Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Hinterlandi i kuq, Mustafa Nano
  • Hinterlandi i kuq, Mustafa Nano

Hinterlandi i kuq, Mustafa Nano

SKU001019
UET Press

Hinterlandi kuq, ku unë jam rritur, nuk ishte- kjo gjë edhe mund të merret me mend, edhe del qartazi nga libri- as vetëm një hinterland, as thjesht i kuq. Ishte as më pak, as më shumë një copë autentike e Shqipërisë së atyre motive, për të cilën mund të flitet veç duke folur për veten. 

500 Lekë
450 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Hinterlandi i kuq
Origjinali: Hinterlandi i kuq
Gjinia: Ese, kujtime
Autori: Mustafa Nano
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2009
Fq. 116
Pesha: 0.17 kg
ISBN: 978-99956-39-23-5

Mbi librin

Në këtë libër autobiografik, analisti dhe gazetari Mustafa Nano rrëfen për jetën në qytetin tij, në "çorovodën pa histori", pas një distance kohore 20-vjeçare nga rënia e diktaturës. Ai përshkruan me detaje këtë provincë të Shqipërisë, e ngjashme me çdo qytet tjetër si ai. "Ky qytet është një entitet urban që mban gjithë ditën e ditës vulën e makthit bolshevik", shkruan Nano, ndërsa përshkruan detaje, ndodhi të jetuara, personale e deri diku të ngjashme me të çdo shqiptari tjetër që përjetoi regjimin komunist.

Gjen aty emocionet e blerjes së një televizori, një palë këpucëve, bisedat me moshatarët për të vijuar deri edhe në detaje më intime, siç janë pritjet e gjata për të parë vajzën që i pëlqente. "Hinterlandi i kuq" është një kthim në kohë, një kujtesë e ditëve të jetuara në varfërinë e një qyteti provincial, ku të gjithë jetonin në të njëjtin apartament të ngjashëm, të mobiluar njësoj, ku shihej vetëm një stacion televiziv, ku në bibliotekat e librave mbizotëronin veprat e diktatorit Hoxha dhe ku menyja e tavolinës ishte thuajse e njëjtë...

I shkruar me një gjuhë të kthjellët, e të rrjedhshme, libri vjen i vërtetë në të gjitha përshkrimet e Nanos, sepse atij nuk i pëlqen që të ketë "skelete në dollap", ndaj dhe nuk druhet që të tregojë se ç'ndodhte në familjen e tij, ku e ëma ishte komuniste dhe ku i riu bënte të pamundurën për t'i dhënë pak ngjyra qytetit gri ku u rrit.

Fragment nga libri

Ai qytet ishte një xhep urban, ku drita e lëvizjes, e jetës, e modernitetit, e qytetërimit mbërrinte gati e mekur. Ai qytet, madje, e gjithë ajo zonë, mund të valorizohej vec nga një shtet diktatorial, i cili e kishte fare të kollajtë- dhe të domosdoshme, duhet thënë- të vitalizonte në mënyrën e vet dhe hinterland-in më të largët.

Me këtë prishej, ndoshta një ekuilibër fiziologjik midis resurseve të shfrytëzueshme të natyrës e numrit të njerëzve që e njëjta natyrë mund të ushqente pa i tendosur shumë pejzat e veta, por e vërteta është që ata njerëz, për gati pesëdhjetë vjet më radhë e për herë të parë në historinë e tyre (për herë të fundit, gjithashtu), panë tu plotësohej një rekuizitë socio-kulturore gjysme modern.

Ou? Si kështu? Po varfërinë dhe shtypjen pse i harrove? Jo, jo, s'i harrova hic, por puna është që termin modern e shtie në punë me një asnjëanësi të plotë doktrinore e, në këtë kuptim, s'e kam hiç të zorshëm të them se edhe varfëria, edhe shtypja, sado krupë të na japin, janë modern që ç'ke me të. Përveç kësaj, diktatura, duke nxitur e garantuar një rritje graduale të qytetit, kishte krijuar bindjen te njerëzit, se ashtu si të gjitha entitetet urbane të Shqipërisë, të ngritura mbi bazën e logjikës komuniste të dominimit ideologjik, burokratik e militar të terrorit, edhe qyteti i tyre do të ishte një ofertë gjithnjë e më e mirë në terma urbanë, demografikë e socio-kulturorë.

Koment nga autori

Hinterlandi kuq, ku unë jam rritur, nuk ishte- kjo gjë edhe mund të merret me mend, edhe del qartazi nga libri- as vetëm një hinterland, as thjesht i kuq. Ishte as më pak, as më shumë një copë autentike e Shqipërisë së atyre motive, për të cilën mund të flitet veç duke folur për veten.

Detajet e librit
UET Press
SKU001019
9789995639235
9789995639235
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000642

Botuesi: Onufri

50 + 1, Blendi Fevziu

A ju ka qëlluar ndonjëherë që në një moment të pashënjuar, në një moment të lumtur apo të trishtuar, të keni pyetur veten fare thjesht dhe normalisht: nga vijmë, si ka qenë jeta jonë dhe si u gjendëm befas këtu ku jemi sot?...
720 Lekë 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Dëshmitar në kohë historike, Rexhep Qosja, vol. 2

Në Ditarin e Akademikut Rexhep Qosja trajtohen ngjarje, çështje, personalitete, probleme, dukuri, procese shoqërore, politike, letrare, artistike, shkencore, filozofike e kulturore, para së gjithash në Kosovë e në Shqipëri, por edhe në Jugosllavi e në botë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000475

Botuesi: Botimet Dudaj

Frasheri ne Historine e Shqiperise, Alfred e Neki Frasheri

Alfred Frashëri u lind në Korçë në vitin 1935. U diplomua Inxhinier Gjeolog i specializuar në gjeofizikë, në Universitetin e Tiranës (1961). Një ndër specialistët e parë të gjeofizikës, që ka kontribuar në ngritjen, organizimin dhe zhvillimin e Gjeofizikës Shqiptare, në veçanti të përgatitjes së specialistëve gjeofizikë dhe
450 Lekë 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Arbën Xhaferi, vepra e plotë

Arbër Xhaferi është si një udhëkryq që i bashkon rrugët shqiptare për të rindarë drejtimet e të menduarit mbi të shkuarën, të sotmen e të ardhmen e shqiparizmës, dhe mbase është po ashtu, i vetmi mes të shquarve të gjindjes sonë, që as nuk është lëvduar ndonjëherë aq sa e meriton, po as nuk është gjuajtur ndonjëherë me gurë siç nuk e meriton.
6 750 Lekë 7 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Pak mall për socializmin, Ina Kosturi

Libri ka disa mesazhe. Në thelb të tranzicionit duhet të mendojmë se çfarë po përjetojmë. Me gjithë atë zallamahi të përhershme, ne prapë nuk i ndahemi realitetit shqiptar, e me gjithë klimën politike tepër të egër që ishte nën komunizëm, ka pasur edhe një jetë të përditshme, një kohë të bukur që iu vodh asaj klime.
540 Lekë 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Lirija (1908-1910), Midhat Frashëri

“Lirija” ishte gazeta politike, shoqërore, kulturore, letrare që nisi të botohej në Selanik më 1908. Ajo doli vetëm në 108 numra në shtypshkronjën “Mbrothësia” të Kristo Luarasit; nëntë numrat e parë dolën në Sofje dhe numrat e tjerë në Selanik ku u vendos shtypshkronja në fjalë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001700

Botuesi: Te tjere

Albanopoli, Alban Guri

Ky botim, është një mozaik mendimesh, vargjesh dhe pikëpamjesh estetike, me peshë, domethënëse, në formë e në përmbajtje, gati i përkryer në stil. Ai rri si një zbukurim i kushtueshëm modern, si një gjerdan i mbushur me gurë antikë e perla të çmuara të thellësive. Madje është më shumë se kaq...! Këtu brenda ka zgjidhje!
630 Lekë 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001719

Botuesi: UET Press

Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1957-2010, Spartak Ngjela

...koshienca njerëzore kishte krijuar qytete të lira, tregtinë e lirë, shtetin institucionale me anë të parlamentit. Ky proces kishte nisur dhe në dy shekuj e kishte përfunduar Revolucionin Industrial, në një kohë kur arti dhe letërsia kishin krijuar një moment të ri shpirtëror në jetën njerëzore.
1 440 Lekë 1 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Bishti i kometës, Besnik Mustafaj

Lidhur me sa thuhej për Berishën, rrethanat e kishin sjellë që unë të isha dëshmitari i vetëm i fillimit. U desh një kohë e gjatë që në kokën time të zinte pak nga pak fill një dyshim, i cili nuk kishte kurrsesi të bënte me ndonjë gabim të kujtesës, por me diçka shumë më të rëndë: Mos vallë edhe unë vetë kam qenë i manipuluar?
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001168

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Shqipëria pas rënies së komunizmit, Clarisa De Waal

Ndërsa emigracioni vazhdonte të ishte burimi kryesor për krijimin e të ardhurave, reagimi negativ fillestar filloi gradualisht të zëvendësohej nga një përgjigje popullore shumë më konstruktive për ndryshime... duke kuptuar se për të ecur përpara 'ne duhet të mbështetemi te vetja se sa të presim të veprojë qeveria'.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001711

Botuesi: Tirana Times

Shqiperia ne tranzicion, Elez Biberaj

Elez Biberaj, që nga viti 2005 e deri tani, ka qenë drejtor i seksionit të Euro - Azisë në "Zërin e Amerikës". Ai është përgjegjës për planifikimin, drejtimin dhe zhvillimin e programeve të radios, televizionit dhe internetit të "Zërit të Amerikës" në gjuhën ruse, ukrainase, shqipe, boshnjake, kroate, greke, maqedonase dhe serbe.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje