Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Perspektiva liberale, 12 ide pertej 2013, Grida Duma
  • Perspektiva liberale, 12 ide pertej 2013, Grida Duma

Perspektiva liberale, 12 ide përtej 2013, Grida Duma

UET Press

Një libër i rrallë i letrave tona të fushës së politologjisë, një skaner i panjohur deri më sot i mundësive dhe perspektivës liberale europianiste të Shqipërisë kështu siç është e siç mund të jetë, një esse në rangun e manifestit të liberalizmit shqiptar, shkruar me kompetencë të lartë nga një grua që ka zgjedhur të artikulojë midis kërkimit dhe angazhimit politik e qytetar.

1 500 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Perspektiva liberale, 12 ide përtej 2013
Origjinali: Perspektiva liberale, 12 ide përtej 2013
Gjinia: Shkenca politike
Autori: Grida Duma
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2014
Fq. 234
Pesha: 0.321 kg.
ISBN: 978-9928-4182-0-3

Komente mbi librin

"Një libër i rrallë i letrave tona të fushës së politologjisë, një skaner i panjohur deri më sot i mundësive dhe perspektivës liberale europianiste të Shqipërisë kështu siç është e siç mund të jetë, një esse në rangun e manifestit të liberalizmit shqiptar, shkruar me kompetencë të lartë nga një grua që ka zgjedhur të artikulojë midis kërkimit dhe angazhimit politik e qytetar."

Preç Zogaj

"Grida Duma hyri në përditshmërinë e jetës publike shqiptare me një sistem të menduari krejt të vetën, të ri dhe imponues. Libri i saj "12 përtej 2013" është konfirmim i një personaliteti tashmë të njohur. Mendimi dhe gjykimi i Grida Dumës ka thellësinë e një filozofi, debati dhe polemika zhdërvjelltësinë e një sofisti, humori gjithmonë njerëzor dhe i përmbajtur kripën e këndshme të mençurisë, fraza elegancën e stilistit. Grida Duma është një zbulim befasues, gjithmonë e lirë dhe e varur vetëm nga vetvetja. Ajo dhe kur nuk je në një mendje me të të detyron ta dëgjosh apo ta lexosh deri në fund dhe të mendosh...."

Bardhyl Londo

Detajet e librit
UET Press

Referencat specifike

isbn
9789928418203
ean13
9789928418203
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001106

Botuesi: Te tjere

Shoqëria e spektaklit, Guy Debord

Komunizmi (i pronarëve të proletariatit) dhe kapitalizmi (i pronarëve të kapitalit) për Debordin, ishin veç dy forma regjimi politik, njëra e bazuar mbi "spektakolaren e përqendruar" dhe tjetra mbi "spektakolaren e shpërhapur" të konsumizmit.
800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Zenit Editions

E pafilozofuara, Hysamedin Feraj

Ky është një filozofim lokal i një filozofie të pafilozofuar. Nëse popuj të tjerë kanë kaluar përvoja të ngjashme, ndoshta mund të vlejë dhe për ta. Nuk synohet krijimi i ndonjë filozofie të re, por vështrimi i realiteteve të ndryshme nga filozofi të ndryshme ekzistuese.
600 Lekë
More
Në gjendje

Filozofia dhe e ardhmja, Richard Rorty

Rorty pati një karrierë të gjatë dhe të larmishme akademike, duke përfshirë pozicionet si Stuart Profesor i Filozofisë në Universitetin Princeton, Kenan Profesor i Shkencave Humane në Universitetin e Virxhinias dhe Profesor i Letërsisë Krahasuese në Universitetin Stanford .
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: ACFOS-Albania

Balsami i Lumturisë, Muhammed Al-Gazzali

Thesaret e Zotit në të cilët duhet kërkuar ky shërim janë zemrat e profetëve, dhe ai që e kërkon gjetkë ka për të falimentuar me dëshpërim në “Ditën e Gjyqit” sepse atëherë ka për t’a kuptuar urdhërin e Kur’anit që thotë: “Sot të hoqmë perden e syve dhe nashti fakulteti yt shikues është i mprehtë”.
600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001266

