• Banner

Vajzat e mira nuk marrin zyrën në qoshe, Lois P. Frankel
  • Vajzat e mira nuk marrin zyren ne qoshe, Lois P. Frankel
  • Vajzat e mira nuk marrin zyrën në qoshe, Lois P. Frankel

Vajzat e mira nuk marrin zyrën në qoshe, Lois P. Frankel

Gjatë praktikës dhe eksperiencës sime kam vënë re se pjesa më e madhe e gabimeve konsiston në faktin se gratë nuk i vlerësojnë sa duhet potencialet e tyre profesionale. Ju sugjeroj të përqendroheni tek vetëvlerësimi, të cilin do ta gjeni që në kapitullin e parë. Do t'ju ndihmojë të rrisni vlerësimin për veten dhe të zbuloni se ku mund të angazhoheni më shumë.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vajzat e mira nuk marrin zyrën në qoshe, 101 gabimet e pandërgjegjshme që sabotojnë karrierën e femrave
Origjinali: Nice girls don't get the corner office: 101 unconscious mistakes women make that sabotage their careers
Gjinia: Udhërrëfyes praktik
Autori: Lois P. Frankel
Shqipëroi: Kozeta Kurti
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2013
Fq. 322
Pesha: 0.408 kg.
ISBN: 978-9928-06-067-9

Koment nga autorja

Si të marrësh sa më shumë nga ky libër? Ky libër përmban 101 gabime që gratë i bëjnë gjatë përpjekjes për t'u socializuar në vendin e tyre të punës. Kini parasysh se askush nuk i bën të gjitha, por secila bën më shumë se një.

Gjatë praktikës dhe eksperiencës sime kam vënë re se pjesa më e madhe e gabimeve konsiston në faktin se gratë nuk i vlerësojnë sa duhet potencialet e tyre profesionale. Ju sugjeroj të përqendroheni tek vetëvlerësimi, të cilin do ta gjeni që në kapitullin e parë. Do t'ju ndihmojë të rrisni vlerësimin për veten dhe të zbuloni se ku mund të angazhoheni më shumë.

Pasi të keni mbaruar me vlerësimin e vetes hidhuni menjëherë tek ato sjellje specifike, me të cilat ndesheni më shpesh. Për secilin gabim, do të gjeni këshilla që mund t'ju shërbejnë ose për t'u kundërpërgjigjur ndaj sjelljes që ju dëmton, ose për ta neutralizuar krejtësisht atë.

Siç thashë edhe më sipër, këto janë këshilla konkrete për kliente dhe raste reale, por si në çdo sipërmarrje që do angazhim, edhe këtu do të keni sukses, vetëm nëse përpiqeni, kryeni me përpikëri atë që ju këshillohet dhe mbi të gjitha, të besoni tek ndryshimi.

Fragment nga libri

Të gjitha sjelljet e kanë një qëllim; merrni pak minuta vetëm për të kuptuar se çfarë synimi keni ju. Përpara së gjithash, duhet të dini një nga gjërat më të rëndësishme, të besoni se gabimet që ju rrezikojnë karrierën apo potencialin tuaj profesional, nuk ndodhin se ju jeni të paafta–ndoshta të tjerët kërkojnë që ju të mendoni kështu për veten.

Ju thjesht keni vepruar sipas mënyrës që e keni konsideruar më të mirën për t'u socializuar dhe për të qenë pjesë e një mjedisi shoqëror. Në vajzëri, askush nuk na ka treguar se të veprosh ndryshe nga tradita është një zgjedhje, për këtë arsye ne s'e bëjmë dot.

Ndonjëherë ndoshta na mungon kurajoja për të vepruar ndryshe, ndonjëherë na duket sikur gjendemi përballë alternativash të varfëra dhe nuk kemi shumë mundësi zgjedhjeje, ose në raste të tjera, rrezikojmë duke përvetësuar modele sjelljesh të grave të tjera.

Shpesh vajzat nuk shkëputen dot nga ato që kanë mësuar në fëmijërinë tradicionale, edhe pse shpesh e dinë mirë që kjo i lë shumë prapa. Për këtë arsye ndodh që ne femrat nuk arrijmë të shohim përtej kufinjve tradicionalë të cilët na kanë kufizuar parametrat e ndikimit tonë në fushën ku veprojmë.

Kjo përbën rrezik dhe konsiderohet si kalim i caqeve të lejuara, apo si një mënyrë mashkullore e të vepruarit. Ndoshta keni dëgjuartë thuhet për një femër: sillet si burrë. Në fund të fundit duket sikur është e lehtë të jetosh sipas mënyrave të mirëpranuara në shoqëri, edhe pse ato mund të jenë jashtë jush apo temperamentit tuaj, por fiksojeni mirë se kompromisi për të jetuar një jetë të kufizuar nga të tjerët, do t'ju bëjë të jetoni në një jetë të mbushur me limite, që nga gjërat më të vogla e në dukje të parëndësishme.

Çfarë do të thotë konkretisht të jetosh më shumë si vajzë se sa si grua? Asgjë më shumë se sa zgjedhja e femrave për të përvetësuar sjellje në përputhje me atë çka pritet prej tyre dhe jo sjellje që do t'i ndihmonin për t'u përmbushur apo për të rritur shkallën e perceptimit për vetëvlerësim.

