Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Epope intime, Enit Karafili Steiner
  • Epope intime, Enit Karafili Steiner

Epope intime, Enit Karafili Steiner

E kush nuk ka thurur plane të panumërta për të lënë pas Shqipërinë njëherë e përgjithmonë e për të ndërtuar një jetë të re diku tjetër? Marla dhe Marini, ende në prag të jetës, kushërinj të lidhur në mënyrë “mëkatare” me njëri-tjetrin, largohen nga Shqipëria e 1995-ës.

1 200 Lekë
1 080 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli:Epope intime
Kategoria: Roman
Autori:Enit Karafili Steiner
Botues:Pegi
Viti: 2024
Fq.366
Pesha: 0.510 kg
Ky libër është në gjuhën shqipe


Mbi librin

Enit Karafili Steiner, shkrimtarja shqiptare që jeton në Zvicër, pas dy romaneve të para “Tokëmjalta” dhe “Dhunë e dhunti”, vjen me këtë sagë të paharrueshme shqiptare, ku malli dhe dashuria për atdheun lidhen me fije të padukshme me mallin dhe dashurinë për njerëzit.

E kush nuk ka thurur plane të panumërta për të lënë pas Shqipërinë njëherë e përgjithmonë e për të ndërtuar një jetë të re diku tjetër? Marla dhe Marini, ende në prag të jetës, kushërinj të lidhur në mënyrë “mëkatare” me njëri-tjetrin, largohen nga Shqipëria e 1995-ës. Ai i kthen krahët vendlindjes me padurim, ajo me kokën pas; ai ndjek studimet për aviacion në Maltë, ajo zgjedh sociologji në një tjetër ishull. Para se të ndahen, premtojnë se kurrkush e kurrgjë nuk do t’ua zbehë dashurinë që i ka lidhur qysh në fëmijëri, sepse do ta ruajnë të paprekur si në një kasafortë.

Koha ecën, por disa ëndrra u ngjajnë ende atyre të dy dekadave më parë dhe ata, tashmë larg njëri-tjetrit, pyesin veten: “E kemi mbajtur, vallë, premtimin?” Historia e tyre të fton ta kërkosh përgjigjen në dy jetë që shtjellohen prej adoleshencës në pjekuri, mes lindjes dhe perëndimit, dashurive dhe pengjeve.
Ky libër përçon shkëndija prej shpirtit të tranzicionit shqiptar, rrëfen dështimet e triumfet, siç gjallojnë në dy njerëz të dashuruar, të ndarë e të lidhur si germat e një epopeje.


Kritika

Për Enit Steiner, letërsia është t’i thurësh një odë Shqipërisë dhe jetës; migrimi, barra e saj, e dashuria, bashkudhëtarja besnike. Të tillë vijnë dhe dy librat e parë e saj, “Tokëmjalta” dhe “Dhunë e dhunti”.
Peizazhe të Fjalës


Arma kryesore e Enit Karafilit është njohja shumë e mirë që ka për letërsinë... [...] Ka një prozë të këndshme, që lexohet rrjedhshëm, pa patetizma, rrëfen ngjarjet realisht siç kanë ndodhur.
Agim Baçi

Fragmente nga libri

1) ... sado ta pandehte veten të dalë nga Shqipëria, ajo, Shqipëria nuk do të dilte kurrë prej tij, sepse rrënjët mbeten rrënjë sa kohë që mbarten me vete.
2) ... dashuria është ndjenjë e përsosur mes krijesash deficitare.
3) Tiranë! Vend i dashur. I dashur e dështak. Sa më dështake Tirana, aq më ethshëm ajo priste ditën e kthimit, kur do të dilte nga thurima plot art e qytezës, e do të shkonte pranë Tiranës e ta vinte kokën në prehrin e saj, në pluhurin e saj, e të dyja të vajtonin disfatën. E të gatitnin një mbrojtje të denjë për Shqipërinë. Ballëlarta do të argumentonin se ky vend – e asnjë vend – s’duhej matur me metrin e argjendtë të Perëndimit. As me të tjerë metra që nxirrnin ca vende të zhvilluara e ca të tjera të palatuara, barbare, primitive. Në mungesë të metrit, s’do të kishte as barbarë, as Botë të Tretë.
4) Përçapet më kot t’i bishtnojë pyetjes që është bukë e përditshme për të dashuruarit: “A mendon ai për mua, siç mendoj unë për atë?” E mpin malli. E fshehta lëvrin nën lëkurë.
5) Nuk e dinë se Niku dridhet nga kureshtja për ta parë Marlën kokë e këmbë cullake, ta shëtisë me dorë lakuriqësinë që ka përfytyruar, ta shohë, më në fund, të përkryer mozaikun e trupit të saj. Por druan se e sikletos. Lektisja shtrihet nga Kinostudioja në Kombinat, ai e ndesh në çdo pallat e vinç, në çdo reklamë, në shkëmbimet dora-dorës; në retë që lëvizin në qiell, ai parandien mundësi që s’kthehen më, mallohet e lektiset më keq. Nginjet duke e prekur dhe shijuar butësi nën trupin e tij, lëkurë në lëkurë. Kaq i mjafton; të paktën për atë ditë.
6) Tirana, me kundërshtitë e paradokset e saj, fodulle dhe e dashur, kushedi sa i çorodit të ardhurit, sepse ndodh që Tirana e mban veten për më shumë se ç’është. Kushedi sa ndryshe duket kur të fanitet si dielli i universit shqiptar e kur mbërrin dhe gjen një Tiranë grivë, të shurdhuar nga zhurma, të mplakur nga pakënaqësitë! Mbase të ardhurit janë rritur mes lëndinave, maleve e lumenjve, ndërsa Tirana pispilloset me Lanën hollake. Kur ke dashuri për një Lanë, imagjino ç’duhet të ndiesh për një Drin e Vjosë! E kur tiranasi (kush është tiranas? sa vjet në Tiranë të bëjnë tiranas?) s’e ka shpirtin e gjerë për shqiptarin e ardhur, por e përul ngaqë s’e dëbon dot, imagjino sa do t’i mirëpresë Perëndimi shqiptarët, pengje mes epokave!

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Njeriu me fat, Fatos Kongoli

Në këtë libër, Kongoli risjell një personazh të njohur të tij, inspektorin Sabit Kurti. Në prag të pensionit, ai ngarkohet me një detyrë të fundit, disi të veçantë, të shmangë vrasjen e paralajmëruar të një personin VIP. S'dihet kush do të jetë viktima, as vrasësi, as motivet e vrasjes.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Ciklopi, Brajan Sukaj

Dhe vetëm në një botë të tillë, ku gjithçka është e mundur, djali i saj, kur të rritej, do të ishte i lirë të dilte e të bënte ç’të donte, pa u parë me sy të llahtarisur sikur të ishte një bishë e egër. Por jo në këtë botë. 
720 Lekë 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

E zeza dhe e kuqja, Mehmet Kraja

Mehmet Kraja, tani si një ndër mjeshtërit e shquar të krijimtarisë narrative – zhanrit romanor, me lehtësi ia nënshtron poetikës së vet gjithë laramaninë proceduese narrative, tërë ngarkesën historike, përçudnimin kohor, perspektivat përshkruese, pra, tërë korpusin stilor tregimtar që, sipas parimit poetik, i bluan natyrshëm në mullirin e vet, duke...
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000670

Botuesi: Onufri

Requiem per nje grua, Vath Koreshi

Përveç asaj që shkrimtari duhet të jetë një njeri i lirë dhe dëshmitar i kohës së tij, për asgjë tjetër nuk e quan veten pjestar të ndonjë brezi, mbasi kjo fjalë është mjaft e largët me çështjen e shpirtit...
450 Lekë 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2328

Botuesi: OMSCA-1

Stina e armëve, Petro Marko

Lindi ne fshatin Dhërmi të Bregut. U rrit nga gjyshja Mama Mille. I ati ishte pasuruar nepërmjet tregtisë së qitros. Por e la të vogël sepse u sëmur gjatë internimit në ishujt e Tirrenit nga italianët. Që kur ishte nxënës i shkollës tregtare në Vlorë, që e nisi më 1924 dhe e kreu në vitin 1932, filloi të shkruajë poezi dhe proza të shkurtra.
720 Lekë 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Martesë e dytë, Harbin Veseli

Martesë e dytë është një roman që të përfshin në një rrjedhë ngjarjesh e situatash të larmishme, ku mentaliteti dhe paragjykimet shënjojnë thellë jetët e personazheve. Edita, e gjendur fare e vetme përballë një martese të dështuar dhe faktit që nuk do të bëhet kurrë nëënë, përpiqet të mbledhë forcat për të ecur përpara, drejt një jete të re.
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Bombë në Beograd, Albatros Rexhaj

Një armë e shkatërrimit në masë ka nisur rrugëtimin drejt Beogradit. Nëse bomba shpërthen, kjo do të shënojë fillimin e Luftës së Tretë Botërore. "Bombë në Beograd" është një rrëfim i zhanrit thriller, i shkruar në stilin e prozës filmime, plot aksion, ankth dhe intriga.
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001029

Botuesi: Dituria

Eksod, Agim Polovina

"Eksodi", anija me të cilën ikën një grup hebrenjsh, të internuar nga anglezët në Qipro, më 1947. Pas vuajtjesh, kjo anije mbërin në tokën e premtuar, Palestinë. Roman ku ndërthuret pasioni, lufta, shpresa dhe dashuria. "Eksodi" është historia e luftës së një populli për të shkëputur nga rëra e shkretëtirës dhe nga urrejtja e njerëzve, një fije tokë.
720 Lekë 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: SARAS

Selam Aleikum Baba, Mustafa Nano

Historia e dy vëllezërve Adlit që u konvertua në mysliman dhe Gonit që nuk besonte në jetën e qiellit...historia e dy djemve në Shqipërinë e pas viteve 90, përmes një rrugetimi të përbashkët për ti thënë lamtumirë të atit...Një libër jo vetëm për te kuptuar botën e një besimtari por dhe një rrëfim per të kuptuar vdekjen.
765 Lekë 850 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Fshesarja e Republikës, Anisa Markarian

Ky roman trajton tema të rëndësishme sociale, si dhuna ndaj grave, korrupsioni dhe përpjekjet për të sfiduar një regjim të shkatërruar, duke u fokusuar në jetën e Vezullores, një vajzë e re që është simbol i rebelimit dhe rezistencës ndaj padrejtësive.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Krushqit janë të ngrirë, Ismail Kadare

Kjo vepër, dëshmia e parë dhe tepër e rrallë e masakrës serbe në Prishtinë në pranverë të vitit 1981, u shkrua fill pas saj në vitet 1981-1983. Ndër të tjera ajo pati si qëllim njohjen e publikut shqiptar, dhe sidomos atij botëror, me terrorin e ushtruar në Kosovë.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Zonja Z, Albatros Rexhaj

"Zonja Z" është një libër protestues, një zë revolte e indinjate për shoqërinë shqiptare të përbërë kryesisht nga femra të ndrydhura e meshkuj të tredhur. Dy shpirtra binjakë kërkohen, gjenden dhe, të kapur dorë për dore, përballen me paragjykimet dhe tabutë shqiptare.
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Dopio gjashta, Darien Levani

Bardhyl Nini, një ish-polic dhe tashmë detektiv privat gjendet rastësisht i ngatërruar në një histori të rrezikshme korrupsioni. Ai gjendet mes dy zjarresh në kuptimin e vërtetë të fjalës: një grup brenda Policisë së Shtetit i ngarkuar me kapjen e kriminelëve të kërkuar nga Interpoli, por nga ku është zhdukur çdo lloj skrupulli dhe ndershmërie dhe një...
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

E premte pasdite, Brunilda Zllami

Këtë herë shkrimtarja Brunilda Zllami, ka qëlluar në shenjë të plagëve që e mundojne shoqërinë tonë. Në një mjedis tejet shqiptar, personazhet të kujtojnë diçka të parë e të dëgjuar rreth teje, sillen e përsillen në një përshtjellim ndjenjash që të mbërthejnë.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje