• Banner

Si te dukesh 10 vjet me e re, Patrick Bowler, Jennifer Christie
  • Si te dukesh 10 vjet me e re, Patrick Bowler, Jennifer Christie

Si te dukesh 10 vjet me e re, Patrick Bowler, Jennifer Christie

Qëllimi i këtij libri është njohja me procedurat estetike bashkëkohore, me mënyrat e veprimit të tyre dhe efektivitetin, pa i mërzitur lexueset me terma mjekësorë. Kapitujt e pjesës së parë u kushtohen pjesëve të veçanta të fytyrës dhe trupit. Ju mund të gjeni lehtë pikërisht atë çka ju duhet dhe të mësoni cilat procedura jokirurgjike ju përshtaten.

1 000 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Si të dukesh 10 vjet më e re me 80 procedura jokirurgjike
Origjinali: Look 10 years younger
Gjinia: Udhërrëfyes praktik
Autori: Patrick Bowler, Jennifer Christie
Shqipëroi: Sokrat Gjerasi
Shtëpia botuese: Onufri/Minerva
Viti: 2012
Fq. 248
Pesha: 0.351 kg
ISBN: 978-9928-164-25-4

Koment nga autori

Qëllimi i këtij libri është njohja me procedurat estetike bashkëkohore, me mënyrat e veprimit të tyre dhe efektivitetin, pa i mërzitur lexueset me terma mjekësorë. Kapitujt e pjesës së parë u kushtohen pjesëve të veçanta të fytyrës dhe trupit. Ju mund të gjeni lehtë pikërisht atë çka ju duhet dhe të mësoni cilat procedura jokirurgjike ju përshtaten për të zgjidhur problemin tuaj.

Këtu përshkruhen problemet kozmetike me të cilat pacientët hasen më shpesh. Nuk i kemi prekur rastet që zor se i interesojnë shumicës së lexuesve. Ndodh që e njëjta sëmundje përhapet në disa pjesë të fytyrës apo trupit. Në raste të tilla përshkrimin e kurimit do ta gjeni në kapitullin ku ajo ndeshet më shpesh.

Nëse nuk e gjeni dot atë që ju duhet, hidhini një sy përmbajtjes; ndoshta problemi juaj është pasqyruar në kurimin e një pjese tjetër të trupit. Pjesa e dytë e librit është për ata që duan të mësojnë më me hollësi për procedurat kozmetike të përshkruara në kreun e parë. Këtu mund të gjeni edhe mendimet e shprehura nga pacientët për çfarë kanë provuar dhe për efektin e procedurave të përdorura.

Kështu, do të merrni informacion të gjithanshëm për një operacion apo tjetrin. Do t'ju tregojmë gjithashtu për problemet kozmetike më të përhapura, për të cilat ende nuk është gjetur kurimi efektiv. Veçse këtë nuk e bëjmë për t'ju vënë në siklet, por që të dini çfarë duhet të shpresoni dhe të mos shpenzoni para për procedura të cilat nuk do të japin rezultat! Por mos u mërzisni.

Në fund të pjesës së dytë do të mësoni mjaft gjëra interesante mbi teknologjitë e reja në fushën e operacioneve jokirurgjike, me të cilat po punohet dhe në të ardhmen do t'i ndihmojmë kozmetologët dhe specialistët për të zgjidhur edhe problemet më të vështira. Disa prej procedurave të reja duhet të shfaqen në vitet më të afërta.

Nuk ka rëndësi nëse lexoni për herë të parë për procedurat jokirurgjike kozmetike apo keni bërë tashmë operacione të tilla dhe tani dëshironi të mësoni edhe më shumë. Shpresoj që ky libër do t'ju ndihmojë të gjeni një mjek me përvojë dhe të arrini rezultate të mrekullueshme.

Mbi librin

Një guidë e domosdoshme që duhet ta ketë çdo femër për spektrin e plotë të trajtimeve jokirurgjike, të ofruara nga doktori i kozmetikës i emisionit televiziv "10 vjet më e re", Dr. Patrick Bowler.

Nëse jeni mërzitur duke blerë kremra të shtrenjtë, ata më të fundit, kundër plakjes së fytyrës dhe nuk po shihni ndonjë rezultat, ose nëse doni të hiqni disa rrudha me shenja, por jeni shumë të frikësuara të shkoni "nën thikë", marrja e tri javëve pushim nga puna, e mbuluar me fasha ndërsa ulen të ënjturat, nuk është as zgjidhja më e mirë dhe as diçka e pëlqyeshme.

Fatmirësisht, Dr. Patrick Bowler u përgjigjet pyetjeve që i kemi të gjithë në majë të gjuhës, të tilla si: "A është e dhimbshme?", "Sa zgjat efekti?" dhe "Sa kushton?". Lajmi i mirë është se shumica e këtyre trajtimeve, nga botoksi te pilingu i fytyrës, mund të bëhen edhe gjatë pushimit të drekës.

Detajet e librit
2735
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2841

Botuesi: Onufri

Tridhjete gjera qe duhet t'i kete dhe duhet t'i dije cdo grua kur behet 30

Lista e 30 gjërave, një inventar praktik dhe humoristik i gjërave për të cilat çdo grua ka nevojë në jetë, ka filluar si një faqe e vetme në revistën Glamour pesëmbëdhjetë vite më parë dhe shpejt u shndërrua në një fenomen virusal. Këtu, ajo listë me famë botërore gjen një jetë të re, me ese nga disa prej grave tona të preferuara.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

20 e ca, 20 e gjithçka, Christine Hassler

Po vuan nga zhdehja prej pritshmërive? A të mundon mendimi se nuk ke bërë sa duhet? Apo ke bërë gjithçka që mundesh dhe nuk e di se ç'vjen pas kësaj? Nëse ndonjëherë e ke pyetur veten se përse nuk po iu gëzohesh "viteve të mira të jetës" dhe përse ende je e çoroditur për zgjedhjet që ke bërë apo duhet të bësh, ky libër është për ty.

Çmimi 900 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Minerva

Sekreti i shpirtit binjak, Arielle Ford

Arielle Ford ofron, në terma frymëzues dhe inkurajues, përvojën e saj direkte se si të përgatiteni në vetëdije, zemër dhe shpirt për të tërhequr, njohur dhe për t'iu përgjigjur thirrjes së shpirtit, për një lidhje dashurore të vërtetë dhe të vetëdijshme.

Çmimi 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Ti je ajo çfarë vesh, Jennifer Baumgartner

Nëse gardëroba juaj nuk ju pëlqen, mos shkoni të blini një veshje tjetër, por blini këtë libër! "Ti je ajo çfarë vesh" është një qasje e mprehtë, informuese dhe aktuale për mënyrën e të veshurit, kur nuk keni stilistin tuaj të famshëm.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2267

Botuesi: OMBRA GVG

Te marresh dashurine qe do, Harville Hendrix

I botuar për herë të parë në vitin 1988, libri "Të marrësh dashurinë që do" ka ndihmuar miliona çifte në mbarë botën që të marrin më shumë dashuri, mbështetje dhe një marrëdhënie thellësisht të kënaqshme. Botimi i njëzetë është një rishikim i hollësishëm i këtij libri novator, me një kapitull të ri, ushtrime të re

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Albas

Ja familja ime!, Evi Crotti, Alberto Magni

Familja nuk eshte nje tablo e persosur, por as siç mund te mendoje dikush, nje vend inatesh e tensionesh te pafundme. Perkundrazi, ajo eshte nje grup i vogel shoqeror, nga ku burojne emocionet e sinqerta, bashkeveprimet, ruajtja e ekuilibrave, mirekuptimi reciprok dhe durimi, te cilat shpesh jane te veshtira per t’u arritur.

Çmimi 550 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Flow, Mihai Csikszentmihalyi

Në një gjendje të përvojës optimale, një person është në kufirin e aftësive të tij. Ai është në gjendje të gjejë zgjidhje për çdo sfidë që lind dhe, falë kësaj, përjeton një ndjenjë harmonie dhe kënaqësie.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Minerva

12 rregulla për jetën, Jordan B. Peterson

Në këtë libër informativ, befasues, por edhe hokatar, dr. Peterson na rrëfen se çfarë mund të mësojmë prej sistemit nervor të gaforreve të thjeshta për të qëndruar drejt (me shpatullat dyst) dhe për të ecur me vetëbesim në jetë; përse të mos i lejojmë fëmijët të bëjnë kurrgjë që do të na bënte t’i merrnim zët; përse egjiptianët e lashtë e nderonin aq fort...

Çmimi 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2224

Botuesi: Elta BS

Kush ma ka lëvizur djathin, Spencer Johnson

"Kush ma ka lëvizur djathin?" është një alegori e thjeshtë që zbulon të vërteta të thella. Është një rrëfim i çuditshëm dhe i ftilluar mbi katër personazhe që jetojnë në një labirint dhe kërkojnë "djath" për t'u ushqyer e për të qenë të lumtur.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

15 ligjet themelore të rritjes, John C. Maxwell

Ky libër i tretë, në serinë e Ligjeve të John Maxwell-it (pas librit 21 ligjet e padiskutueshme të lidershipit, me katër milionë kopje të shitura dhe librit 17 ligjet e padiskutueshme të punës në grup, me dy milionë kopje të shitura), do të të ndihmojë të bëhesh nxënës i përhershëm, potenciali i të cilit rritet vazhdimisht dhe nuk “shteron” kurrë: Zbatoji...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Jeta

Çelësi Magjik, Charles F.Haanel

Në jetë janë disa njerëz që duket sikur vetvetiu bëhen të suksesshëm, të fuqishëm, të kamur, dhe që arrijnë gjithçka që duan, madje edhe duke bërë shumë pak përpjekje në mënyrë të vetëdijshme

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Minerva

Të shesësh gjithçka, Brad Stone

Megjithatë, ai dallohet për ndjekjen e palodhshme të tregjeve të reja, duke e çuar kompaninë Amazon drejt sipërmarrjeve me risk si Kindle dhe cloud, dhe duke e transformuar shitjen me pakicë ashtu siç Henry Ford revolucionarizoi prodhimin industrial.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Jeta

Si ta përdorim mendjen, William Walker Atkinson

Si ta përdorim mendjen është një libër ku autori ia ka dalë mbanë me sukses të plotë, të ndërthurë shkencoren me praktiken, anën thelbësisht mendore, me gjasat e shkëlqyera për t'in zbatuar në jetën e përditshme këshillate ofruara bujarisht prej tij, duke na e shpjeguar sakaq funskionimin e mendjes tonë në çdo tipar dhe veprim të saj hollësisht, me një...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Minerva

Zëri në kokën tonë, Ethan Kross

Nëse i thua një të panjohuri se flet me veten, me siguri do të quajë anormal. Por e vërteta është se të gjithë ne kemi një zë në kokë. Kur i flasim vetes shpresojmë të gjejmë një instruktor, mirëpo përballemi qortuesin tonë të brendshëm.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)