Botuesi: Te tjere

Leviatani, Thomas Hobbes

Thomas Hobbes e shkroi Leviathan – in në fundin e Luftës Civile në Angli dhe e përfundoi pas mbarimit të saj, e kështu që Leviathan – i ka vulën e ngjarjeve të Luftës Civile. Por ky libër u mendua të kapërcente epokat dhe i tillë është.
500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Papirus

Tjetri, Ryszard Kapuscinski

Në këtë libër të shkurtër, të thjeshtë, mbushur me mençuri, Kapuscinski përpiqet të formulojë se ç’do të thotë të jesh Europian, jo-Europian, të jesh i kolonizuar, të jesh kolonizuesi, të kesh apo të imponosh identitet.
500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU002008

Botuesi: Dituria

Edhe një herë për teorinë e demokracisë, Giovanni Sartori

Ky është një përditim i shkëlqyer i veprës klasike të Sartorit, në të cilën ai rishikon teoritë kryesore të demokracisë së kohëve tona dhe përvijon me mprehtësi çështjet që dalin më në pah midis tyre. Sartori përmbledh një teori të vetën, të cilën ua paraqet lexuesve si një pikëpamje të re.
800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

Mosmarrëveshja, politikë dhe filozofi, Jacques Ranciere

Libri që keni në duar mëton të tregojë se si vullneti për ta zhdukur përçarjen dhe luftën sociale në emër të menaxhimit të arsyeshëm të interesave është njëkohësisht shkatërrim i vetë lidhjes politike si të tillë dhe se rizgjimi i pasioneve identitare dhe dhunës etnike është pasojë e drejtpërdrejtë e këtij shkatërrimi.
600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Njeriu i revoltuar, Albert Camus

Revolta nuk është kurrsesi një kërkesë për liri të plotë. Përkundrazi, revolta ngre padi ndaj lirisë së plotë. Ajo kundërshton pikërisht fuqinë e pakufizuar që i lejon një eprori të shkelë kufirin e ndaluar.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2778

Botuesi: Plejad

50 ide filozofike qe duhet t'i dije cdo njeri, Ben Dupre

Filozofia shihet si një prototip i disiplinave akademike, me praktikuesit e saj, të mbyllur në mënyrë të vendosur në kullat e tyre të fildishta, e veçuar nga problemet e jetës reale. Karikatura qëndron në shumë mënyra larg së vërtetës.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001061

Botuesi: Dituria

Të thuash gati të njëjtën gjë, përvoja e përkthimit, Umberto Eco

Ç'do të thotë të përkthesh? Të thuash të njëjtën gjë në një gjuhë tjetër. Por çfarë do të thotë "të njëjtën gjë"? Përmes gjuhësh të ndryshme dhe eksplorimeve në botën e përkthimit, Ekoja shpjegon që përkthimi është së pari një proces negocimi, që paraprihet nga interpretimi.
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Papirus

Etika dhe pafundësia, Emmanuel Levinas

Emmanuel Lévinas është filozofi i etikës dhe padyshim moralisti i vetëm i mendimit modern. Por, atyre që e konsiderojnë specialist të etikës, si të ishte etika një specialitet, këto pak faqe para leximit të veprave u mësojnë tezën thelbësore, që etika është filozofia fillestare, nga e cila fitojnë kuptim degët e tjera të metafizikës.
500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2703

Botuesi: Plejad

Mbi njeriun, Thoma D'Akuini

Rëndësia e jashtëzakonshme e mendimit d'akunian në historinë e filozofisë qëndron në sistemin e realizuar prej tij të një pasurie të tërë kulturore. Duke u bazuar te mendimi i Aristotelit, të përshtatur e të kristianizuar për së brendshmi, Thoma D'Akuini arriti të formojë një sistem të përbërë nga një rregull përgjigjesh të qarta e përfundimtare.
700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Morava

Ta shohësh diellin në sy, Irvin D. Yalom

Unë besoj se ne duhet të përballemi me vdekjen, ashtu sicc përballemi me frikërat e tjera. Duhet të mendojmë për fundin tonë final, të familjarizohemi me të, ta zbërthejmë e ta analizojmë, ta arsyetojmë dhe të heqim dorë nga shtrembërimet tmerruese të fëmijërisë për vdekjen.
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe