Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Albanopoli, Alban Guri
  • Albanopoli, Alban Guri

Albanopoli, Alban Guri

SKU001700
Te tjere

Ky botim, është një mozaik mendimesh, vargjesh dhe pikëpamjesh estetike, me peshë, domethënëse, në formë e në përmbajtje, gati i përkryer në stil. Ai rri si një zbukurim i kushtueshëm modern, si një gjerdan i mbushur me gurë antikë e perla të çmuara të thellësive. Madje është më shumë se kaq...! Këtu brenda ka zgjidhje!

700 Lekë
630 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Albanopoli (Qyteti që Dua)
Gjinia: Publicistikë
Autori: Alban Guri
Shtëpia botuese: Dritan
Viti: 2011
Fq. 144
Pesha: 0.17 kg
ISBN: 978-99956-21-62-9

Mbi librin

Ky botim, është një mozaik mendimesh, vargjesh dhe pikëpamjesh estetike, me peshë, domethënëse, në formë e në përmbajtje, gati i përkryer në stil. Ai rri si një zbukurim i kushtueshëm modern, si një gjerdan i mbushur me gurë antikë e perla të çmuara të thellësive. Madje është më shumë se kaq...! Këtu brenda ka zgjidhje!

Albanopoli nuk është gjë tjetër, veçse një tezë shkencore mbi qytetin e vjetër antik me po këtë emër, e servirur në vargje, një frymëzim. Këtë zbulim ia dedikoj qytetit tim, kryeqytetit tonë. E gjitha kjo nuk është rastësi. Ky territor u përzgjodh edhe njëherë mbas mijëra vjetësh, me një koncept enigmatik, si hapësira e duhur në të cilën do të hidheshin investimet më të mëdha gjatë viteve 1930-1944, si hapësira ku po konceptohej dhe do të ndërtohej kryeqyteti i ri i Lindjes, Roma e Re.

Kjo ndodhi,"çuditërisht", fill pasi u zbulua Butrinti më 1928. Ekzakt pasi u qartësua se nën baltën e shekujve, ndodhej edhe Apollonia e mahnitshme, Dyrrachiumi, e në fund Albanopoli. I kam kënduar në këtë poemë Qytetit që ishte, që nuk është më, por që në fakt e dua, e kërkoj, e ëndërroj dhe e thërras në frymëzimet e mia.

Libri veç të tjerave, Albanopolit dhe lirikës, stilit dhe përmbajtjes, ka brenda prozën e re, rrugën e Re, të qytetarisë së Re botërore, jo pagane, të Shqiptarisë së re. Mban sigurisht edhe ritmin e asaj shkolle të përkryer të Shqiptarisë klasike. Të atij nacionalizmi kulturor, ideor e gjenetik , i cili po censurohet nga çdo pushtet e konjukturë, prej më shumë se 70 vjetësh.

Në të gjithë kapitujt, paragrafet dhe argumentet e tij, Libri qëndron mbi gjithkënd... Edhe mbi vetë historinë, e cila shpeshherë kujton se mund të tallet me ne, se mund të na imponohet, me istrumentin e urisë apo të harresës. Në një mënyrë të re, moderne, avangard... madje nëse mund të themi, postmoderne, ky Libër na tregon se çfarë mendojmë ne të gjithë.

Tregon bisedat tona, ndjesitë tona, të cilat në fakt nuk i kemi shumë të qarta ... e për më tepër as nuk i shkruajmë. Qytetërimi lind me Fjalën dhe vijon me germat, me shkrimet e me librat. Prandaj, ne që sot tundim flamurin e kulturës e të dijes (e cila s&#39ka fund), duhet të mësojmë t&#39i shkruajmë ato që themi lart e poshtë, ato që mendojmë. Qytetërimet më të spikatura janë ato që pas shekujsh e mijëvjeçarësh, kanë lënë gjurmët e tyre, shkrimet e tyre, në gjuhët e tyre.

PASQYRA E LËNDËS

RRËNIMI EKONOMIK I PASHMANGSHËM NË KËTË KRIZË TË THELLË MORALI
DIELLI I TË GJITHËVE
ALBANOPOLI - QYTETI QË DUA
PENELOPA E ULIKSIT NË JERUZALEM
YJET JANË SHUMË AFËR
IDHNIMET, GZIMET DHE DASHNIA E PADËR ZEFIT
SI MOISIU NË SHKRETËTIRË
KUR INDIVIDËT I BASHKON VESI DHE JO VIRTYTI
KY VEND ËSHTË SHTËPIA E FUNDIT E HOMERIT
RRUGA E MESME, E MESMJA E ARTË- ZGJIDHJA FINALE TRADHTIA SHQIPTARIA - pjesa e parë SHQIPTARIA -pjesa e dytë
YJE MBI ALTAR
FUQIA E LATINISHTES -SIMILI SIMILIS GAUDET LATINIZMA: -SIMILI SIMILIS GAUDET- I NGJASHMI I GËZOHET TË NGJASHMIT
PËRRALLA E BRESHKËS DHE E LEPURIT - ZGJEDHJET NË SHQIPËRI - TEMPORA, O MORES QYTETËRIMI QËNDRON PËRMBI NE..
DUKE PRITUR TË DASHURËS SË NJË DITE
PAK PËR VETEN
VARGJET QË MBESIN
BUKURIA E NJË RREZE DIELLI

Detajet e librit
Te tjere
SKU001700
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Annuario, numri 2, 2013

Titulli: Annuario, numri 2, 2013Origjinali: Annuario, numri 2, 2013Gjinia: Revistë historike dhe antropologjikeShtëpia botuese: Qendra e Kërkimeve Historike dhe AntropologjikeViti: 2013Fq. 142Pesha: 0.199 kgISBN: 977-2225-6210-01
540 Lekë 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Annuario, numri 1, 2011

Titulli: Annuario, numri 1, 2011Origjinali: Annuario, numri 1, 2011Gjinia: Revistë historike dhe antropologjikeShtëpia botuese: Qendra e Kërkimeve Historike dhe AntropologjikeViti: 2011Fq. 160Pesha: 0.204 kgISBN: 977-2225-6210-01
540 Lekë 600 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Berk

Tingujt shungullues të shpirtit, Lazër Shantoja

Tingujt shungullues të shpirtit” është një përzgjedhje shkrimesh publicistike të Lazër Shantojës, kuruar dhe përgatitur për botim nga Arben Ndreca. Libri vjen si një bashkëpunim i botimeve “Berk” me Qendrën e Studimeve Albanologjike "Shejzat Pleiades". Në më shumë se 400 faqe, janë përmbledhur materiale publicistike të Shantojës, shkruar në një hark të...
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000619

Botuesi: Plejad

Tajar Zavalani, Misioni i shekullit XX

Vizioni i tij për ndryshimin e Shqipërisë ishte gjithmonë perëndimor, pikërisht Europa, andej nga i kishin sytë ai dhe bashkëkohësit e tij të kulturuar, por që morali dhe predikimet e tyre të bëheshin të besueshme, ata i referoheshin edhe mentalitetit psikologjik që përjetonte asokohe shoqëria shqiptare.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Pushteti i korruptuar, Rexhep Qosja

... liria mund të shfrytëzohet në mënyra të ndryshme prej njerëzve të ndryshëm: prej dikujt shfrytëzohet në radhë të parë për shprehje të lirë të mendimit; prej dikujt në radhë të parë për të fituar pasuri; prej dikujt në radhë të parë për të krijuar karrierë politike pavarësisht me çfarë mjetesh; prej dikujt për të penguar ngritjet e të merituarve dhe të...
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000846

Botuesi: Onufri

Keshtu foli At Zef Pllumi me gazetaret

Përmban intervista të përzjedhura me gazetarët: Ilir Yzeiru, Bardhyl Matraxhiu, Iliriana Stringa, Ilirian Agolli, Dom David Gjugja, Gjergj Meta, Belina Budini, Estela Ziu, Blendi Fevziu, Elsa Demo, Alqi Kociko, Dhurata Shehri, Milena Selimi, Persida Asllani dhe Ben Andoni.
720 Lekë 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Demokratura shqiptare në vështrimin e një të mërguari, Eugjen Mërlika

Asnjë ish – funksionar i organeve të dhunës apo partisë, asnjë përfaqësues i krimit shtetëror komunist, edhe para faktesh të qarta si drita e diellit, edhe para dëshmish e dokumentesh të pakundërshtueshme, nuk është vënë në bankën e të akuzuarve për t'u përgjigjur për jetë njerëzish të marra padrejtësisht.
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001301

Botuesi: Dituria

Ikje nga Bizanti, Pëllumb Xhufi

Titulli i këtij vëllimi shënon një moment të karrierës së vetë autorit, Pëllumb Xhufit, në vitin 2009, kohë kur ai shkëputet nga politika: ikja nga Bizanti është si të thuash ikje nga politika. Ky vëllim përfshin vetëm shkrime të zgjedhura të autorit, të botuara në shtypin e shkruar.
540 Lekë 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Mitrush Kuteli

Zëri im, Petraq Kolevica

Një arkitekt modern që nuk është në të njëjtën kohë urbanist, është një absurditet i krahasueshëm me një mjek që përdor magjinë për të shëruar të sëmurët. Në të kundërtën, një urbanist që nuk është arkitekt është si ai mjeku që i kuron të sëmurët në bazë të librave të doktrinave shkencore pa i ekzaminuar.
675 Lekë 750 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Plejad

Enciklopedi antologjike e mendimit shqiptar 1807-1957, Ndriçim Kulla, vol. 3

Lumin e madh të mendimit të një kombi që derdhet në detin e ndërgjegjies dhe historisë së tij, e pasurojnë natyrshëm prurjet e mendimtarëve më të mëdhenj ose të lëvrimit të temave më të mëdha që një mendim i caktuar shton për t'iu përballur domosdoshmërisë historike dhe shpirtërore të një vendi.
1 620 Lekë 1 800 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe