Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Keshtu foli At Zef Pllumi me gazetaret
  • Keshtu foli At Zef Pllumi me gazetaret

Keshtu foli At Zef Pllumi me gazetaret

SKU000846
Onufri

Përmban intervista të përzjedhura me gazetarët: Ilir Yzeiru, Bardhyl Matraxhiu, Iliriana Stringa, Ilirian Agolli, Dom David Gjugja, Gjergj Meta, Belina Budini, Estela Ziu, Blendi Fevziu, Elsa Demo, Alqi Kociko, Dhurata Shehri, Milena Selimi, Persida Asllani dhe Ben Andoni.

92,00 SEK
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Kështu foli At Zef Pllumi me gazetarët (kopertinë e trashë)
Origjinali: Kështu foli At Zef Pllumi me gazetarët
Gjinia: Publicistikë
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2009
Fq. 208
Pesha: 0.441 kg.
ISBN: 978-99943-42-56-3

Mbi librin

Përmban intervista të përzjedhura me gazetarët: Ilir Yzeiru, Bardhyl Matraxhiu, Iliriana Stringa, Ilirian Agolli, Dom David Gjugja, Gjergj Meta, Belina Budini, Estela Ziu, Blendi Fevziu, Elsa Demo, Alqi Kociko, Dhurata Shehri, Milena Selimi, Persida Asllani dhe Ben Andoni.

Koment nga Aurel Plasari

Modeli që At Zef Pllumi na ka ofruar – jo vetëm të gjithëve ne që na qëlloi fati ta njihnim për së gjalli, por edhe atyre të cilëve do t'u mbetet t'ia lexojnë mendimin – konfirmon, nga njëra anë, faktin se me kultin modern të njerëzve të mëdhenj inteligjenca rezulton vërtet objekti më i lartë i vlerësimit, por dëshmon nga ana tjetër se, e trashëguar prej së lashti model mbas modeli, fismëria e karakterit nuk u zhbë tek njerëz si ai.

Madje ndonjëherë doli më përpara. Të gjithë që, siç thashë, na qëlloi fati ta njihnim "në mish e në eshtra" provuam se dhurata si ajo e "Luleve" të Shën Françeskut nuk qenë asgjë para dhuratës së tij më të vyer: mirësisë. "Mirësi të pafund" e cilëson njëri prej gazetarëve. Atë gjë të mrekullueshme që është mirësia ai ua dhuronte të gjithëve, pa dallim.

Edhe nuk mendoj se ishte fjala thjesht e vetëm për atë "Pax et Bonum" të Shenjtit të Asizit. Mua vetë m'u pat dashur njohja me të që të kuptoj se gjitha sa quhet kulturë, dije, talent, madje edhe gjeni nuk shërbejnë për gjë nëse mungon mirësia. Si dhe që të fantazoj se sa i lumtur do të ishte ai vend ku njerëzit i dhurojnë njëri – tjetrit mirësi.

Detajet e librit
SKU000846
0

Të dhënat

Autori
At Zef Pllumi
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Plejad

Enciklopedi antologjike e mendimit shqiptar 1807-1957, Ndriçim Kulla, vol. 3

Lumin e madh të mendimit të një kombi që derdhet në detin e ndërgjegjies dhe historisë së tij, e pasurojnë natyrshëm prurjet e mendimtarëve më të mëdhenj ose të lëvrimit të temave më të mëdha që një mendim i caktuar shton për t'iu përballur domosdoshmërisë historike dhe shpirtërore të një vendi.
207,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Kuvend letrash me miqtë, Mustafa Merlika-Kruja, vol. 1

Aty ku Mustafa, mandej, arrin në përsosje letrare âsht stili epistolar. Ata qi patën fatin me pasë letra prej tij duhet t'i ruejnë me kujdes sepse në to âsht derdhun nji visar i paçim i shqipes. Mjerisht kohnat e turbullta, në të cilat nuk pranë të përshkohen Shqipnija dhe Mustafa, shkaktuen humbjen e shumicës së letërkëmbimeve të tija të ndryshme: letrat...
115,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001719

Botuesi: UET Press

Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1957-2010, Spartak Ngjela

...koshienca njerëzore kishte krijuar qytete të lira, tregtinë e lirë, shtetin institucionale me anë të parlamentit. Ky proces kishte nisur dhe në dy shekuj e kishte përfunduar Revolucionin Industrial, në një kohë kur arti dhe letërsia kishin krijuar një moment të ri shpirtëror në jetën njerëzore.
184,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000475

Botuesi: Botimet Dudaj

Frasheri ne Historine e Shqiperise, Alfred e Neki Frasheri

Alfred Frashëri u lind në Korçë në vitin 1935. U diplomua Inxhinier Gjeolog i specializuar në gjeofizikë, në Universitetin e Tiranës (1961). Një ndër specialistët e parë të gjeofizikës, që ka kontribuar në ngritjen, organizimin dhe zhvillimin e Gjeofizikës Shqiptare, në veçanti të përgatitjes së specialistëve gjeofizikë dhe
57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Plejad

Enciklopedi antologjike e mendimit shqiptar 1807-1957, Ndriçim Kulla, vol. 1

Përse shërben historia? Kjo është pyetja që shtron çdo njeri, por edhe pyetja më e vështirë dhe më e debatueshme, sepse kjo pyetje ka të bëjë jo vetëm me njohjen e ngjarjeve historike, por edhe me reflektimin ndaj mendimit historik si dhe me vlerësimin e ngjarjeve, se cila ngjarje ka qenë e mirë apo e keqe.
207,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001019

Botuesi: UET Press

Hinterlandi i kuq, Mustafa Nano

Hinterlandi kuq, ku unë jam rritur, nuk ishte- kjo gjë edhe mund të merret me mend, edhe del qartazi nga libri- as vetëm një hinterland, as thjesht i kuq. Ishte as më pak, as më shumë një copë autentike e Shqipërisë së atyre motive, për të cilën mund të flitet veç duke folur për veten. 
57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botart

Napoleon Bonaparti, Pascale Fautrier

Bonaparti u bind shumë shpejt se kishte një fat: kjo biografi na tregon rastësitë e jetës së tij. Ai pak nga pak u sakrifikua për shtetin francez, derisa sakrifikoi njeriun privat brenda tij: Pascal Fautrier i rikthen atij humanizmin dhe shkruan romanin e Bonapartit.
149,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Te tjere

Lirija (1908-1910), Midhat Frashëri

“Lirija” ishte gazeta politike, shoqërore, kulturore, letrare që nisi të botohej në Selanik më 1908. Ajo doli vetëm në 108 numra në shtypshkronjën “Mbrothësia” të Kristo Luarasit; nëntë numrat e parë dolën në Sofje dhe numrat e tjerë në Selanik ku u vendos shtypshkronja në fjalë.
172,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001608

Botuesi: Te tjere

Me Remarkun nje nate ne Lisbone, Nadire Buzo

Nadire Buzo ka lindur më 18.10.1953 në Shkodër. Ka përfunduar Shkollën e Mesme Ekonomike "N. Spiro" në Tiranë. Studimet e larta i ka zhvilluar në Fakultetin Filologjik, dega Gjuhë - Letërsi.
57,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Cabej

Kulla e Sahatit, Ardian Vehbiu

Dy qytetërime të përkundërta u harlisën rreth saj: i pari që Kullës iu referua e iu rrit përreth pothuajse si për ta mbrojtur, sepse pa të nuk do të gjente dot një arsye për të vazhduar të rritej; dhe i dyti, që Kullën u përpoq ta shpërfillte, ta linte në hije, t’ia zhvishte virtytet simbolizuese, ta linte të thahej në harresë e në heshtje.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Demokratura shqiptare në vështrimin e një të mërguari, Eugjen Mërlika

Asnjë ish – funksionar i organeve të dhunës apo partisë, asnjë përfaqësues i krimit shtetëror komunist, edhe para faktesh të qarta si drita e diellit, edhe para dëshmish e dokumentesh të pakundërshtueshme, nuk është vënë në bankën e të akuzuarve për t'u përgjigjur për jetë njerëzish të marra padrejtësisht.
103,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Kuvend letrash me miqtë, Mustafa Merlika-Kruja, vol. 3

Na ndajnë shumë gjëra e, njëkohësisht të gjitha na bashkojnë. Na ndan temperamenti e na bashkon ideali; na ndajnë, ndofta, pikëpamje politike e kulturore, e na bashkon dashurija për fatin e atdheut, për mirqënien e popullit, për tokën e për malet tona.
115,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000642

Botuesi: Onufri

50 + 1, Blendi Fevziu

A ju ka qëlluar ndonjëherë që në një moment të pashënjuar, në një moment të lumtur apo të trishtuar, të keni pyetur veten fare thjesht dhe normalisht: nga vijmë, si ka qenë jeta jonë dhe si u gjendëm befas këtu ku jemi sot?...
92,00 SEK
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000356

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Histori kurrë e shkrueme, At Zef Pllumi

Të botuara veçmas ose në organe si revista "Hylli i Dritës", gazeta "55" etj., të pesë "veprat" e kësaj përmbledhjeje të re, - Historia kurrë e shkrueme, Franceskanët e mëdhaj, Ut heri dicebamus, Frati i pashallarëve Bushatli dhe Njerz fisnikë, - vijnë tani jo thjesht të puqura në këtë botim.
230,00 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000365

Botuesi: Botime Franceskane

Rrno vetëm për me tregue, At Zef Pllumi, vol 1 - 3

Gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë për të ata që e kanë jetuar atë kohë, e po aq, në mos për më tepër, ata që s'e kanë jetuar. Kanë nevojë të shtypurit e të nëpërkëmburit, e po aq, e mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq, ndoshta më tepër, komunistët. Ky botim ka mbatuar. Botimi i ri...
241,50 SEK
More
Ka mbaruar