Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,79  8,65 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
16,68  18,54 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,12  12,36 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Çlirimi i Serbisë prej Kosovës, Ismail Kadare
  • Clirimi i Serbise prej Kosoves, Ismail Kadare
  • Çlirimi i Serbisë prej Kosovës, Ismail Kadare

Çlirimi i Serbisë prej Kosovës, Ismail Kadare

2303
Onufri

Një nga më të mëdhenjtë shkrimtarë europianë, Ismail Kadare, flet për temat më delikate dhe ndarjet midis serbëve dhe shqiptarëve, mbi urrejtjen e zgjatur, zemërimin dhe mllefin, mbi miqësinë dhe moskuptimet me shkrimtarët serbë, mbi shtrembërimet e historisë, që e kapërcen dramën ballkanase, dhe për arsyen përse ishte dashur që Serbia të ishte e para që ta njihte Kosovën.

3,09 
2,78  Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Çlirimi i Serbisë prej Kosovës
Origjinali: Çlirimi i Serbisë prej Kosovës
Gjinia: Intervistë, esse
Autori: Ismail Kadare
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2012
Fq. 48
Pesha: 0.09 kg
ISBN: 978-99956-87-92-2

Mbi librin

Një nga më të mëdhenjtë shkrimtarë europianë, Ismail Kadare, flet për temat më delikate dhe ndarjet midis serbëve dhe shqiptarëve, mbi urrejtjen e zgjatur, zemërimin dhe mllefin, mbi miqësinë dhe moskuptimet me shkrimtarët serbë, mbi shtrembërimet e historisë, që e kapërcen dramën ballkanase, dhe për arsyen përse ishte dashur që Serbia të ishte e para që ta njihte Kosovën.

Fragmente nga intervista

Pyetje 1. Ju jeni një nga shkrimtarët më të njohur të botës sot. Ka gati dyzet vjet që e keni fituar këtë status, sidomos në Perëndim, por, kohët e fundit, edhe në vendet e ish - Lindjes. Kritika botërore është treguar bujare me ju. Krahasimet me Homerin, Danten, Kafkën nuk mungojnë. Këto vlerësime tepër të larta për veprën tuaj, për rolin emancipues të saj a i përjetoni edhe si një rritje përgjegjësie përpara opinionit të vendit tuaj, atij ballkanik dhe atij botëror?

Së pari desha t'ju theksoj se unë jam shkrimtar dhe përgjegjësia ose jo përgjegjësia ka lidhje, në radhë të parë, me letërsinë. Të tjerat janë rastësi. Nuk jam kundër rolit zbutës, emancipues të letërsisë, por desha të them se nuk është letërsia ajo që mund të ndreqë problemet e kësaj bote. Ndoshta mund të ndodhte kjo, me kusht që letërsia të prishte veten e vet... Vura re se në listën e pyetjeve tuaja, ka disa për çështjet e sotme, sidomos ato në Ballkan.

Unë ju kuptoj dhe nuk jam kundër t'ju përgjigjem, veç do t'ju lutesha t'i merrni fjalët e mia brenda kushtëzimit që përmenda më lart. Që të jem më i rrokshëm: ju përmendët pak më lart disa emra të mëdhenj, çka sot do të ishte kënaqësi për çdo shkrimtar. Por krahasimet, përveç që gjykohen shpesh si të pasakta, qëllojnë të jenë edhe të rrezikshme. Ja, për shembull, pak njerëzve u shkon ndër mend se Homeri ka qenë i pari dhe për fat i vetmi kolos i poezisë që s'kishte as më të voglën rezervë kundër luftës!

Sipas ligjeve të sotme, do të ndalohej kudo. Dhe kjo që sapo thashë s'është aspak fantazi, ngaqë disa ditë më parë u hap lajmi se OKB - së iu kërkua të ndalonte, për arsye të ngjashme, Dante Aligierin! Natyrisht që do të ishte mirë që OKB-ja, më shumë se të fantazonte kundër poetit, të lexonte si duhej Danten, për të mësuar prej tij se si duhen dënuar krimet kundër njerëzimit, gjë që Dante e ka bërë më mirë se ajo!

