnë.
9,77  10,86 
More
Në gjendje