Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Kompleksi im i Edipit dhe rrëfenja të tjera, Frank O'Connor
  • Kompleksi im i Edipit dhe rrëfenja të tjera, Frank O'Connor

Kompleksi im i Edipit dhe rrëfenja të tjera, Frank O'Connor

Pegi

Kompleksi im i Edipit dhe rrëfenja të tjera është një përmbledhje tregimesh të shkrimtarit irlandez Frank O'Connor, përzgjedhur nga Julian Barnes.

16,05 CHF
14,45 CHF Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kompleksi im i Edipit dhe rrëfenja të tjera
Origjinali: My Oedipus complex and other stories
Kategoria: Tregime
Autori: Frank O'Connor
Shqipëroi: Sokol Çunga
Botues: Pegi
Viti: 2022
Fq: 566
Pesha: 0.54 kg
ISBN: 978-9928-371-31-7
This book is in Albanian

Mbi librin
Kompleksi im i Edipit dhe rrëfenja të tjera është një përmbledhje tregimesh të shkrimtarit irlandez Frank O'Connor, përzgjedhur nga Julian Barnes. Në to, përmes rrëfimeve mbi fëmijërinë dhe martesën, seksin dhe fenë, luftën dhe pleqërinë, O'Connor-i shpalos në formën më të plotë zhdërvjelltësinë, humorin dhe mprehtësinë e tij. Ai përshkruan djelmosha, të bindur se janë gjeni apo që i ka kapërthyer rivaliteti me babanë e tyre, si dhe ushtarë të Ushtrisë Republikane Irlandeze, që duhet të marrin vendime të vështira në mes të një lufte topitëse. Diku tjetër, një grua e moshuar kërcënon të birin se do t'i shfaqet lugat, po të mos e varrosë në fshatin e origjinës, teksa një kurorë lulesh gati sa nuk shkakton skandal, sepse një dorë anonime e lë në funeralin e një prifti. Në këto përjetime të bukura të jetës së zakonshme - sa komike, aq edhe tragjike, O'Connor-i portretizon çaste të parëndësishme, që na çojnë tek e vërteta psikologjike që qëndron në zemër të personazheve të tij.

Detajet e librit
9789928371317
9789928371317
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2795

Botuesi: Dritan Tirana

Pesedhjete hije te cliruara, E. L. James, vol. 3

E tmerruar nga sekretet e errëta që torturojnë biznesmenin e ri, Kristian Grei, Ana Stilli e ka shkëputur marrëdhënien mes tyre për të filluar një karrierë pune me një shtëpi botuese amerikane. Por, dëshira për Grein dominon akoma çdo mendim të sajin dhe kur ai i propozon një marrëveshje të re, ajo nuk reziston dot.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000968

Botuesi: Dituria

Dashuri pa rezistence, Gilles Rozier

Dashuria mes një ushtari çifut dhe një francezeje që jep leksione gjermanishteje. Lufta II Botërore. Romani përshkruan një Francë pa rezistencë, që i nënshtrohet historisë dhe dëshirave mes heroizmit të mjegullt dhe pasivitetit.
5,78 CHF 6,42 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Erotika, Janis Ricos

Poezitë e tij flasin për ngjizjen mishtore, për frikën e humbjes së të dashurës, për mrekullinë e aktit erotik, për botën parë me sytë e dashurisë. Përshkrimet e tij janë tejet të gjalla, tejet tunduese, tejet të prekshme dhe të pakapshme njëkohësisht. 
7,70 CHF 8,56 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Ëndrrat dhe dashuritë e një jete, M. Karagacis

Ëndrrat dhe dashuritë e një jete është një ndër romanet më të njohura dhe emocionuese të letërsisë greke moderne. Shpesh, për nga struktura e rrëfimit dhe tematike që trajton, është krahasuar me Getsbin e madh të shkrimtarit amerikan F.S. Fitzgerald.
19,26 CHF 21,40 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000445

Botuesi: Koha Ditore

Zonja vdekje, Carls Bukovski

Nik Belan, një detektiv pijanec në Los Angeles që ka çmimin 6 dollarë për orë, po i ndiqte mizat në zyrën e vet kur aty hyn "një femër që ta sillte mendjen vërdallë" dhe e cila prezantohet si "Zonja Vdekje". Ajo angazhon detektivin Belan për të verifikuar nëse njeriu që ajo e kishte parë në një shitore librash ishte shkrimtari që moti i vdekur, Seline.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: IDK

Moshat e Lulusë, Almudena Grandes

Pasioni rrëmbyes që e bashkon atë me Pablon, shokun e të vëllait, dymbëdhjetë vjet më të madh se vetja, e fut Lulunë në një territor deri atëherë krejt të panjohur për të. Ajo zbulon fuqinë e zjarrit që mbante mbyllur brenda trupit të saj.
8,19 CHF 9,10 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000973

Botuesi: Dituria

Dashnoret, Padraig Standun

Tom Konëri sapo është kthyer në shtëpi nga Dublini. Ai ka qenë atje për t'i kërkuar qeverisë më shumë punë dhe bukë për ishullorët që ai përfaqëson. Me t'u kthyer kujdestarja e shtëpisë së tij, Marioni e njofton që është shtatzënë dhe pret një fëmijë prej tij.
4,82 CHF 5,35 CHF
More
In Stock

Referenca: 2475

Botuesi: Te tjere

Factotum, Charles Bukowski

Ngjarjet e romani zhvillohen në vitin 1944 dhe paraqet jetën e një alkoolisti të papunë, Henri Çinaski, teksa e kalon kohën duke bredhur në rrugët e klasës së ulët në Los Anxhelos në kërkim të një pune.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Hollywood, Charles Bukowski

Me shumë dyshime, ai pranon dhe sakaq bëhet pjesë e vorbullës së quajtur Hollivud, me paradën e pafund të personazheve eksentrike e të përkëdhelura: producentë, artistë, aktorë, regjisorë dhe gazetarë.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001847

Botuesi: Te tjere

Thipi Thipi te therras, Kico Th. Spiri

Dy janë temat e vjershave të tij: dashuria dhe politika, bash ato që shkumëzojnë pasionet më të fuqishme të çdo kohe dhe shoqërie. Sa për dashurinë, në këtë mes nuk ka pikë dykuptimësie, çdo gjë është e qartë dhe e thënë copë si me shkronja shtypi.
3,85 CHF 4,28 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Femrat, Charles Bukowski

Shkrimtari i shthurur dhe alkooliku Henri Çinaski ka lindur për të mbijetuar. Pas dekadash të tërë punësh të papaguara, shkapërderdhje parash me gra dhe baste, edhe Çinaskit më së fundi i ndrin ylli i tij letrar.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Bukë me sallam, Charles Bukowski

"Bukë me sallam", romani i katërt i Charles Bukowski – t, botuar për herë të parë më 1982, me gjasë është libri më autobiografik, rrëqethës dhe prekës i tij. Ai trajton fëmijërinë dhe adoleshencën e Henri Çinaskit, plot shëmti, dhembje, arrati e vetmi, që nga vitet e para të jetës e deri në kurorëzimin e një "karriere" të gjatë e të suksesshme alkoolike.
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000967

Botuesi: Dituria

Dashnori, Marguerite Duras

Duras lëviz në drejtim të një arti gjithnjë e më të zhveshur dhe të një frymëzimi në të cilin autobiografia çlirohet nga pëlhurat e saj të fundit. Ndër to një dëshmi përvëluese: Dashnori, evokim i matur dhe tronditës i një marrëdhënieje të një vajze evropiane me një kinez të pasur.
4,82 CHF 5,35 CHF
More
Në gjendje