Kur je rritur dhe sillesh ende më shumë si vajzë se sa si grua, do të thotë që je pjekur fizikisht, por jo emocionalisht. Për momentin mund të na duket sikur na lehtëson ndërsa jetojmë në këtë botë dilemash të pafundme, por e vërteta është se nuk na lejon të ushtrojmë plotësisht kontroll në fatin e jetës sonë.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001818

Botuesi: Pegi

Sekretet e suksesit, Malcolm Gladwell

Cili prind nuk do të dëshironte të dinte se cili është sekreti, e fshehta, që do ta bënte djalin apo vajzën e tij të suksesshme?...Ky libër është vërtet një "shpellë", në fund të së cilës mund të zbulosh një thesar të madh, një sekret të çmuar, që mund të ketë vlera të jashtëzakonshme për ty...

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2516

Botuesi: Pegi

Mjetet, Phil Stutz, Barry Michels

Një libër revolucionues mbi rritjen personale që paraqet pesë mjete të efektshme për të ndryshuar jetën tuaj. Mjetet i jep zgjidhje problemit më të madh që kanë pacientët e psikoterapisë: pritja pambarimisht e gjatë për të nisur ndryshimin e jetës së tyre.

Çmimi 850 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

20 e ca, 20 e gjithçka, Christine Hassler

Po vuan nga zhdehja prej pritshmërive? A të mundon mendimi se nuk ke bërë sa duhet? Apo ke bërë gjithçka që mundesh dhe nuk e di se ç'vjen pas kësaj? Nëse ndonjëherë e ke pyetur veten se përse nuk po iu gëzohesh "viteve të mira të jetës" dhe përse ende je e çoroditur për zgjedhjet që ke bërë apo duhet të bësh, ky libër është për ty.

Çmimi 900 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Dekada përcaktuese, Meg Jay

Dekadën përcaktuese e rekomandoj posaçërisht për këdo që është në të njëzetat dhe po përpiqet të kuptojë ç'drejtim të marrë në jetë. Do të mësoni si të kërkoni në mënyrë të frytshme, si të mos jeni tolerantë dhe si t'i ktheni mundësitë e mira në të shkëlqyera.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Minerva

100 mënyra për të motivuar veten, Steve Chandler

Që kur u botua për herë të parë në vitin 1996, ky libër ka pasur një sukses të cilin nuk e kisha imagjinuar kurrë. Gjatë 18 viteve të para të shitjes, kemi parë përdorimin e internetit, si burimi i parë i informacionit në të gjithë botën. Njerëzit, jo vetëm e kanë blerë këtë libër në internet, por edhe kanë shkruar shënime kritike.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Ti je ajo çfarë vesh, Jennifer Baumgartner

Nëse gardëroba juaj nuk ju pëlqen, mos shkoni të blini një veshje tjetër, por blini këtë libër! "Ti je ajo çfarë vesh" është një qasje e mprehtë, informuese dhe aktuale për mënyrën e të veshurit, kur nuk keni stilistin tuaj të famshëm.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Shkolla e jetës, Bruno Shimlesha

Juve jeni personi i vetëm i kualifikuar për mbajtjen e frerëve të jetës suaj! Kjo shkollë ka programin më ambicioz të mundshëm dhe synimin më madhor – ajo synon që t’ju mësojë si ta përjetoni vetveten! Si të jetoni vërtetë, dhe jo vetëm të mbijetoni.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Jeta

Si ta përdorim mendjen, William Walker Atkinson

Si ta përdorim mendjen është një libër ku autori ia ka dalë mbanë me sukses të plotë, të ndërthurë shkencoren me praktiken, anën thelbësisht mendore, me gjasat e shkëlqyera për t'in zbatuar në jetën e përditshme këshillate ofruara bujarisht prej tij, duke na e shpjeguar sakaq funskionimin e mendjes tonë në çdo tipar dhe veprim të saj hollësisht, me një...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2267

Botuesi: OMBRA GVG

Te marresh dashurine qe do, Harville Hendrix

I botuar për herë të parë në vitin 1988, libri "Të marrësh dashurinë që do" ka ndihmuar miliona çifte në mbarë botën që të marrin më shumë dashuri, mbështetje dhe një marrëdhënie thellësisht të kënaqshme. Botimi i njëzetë është një rishikim i hollësishëm i këtij libri novator, me një kapitull të ri, ushtrime të re

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Arti i realizimit të shitjes, Brian Tracy

Në fillim të karrierës së tij të shitjeve, eksperti i njohur botëror Brian Tracy nuk mundi të gjente një mënyrë si ta kapërcente këtë frazë kundërshtuese pesë fjalëshe dhe të realizonte shitjen. Pastaj, ai zbuloi një teknikë që i dha rezultat.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Menaxhimi i stresit, Mike Clayton

Jeni gati për të rifituar kontrollin? Ne të gjithë kemi stres në jetën tonë. Ky mund të jetë një afat në punë, një ndryshim i madh, siç është një ndërrim shtëpie, apo një marrëdhënie e prishur. Çfarëdo qoftë, këto mund t’ju bëjnë të ndiheni jashtë kontrollit.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)