• Banner

Posta, Charles Bukowski
  • Posta, Charles Bukowski

Posta, Charles Bukowski

"Posta", romani i parë i Charles Bukowski-t, një ish-nëpunësi të rëndomtë poste, u botua më 1971 dhe tronditi fort Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç do të ndodhte për pothuajse gjithë prozën e tij, protagonisti është alteregoja legjendare e Bukowski-t, Henri Çinaski.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Posta
Origjinali: Post - office
Gjinia: Roman
Autori: Charles Bukowski
Shqipëroi: Iris Sojli
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2017
Fq. 194
Pesha: 0.251 kg.
ISBN: 978-9928-248-45-9

Mbi librin

"Posta", romani i parë i Charles Bukowski-t, një ish-nëpunësi të rëndomtë poste, u botua më 1971 dhe tronditi fort Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç do të ndodhte për pothuajse gjithë prozën e tij, protagonisti është alteregoja legjendare e Bukowski-t, Henri Çinaski.

Ai lufton për të arritur punën e ëndrrave, atë të postierit, por parajsa që ai priste, i mohohet vrazhdësisht nga realiteti: ai e gjen veten, me çantën e postierit krahaqafë, duke i rënë kryq e tërthor periferisë së zymtë të Los Anxhelesit.

Thellësisht i zhgënjyer nga rutina e përditshme dhe nga rregulloret e ngurta të makinës burokratike, Çinaski ngushëllohet duke i mbytur frustrimet e veta në gotën e uiskit dhe duke gjetur strehë në krahët e butë të grave më të vetmuara se ai.

Mes dehjeve të bujshme, basteve të guximshme në garat me kuaj dhe netëve në motele, Çinaski do të largohet përfundimisht nga posta pas dymbëdhjetë vjetësh, i pështirosur nga ai institucion i madh që, në fund të fundit, është vetë jeta.

Fragment nga libri

Shiko, zemër, më vjen keq, por nuk e kupton që kjo puna po më çmend fare? Dëgjo, hajde ta lëmë këtë punë. Eja rrimë vërdallë, bëjmë dashuri, dalim xhiro, bisedojmë pak. Eja shkojmë në kopshtin zoologjik. Eja të shohim kafshët.

Të zbresim me makinë e të kundrojmë oqeanin. Vetëm 45 minuta larg është. Eja të shkojmë në lokalet e lojërave elektronike. Shkojmë të shohim garat, Muzeun e Arteve, ndeshjet e boksit. Eja të bëjmë miq. Të qeshim. Kjo lloj jete është lloji i jetës që bëjnë të gjithë: po na mbyt.

Komente mbi librin

"Një rrëfim i mrekullueshëm, zbavitës dhe me humor të spikatur i jetës së një njeriu të ngërthyer në një labirint pa krye."

Sunday Times

"Të zë prej supesh e të shkund mirë e mirë sa të kërcëllijnë dhëmbët."

The Times

"Fakti që Bukowski shkroi për punën, dhe jo punën e mrekullueshme, por atë të përditshmen e të mërzitshmen, e bën një ndër shkrimtarët më të pazakontë dhe të rëndësishëm të Amerikës."

Howard Sounes, biografi i Bukowski – t

""Vëzhgues" i hollë, i trishtë, finok dhe hokatar, një nga librat më zbavitës që kam lexuar."

Uncut

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928248459
ean13
9789928248459
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Pegi

Bukë me sallam, Charles Bukowski

"Bukë me sallam", romani i katërt i Charles Bukowski – t, botuar për herë të parë më 1982, me gjasë është libri më autobiografik, rrëqethës dhe prekës i tij. Ai trajton fëmijërinë dhe adoleshencën e Henri Çinaskit, plot shëmti, dhembje, arrati e vetmi, që nga vitet e para të jetës e deri në kurorëzimin e një "karriere" të gjatë e të suksesshme alkoolike.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Femrat, Charles Bukowski

Shkrimtari i shthurur dhe alkooliku Henri Çinaski ka lindur për të mbijetuar. Pas dekadash të tërë punësh të papaguara, shkapërderdhje parash me gra dhe baste, edhe Çinaskit më së fundi i ndrin ylli i tij letrar.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Ditari sekret 1836-1837, A. S. Pushkin

Fati po realizohej – kisha thirrur Dantesin në duel. Mos është kjo vdekja e dhunshme nga një flokëbardhë që më kishte paralajmëruar një fallxhore gjermane? Dantesi u bë shpagimi i fatit për karakterin tim të dobët. Në qoftë se fitorja do të jetë në anën time, atëherë unë do të përmbys ligjet hyjnore dhe Venusi do të mbretërojë pafundësisht në qiejt e mi.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Ëndrrat dhe dashuritë e një jete, M. Karagacis

Ëndrrat dhe dashuritë e një jete është një ndër romanet më të njohura dhe emocionuese të letërsisë greke moderne. Shpesh, për nga struktura e rrëfimit dhe tematike që trajton, është krahasuar me Getsbin e madh të shkrimtarit amerikan F.S. Fitzgerald.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000428

Botuesi: Koha Ditore

Ditë të qeta në Klishi, Henri Miller

"Ditë të qeta në Klishi" është një nga romanet biografike të Millerit. Flet për jetën e tij si shkrimtar i varfër dhe i panjohur që kishte shkuar në Paris në fillim të viteve '30, duke lënë prapa një martesë në shkatërrim e sipër dhe një karrierë të palumtur.

Çmimi 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2139

Botuesi: Skanderbeg Books

Lolita, Vladimir Nabokov

Humbert Humberti, një kritik letrar në mesmoshë, pas martesës së tij të dështuar, niset në kërkim të një strehe ku mund të shkruajë i qetë, diku në një qytezë në New England. Ndërsa është duke këqyrur për një dhomë me qera në shtëpinë e zonjës Hejz, sytë e tij ndeshin të bijën e zonjës së shtëpisë, Dolorezën, një dymbëdhjetëvjeçare e rritur para kohe, pas...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001847

Botuesi: Te tjere

Thipi Thipi te therras, Kico Th. Spiri

Dy janë temat e vjershave të tij: dashuria dhe politika, bash ato që shkumëzojnë pasionet më të fuqishme të çdo kohe dhe shoqërie. Sa për dashurinë, në këtë mes nuk ka pikë dykuptimësie, çdo gjë është e qartë dhe e thënë copë si me shkronja shtypi.

Çmimi 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000968

Botuesi: Dituria

Dashuri pa rezistence, Gilles Rozier

Dashuria mes një ushtari çifut dhe një francezeje që jep leksione gjermanishteje. Lufta II Botërore. Romani përshkruan një Francë pa rezistencë, që i nënshtrohet historisë dhe dëshirave mes heroizmit të mjegullt dhe pasivitetit.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Femrat, Charles Bukowski

Shkrimtari i shthurur dhe alkooliku Henri Çinaski ka lindur për të mbijetuar. Pas dekadash të tërë punësh të papaguara, shkapërderdhje parash me gra dhe baste, edhe Çinaskit më së fundi i ndrin ylli i tij letrar.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2475

Botuesi: Te tjere

Factotum, Charles Bukowski

Ngjarjet e romani zhvillohen në vitin 1944 dhe paraqet jetën e një alkoolisti të papunë, Henri Çinaski, teksa e kalon kohën duke bredhur në rrugët e klasës së ulët në Los Anxhelos në kërkim të një pune.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001429

Botuesi: UET Press

Letërsia moderne shqipe, Sabri Hamiti

Në vështrimin kulturor – historik e në vështrimin strukturor, letërsia moderne shqipe nis në fund të shekullit të kaluar me Konicën kur shfaqet një model shkrimi kritik, i ndryshëm nga shkrimi i mëhershëm himnizues, dhe zhvillohet me poezinë e Lasgush Poradecit që kërkon forma të reja.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)