Pyetja 2. Ju keni botuar një ese të rëndësishme "Mosmarrëveshja", e cila është konsideruar me të drejtë si një nga majat e mendimit shqiptar. Ky libër, duke folur për "raportet e vështira të shqiptarëve me vetveten", trajton gjerësisht raportet e popujve të Ballkanit me njëri-tjetrin, me Europën, si dhe të kësaj të fundit me ta. Në këtë libër ju jeni i ashpër me vendin tuaj, por po ashtu me fqinjët e tij ballkanas, me grekët, serbët, osmanët, shkurt, me të gjithë. Është si një pasqyrë e pamëshirshme që ju vini përpara të gjithëve. A mendoni se kolegët tuaj ballkanas do të ndërmerrnin të njëjtin aksion ndaj popujve të tyre?

Do ta dëshiroja shumë një gjë të tillë. Do të ishte e mirë për të gjithë ne. Më lejoni të përsëris idenë se ka një të mirë të përbashkët dhe ka një të keqe të përbashkët në Ballkan. Pikërisht këtë ne jemi të paaftë tani për tani ta dallojmë. Mendjet tona janë kapur ende nga kurthet e vjetra: e keqja jote është e mira ime. Dhe e kundërta. Klasat politike në Ballkan e kanë të vështirë të dalin nga ky kurth.

Ato nuk kanë as aftësinë e as vizionin për një gjë të tillë. Ata kalojnë nga krekosja nacionaliste, në përulje kozmopolite. Europa e bashkuar nuk e ka lehtë të merret vesh me gadishullin e vet problematik. Por ndoshta s'duhet t'i vëmë edhe shumë faj. Të mos harrojmë se ajo ka edhe tre gadishuj të tjerë veç vetes!

Të kthehem te çështja e Europës. Ndjesia për të është disi e ndryshme te ballkanasit. Është i njohur admirimi i pakusht i shqiptarëve për Europën dhe SHBA-në. Kjo ndoshta vjen ngaqë humbjen e Europës ne e kemi përjetuar më tragjikisht se të tjerët. Qysh në vitet 30-të një poeti ynë ka shkruar se ne "e duam Perëndimin me një dashuri tragjike". Ky tragjizëm u theksua gjatë izolimit komunist.

Ju, sllavët e Ballkanit, jeni më të përmbajtur, dhe kjo ndoshta vjen se ju bashkë me Europën keni familjen sllave, ndërsa ne s'kemi fis tjetër. Këtu do të shtoja se admirimi nuk mjafton pa mirëkuptimin. Mendoj se ballkanasit duhet të ndihen të nderuar që Europa merret seriozisht me ta.

Natyrisht që Europa me përmasat e saj kontinentale mund të krijojë keqkuptime. Mendoj se një nga keqkuptimet ose më saktë një nga keqinterpretimet e mendimit europian mund të jetë marrëdhënia e çdo vendi me vetveten. Duket sikur, për të shmangur rrezikun e nacionalizmit, që është vërtet një rrezik për këdo, e sidomos për Ballkanin, Europa përkrah njëfarë shkombëtarizmi. Me fjalë të tjera, duket sikur ajo na thotë: të këqijat tuaja vijnë ngaqë e doni më shumë se ç'duhet vendin tuaj. Mendoj se këtu është keqkuptimi. E keqja nuk vjen ngaqë ballkanasit e duan shumë kombin, por ngaqë e duan keq.

Po ta donin vërtet vetveten, do t'i donin edhe të tjerët. Rrjedhimisht, këshilla e Europës do të duhej të ishte: s'është puna ta doni më pak veten, por ta doni më mirë. Këtë pak a shumë kam trajtuar, ndër të tjera, në librin e fundit.

Detajet e librit
2303
9789995687922
9789995687922

Të dhënat

Autori
Ismail Kadare
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2863

Botuesi: Plejad

Vepra, Branko Merxhani

Për lexuesin shqiptar, Branko Merxhani ka mbetur një emër mes së njohurës e së panjohurës: i ndeshur dikur në një revistë të moçme, i ngatërruar ja me njëfarë "Histori e Perandorisë Osmane në Ballkan", ja me diç si përkthime mësimesh të Frojdit; emër i lidhur me një artikull të zhurmshëm titulluar "Pse nuk jam marksist?".
11,12  12,36 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000755

Botuesi: Onufri

Dialog me Alain Bosquet, Ismail Kadare

Alain Bosquet - Çdo dialog nuk është i plotë. Çdo rrëfim i një shkrimtari nuk do të kishte vlerë nëse nuk do të pyetej përfytyrimi i tij, pra, aftësia e tij për të fantazuar. Letërsia përbëhet prej hovesh, megjithëse të kontrolluara e të ruajtura, por jo prej bravash apo çelësash.
5,56  6,18 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001603

Botuesi: Plejad

Enigmat e sundimit të Enver Hoxhës 1944 – 1961, vëllimi i dytë, Kastriot Myftaraj

Kush dhe pse e vrau Nako Spiron? Pse Enver Hoxha donte të ndahej nga Nexhmija në vitin 1947, dhe si përfundoi kjo histori me vdekjen e të përzgjedhurës për të zënë vendin e saj? Pse kur Tito e braktisi Shqipërinë në vitin 1948, Enver Hoxha nuk donte ta braktiste Jugosllavinë? 
13,90  15,45 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU002059

Botuesi: Te tjere

Koha e ribërjes, Ismet Hajrullahu

Marrëveshja e Kongresit të Berlinit e vitit 1878 e detyronte Serbinë që t'i kthente në trojet e veta të gjithë shqiptarët e përzënë dhunshëm nga Sanxhaku i Nishit dhe nga rajoni i Toplicës, por ajo për 130 vjet nuk është respektuar kurrë nga Serbia.
7,79  8,65 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Përpjekja

Përpjekja, nr. 32-33

Rëndësia e këtij numri është e dyfishtë. Së pari, ai tregon se ka studiues të rinj, që po marrin stafetën e kërkimeve me një metodologji të re shkencore, të ndryshme nga ajo e kulturës së trashëguar; së dyti, në faktin se theksi i këtyre studimeve vihet mbi periudhën e komunizmit, që është thuajse e pastudiuar, ndërkohë që ka qenë kaq vendimtare në...
7,79  8,65 
More
Ne gjendje

Botuesi: UET Press

Demokratura shqiptare në vështrimin e një të mërguari, Eugjen Mërlika

Asnjë ish – funksionar i organeve të dhunës apo partisë, asnjë përfaqësues i krimit shtetëror komunist, edhe para faktesh të qarta si drita e diellit, edhe para dëshmish e dokumentesh të pakundërshtueshme, nuk është vënë në bankën e të akuzuarve për t'u përgjigjur për jetë njerëzish të marra padrejtësisht.
10,01  11,12 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000880

Botuesi: Onufri

Eskili, ky humbës i madh, Ismail Kadare

Kur në një ditë tetori, në një nga ato ditë të tetorit që duket se janë krijuar enkas për të rilexuar diçka të rrallë, nga rafti i bibliotekës tërheq një libër të Eskilit, ti e kupton menjëherë nëse e ke gjetur ose jo ditën e përshtatshme për këtë gjë. Sepse Eskili është nga ata krijues që nuk i shkon secilës ditë.
7,79  8,65 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001700

Botuesi: Te tjere

Albanopoli, Alban Guri

Ky botim, është një mozaik mendimesh, vargjesh dhe pikëpamjesh estetike, me peshë, domethënëse, në formë e në përmbajtje, gati i përkryer në stil. Ai rri si një zbukurim i kushtueshëm modern, si një gjerdan i mbushur me gurë antikë e perla të çmuara të thellësive. Madje është më shumë se kaq...! Këtu brenda ka zgjidhje!
7,79  8,65 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000693

Botuesi: Te tjere

Rrefenja nga Amerika, Pellumb Kulla

Autori nuk na rrëfen krejt Amerikën. Atij i kanë interesuar vetëm ato copëra Amerikë, ajri i të cilave rrethon kolonët shqiptarë të atjeshëm, personazhe të vërtetë që i ka zili çdo letërsi, të cilët si miu kungullin, kanë tërhequr e ndryrë nëpër kontinentin e largët të djeshmen e përbashkët me mëhallat e fshatrat e tyre ballkanomesdhetarë, kulinarinë,...
10,01  11,12 
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Pak mall për socializmin, Ina Kosturi

Libri ka disa mesazhe. Në thelb të tranzicionit duhet të mendojmë se çfarë po përjetojmë. Me gjithë atë zallamahi të përhershme, ne prapë nuk i ndahemi realitetit shqiptar, e me gjithë klimën politike tepër të egër që ishte nën komunizëm, ka pasur edhe një jetë të përditshme, një kohë të bukur që iu vodh asaj klime.
6,67  7,42 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Bishti i kometës, Besnik Mustafaj

Lidhur me sa thuhej për Berishën, rrethanat e kishin sjellë që unë të isha dëshmitari i vetëm i fillimit. U desh një kohë e gjatë që në kokën time të zinte pak nga pak fill një dyshim, i cili nuk kishte kurrsesi të bënte me ndonjë gabim të kujtesës, por me diçka shumë më të rëndë: Mos vallë edhe unë vetë kam qenë i manipuluar?
11,12  12,36 
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000231

Botuesi: Onufri

Identiteti Europian i Shqiptarëve, Ismail Kadare

Debati Kadare - Qose, është një epitet për shkëmbimin e gjatë disamujor të akuzave dhe kundërakuzave në planin moral, intelektual dhe politik mes shkrimtarit Ismail Kadare dhe akademikut Rexhep Qosja mbi "Identitetin Kombëtar të Shqiptarëve".
5,56  6,18 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000284

Botuesi: Onufri

Shkaba, Ismail Kadare

Shkaba është shkruar në verën e vitit 1995, në Deauvillë të Normandisë. Motivi i djaloshit që zbret në "botën e poshtme" është trajtuar për herë të parë te "Vajza e Agamemnonit", në vitin 1985. Duke shfrytëzuar mundësitë e ndryshme që jep zbërthimi i legjendës, në të dyja veprat, personazhi ndriçohet në mënyra të ndryshme.
5,56  6,18 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000361

Botuesi: Onufri

Pasardhësi, Ismail Kadare

Çfarë ka ndodhur në natën e 13 dhjetorit në dhomën e gjumit të Pasardhësit, trupi i të cilit u gjend me një plumb në zemër? Romani i fundit i Kadaresë sjell në kujtesë enigmën më të madhe të historisë së Shqipërisë: vdekjen misterioze të pasardhësit të diktatorit komunist shqiptar.
7,79  8,65 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000373

Botuesi: Onufri

Vajza e Agamemnonit, Ismail Kadare

Në tribunën e festës së 1 Majit në Tiranë, njëri prej të ftuarve, ndërsa ndjek parakalimin e turmave, befas midis pankartave dhe portreteve të udhëheqësve komunistë vendas i duket se dallon portretin e shefit të dikurshëm grek, Agamemnonit.
5,56  6,18 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000643

Botuesi: Onufri

Vepra 1, Ismail Kadare

Në këtë vëllim të parë, me të cilin hapet korpusi i veprës së Kadaresë, përfshihen krijime në prozë të periudhës së hershme të krijimtarisë së tij. Ndërsa romani i parë i tij, "Qyteti pa reklama", i shkruar në Moskë në vjeshtën e vitit 1959, kur autori ishte 23 vjeç.
13,90  15,45 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000644

Botuesi: Onufri

Vepra 2, Ismail Kadare

"Gjenerali i ushtrisë së vdekur", me të cilin hapet vëllimi i dytë i veprës së Kadaresë, është kujtuar për një kohë të gjatë si romani i parë i tij. Ky roman, falë të cilit autori i ri fitoi njohje ndërkombëtare, u botua më 1963, duke njohur më pas ribotime të shumta.
13,90  15,45 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000645

Botuesi: Onufri

Spiritus, Ismail Kadare

Si në një vepër të Shekspirit, anketuesit luajnë rolin e klounëve që bëjnë pyetje thelbësore. Pyetje të cilat kanë lidhje me një referencë tjetër të Kadaresë: traditën homerike.
11,12  12,36 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000646

Botuesi: Onufri

Pallati i Ёndrrave, Ismail Kadare

"Pallati i Ëndrrave" është një nga romanet thelbësore të Ismail Kadaresë, me frymën e epikës, të cilën letërsia evropiane e quante të shteruar: me njëmbëdhjetë romane, - titujt kryesorë të të cilëve po përkthehen herë pas here, vepra e tij vazhdimisht ka qenë në listën e kandidaturave për çmimin "Nobel", në emër të letërsisë së Shqipërisë.
11,12  12,36 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000647

Botuesi: Onufri

Qorrfermani, Ismail Kadare

Qorrfermani", shkruar më 1984, u botua për herë të parë në përmbledhjen me tregime e novela "Ëndërr mashtruese", më 1991, kur autori, ndërkaq, kishte lënë Shqipërinë dhe kishte kërkuar strehim politik në Francë.
5,56  6,18 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000648

Botuesi: Onufri

Kronikë në gur, Ismail Kadare

Kronikë në gur" afirmohet menjëherë si vepër thelbësore në kuadrin e krejt krijimtarisë së Kadaresë. Është roman i hyrjes në jetë dhe në letërsi. Tregimtari është autori, që përpiqet të rishohë me sytë e fëmijës tetë vitet e para të jetës së tij.
11,12  12,36 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000649

Botuesi: Onufri

Lulet e ftohta të marsit, Ismail Kadare

"Lulet e ftohta të marsit" është vepra më e pikëlluar e Kadaresë, është gati një requiem. Ngado të shoqëron një fjalor i zymtë. Është hera e parë që Kadareja del hapur përballë realitetit shqiptar, i zymtë dhe pesimist, për një tokë që e braktisën perënditë, për një mars, që, në të vërtetë, nuk është mars, për ca lule të rreme, të ftohta.
7,79  8,65 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000650

Botuesi: Onufri

Breznitë e Hankonatëve, Ismail Kadare

Kur u botua për herë të parë "Breznitë e Hankonatëve" në vitin 1977, bënte pjesë në një përmbledhje me tregime e novela nën titullin e përbashkët "Emblema e dikurshme", që numëronte shtatëmbëdhjetë shkrime. Njëri prej tyre, në trajtë reportazhi, që synonte të jepte "historinë a kronikën e një uzine", e quante këtë një punë tepër të vështirë, po të...
5,56  6,18 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000651

Botuesi: Onufri

Qyteti pa reklama, Ismail Kadare

Ja një nga tekstet më të hershme në prozë të Ismail Kadaresë, shkruar më 1959, në moshën njëzet e tre vjeç. Deri atëherë shkrimtari kishte nxjerrë tregime të vogla, si "Kujtime të humbura", shkruar në vitin 1955.
7,79  8,65 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000652

Botuesi: Onufri

Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Ismail Kadare

Gjeneralit i ra pija në kokë. Unë kam tani një ushtri të tërë të vdekurish, mendoni. Vetëm se ata tani, në vend të uniformës, kanë secili nga një thes najloni. Thasë të kaltër me dy vija të bardha dhe një shirit të zi, prodhim special "Olympias". Në fillim ishin ca skuadra. 
11,12  12,36 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000654

Botuesi: Onufri

Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut, Ismail Kadare

Është një nga kryeveprat kadareane. Romani përshkohet nga tiparet më të mira të prozës së shkrimtarit: stili narrativ i tejdukshëm, lehtësia me të cilën jepet bota perceptuale dhe shqetësimet ekzistenciale të personazheve, duke bartur një poetizëm krejt specifik dhe të nginjur përplot metafizikë.
7,79  8,65 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000655

Botuesi: Onufri

Hija, Ismail Kadare

Ndërsa diktatura mbahet ende në fuqi në vendin e tij të Lindjes europiane, personazhi kryesor, një kineast pak a shumë i dështuar, gëzon kohë pas kohe privilegjin që të dërgohet me shërbim në Paris. Sa herë që kthehet nga qyteti-dritë i Parisit, atij i duhet të japë llogari para miqve të tij të mbetur në rrathët e ferrit.
7,79  8,65 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000656

Botuesi: Onufri

Kështjella, Ismail Kadare

Në romanin "Kështjella" Ismail Kadare kthen sytë nga mesjeta shqiptare. Në dukje i distancuar dhe i paanshëm, ai rrok veprimet për rrethimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri turke prej shtatëdhjetë mijë vetash në formën e një romani historik.
11,12  12,36 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000657

Botuesi: Onufri

Viti i mbrapshtë, Ismail Kadare

Ngjarjet e romanit "Viti i mbrapshtë" ndodhin në vitin 1914. Në këtë vit Shqipëria fiton pavarësinë. Kështu vendosën Gjemania, Anglia, Austro-Hungaria, Franca, Italia dhe Rusia. Secili prej këtyre shteteve përpiqet ta tërheqë pas vetes kombin e ri.
5,56  6,18 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,12  12,36 
More
Në gjendje