• Banner

Fjale per adoleshentet ose kompleksi i karavidhes, Catherine Dolto, Francoise Dolto, Colette Percheminier
  • Fjale per adoleshentet ose kompleksi i karavidhes, Catherine Dolto, Francoise Dolto, Colette Percheminier

Fjalë për adoleshentët ose kompleksi i karavidhes, Grup Autorësh

Për adoleshentët, Françoise Dolto thotë se janë si karavidhja gjatë shndërrimit, pa zhguall, përballë gjithë rreziqeve dhe me nevojën për të qenë një tjetër. Për t'i ndihmuar në përmbushjen e kësaj metamorfoze, e cila është si një lindje e dytë, F. Dolto, e bija, C. Dolto dhe C. Percheminier kanë shkruar këtë libër.

700 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Fjalë për adoleshentët ose kompleksi i karavidhes
Origjinali: Paroles puor adoleschents ou le complexe du homad
Gjinia: Psikologji
Autori: Grup Autorësh 
Shqipëroi: Jeta Toçilla
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2013
Fq. 168
Pesha: 0.224 kg.
ISBN: 978-9928-56-066-8

Mbi librin

Për adoleshentët, Françoise Dolto thotë se janë si karavidhja gjatë shndërrimit, pa zhguall, përballë gjithë rreziqeve dhe me nevojën për të qenë një tjetër. Për t'i ndihmuar në përmbushjen e kësaj metamorfoze, e cila është si një lindje e dytë, F. Dolto, e bija, C. Dolto dhe C. Percheminier kanë shkruar këtë libër.

Ai së pari iu drejtohet juve, adoleshentëve. Por ky libër është për të gjithë, për ta patur në shtëpi që ta lexojnë fëmijët, prindërit, të rinjtë e të rriturit që të përfitojnë prej tij. Libri "Fjalë për adoleshentët" jep ide për të dalë nga situatat e vështira, flet për gjërat që shpesh janë keqadresuar ose dëmtuar në jetën e përditshme si: miqësia, dashuria, seksualiteti, dhuna, droga, turpi, prindërit dhe adoleshentët.

Ai paralajmëron mbi kurthet e moshës dhe jep mbështetje për të bërë zgjedhjet, për të ndërmarrë rreziqet që çojnë drejt përgjegjësive dhe pavarësisë. Ai ndihmon gjithashtu prindërit të shkëputen nga fëmijët e tyre me sa më pak dhimbje dhe më tepër respekt.

Fragment nga libri

Adoleshenca është faza kalimtare që ndan fëmijërinë nga mosha madhore dhe që ka pubertetin si momentin qëndror të saj. Me thënë të drejtën, kufijtë nuk i ka të prerë me thikë. Pa dyshim, ajo që i ngjan më tepër është lindja.

Kur vijmë në këtë botë nga nëna na ndajnë duke na prerë kërthizën, por shpesh na del nga mendja se mes nënës dhe foshnjës ekziston një tjetër lidhje e jashtëzakonshme: placenta... Pa placentën, para lindjes do të qe e pamundur çdo formë jete, ama që të mund të jetosh pas lindjes detyrimisht duhet ta hedhësh tej atë.

Adoleshenca është si një lindje e dytë që kryhet hap pas hapi. Hap pas hapi duhet ta flakësh mburojën e familjes ashtu siç dikur ke braktisur placentën.

***

Ashtu si karavidhja që humbet zhguallin, e gjejmë veten adoleshentë me një pamje që ndryshon. Pak a shumë kjo është historia e të gjithë adoleshentëve. Kur ishim brenda zhguallit që na mbronte ndjeheshim shumë të bukur. Gjatë adoleshencës nuk reshtim së pyeturi: A jam i bukur? A jam i shëmtuar?

Nuk ndjehemi hiç mirë me puçrra në fytyrë. Ndjehemi shumë të gjatë, shumë të shëndoshë, shumë të ngathët... Shndërrimi është i pandalshëm: së brendshmi dhe së jashtmi. Gjatë kësaj periudhe nuk shqitemi nga pasqyra, si ajo prej kristali që na kthen ftohtësisht pamjen tonë ashtu edhe nga ai pasqyrim që kërkojmë për veten në sytë e të tjerëve.

Mirëpo pasqyra nuk mundet të tregojë me vërtetësi se ç'vërejnë të tjerët tek ne kur na shohin, pasi një fytyrë nuk tregon ç'personalitet fsheh për sa kohë ësthë e palëvizur....

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: OMBRA GVG

Kjo shtëpi nuk është hotel, Alberto Pellai

Ky është një libër, i cili nuk ju ofron receta të tipit: "Bëni këtë apo atë gjë me fëmijët tuaj", në vend të tyre ju do të keni mundësi të lexoni tregime dhe eksperienca që do të jenë të ngjashme me historitë, përvojën apo eksperiencat tuaja si prindër.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Mjaft më, Alberto Pellai

Gjithmonë ekziston një zgjidhje për çdo moshë... kjo është arsyeja përse titulli i këtij libri vjen në formën e një pasthirrme drejtuar një adoleshenti në vështirësi dhe shpesh është e domosdoshme dhe i drejtohet të gjithë atyre që në këtë shoqëri i trajtojnë fëmijët tanë si klientë të tregut të tyre të shfrenuar, si individë që janë gjithnjë të gatshëm...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Interpretimi i ëndrrave, Zigmund Frojd

Kur bëjmë studimin shkencor të ëndrrave, nisemi nga supozimi se ëndrra është fryt i veprimtarisë sonë shpirtërore, por sidoqoftë një ëndërr e gatshme na paraqitet si diçka e huaj, për krijimin e së cilës na duket se s'kemi gisht fare, gjë që e shprehim me anë të thënies: "Mu bë në ëndërr sikur...".

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Inteligjenca emocionale, Daniel Goleman

Deri në ditën kur psikologu Daniel Goleman botoi këtë libër, njerëzimi ishte i fiksuar me idenë që njeriu duhet të mësojë të zgjidhë ushtrime logjike të komplikuara, sa më shumë dhe sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të jetë i sukseshëm në biznes dhe në jetë. Por a mundet të “zgjidhësh” dashurinë si ushtrim logjik? Inteligjenca emocionale na...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Përse të tjerë duam dhe me të tjerë martohemi, Roza Sjabitova

Jo shumë kohë më parë fjala "shkesë" të sillte ndërmend komedinë e pavdekshme të Nikollaj Gogolit, "Martesa". Në shekullin tonë, kur të dashuruarit i vendosin të afërmit para faktit të kryer, fjala "shkesë" tingëllon si atavizëm. Prandaj, kur si e tillë u shfaq para publikut, psikologia e njohur Roza Sjabitova shkaktoi reagime të kundërta.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2262

Botuesi: Plejad

Drejt psikologjise se qenies, Abraham Maslow

Teoritë e Abraham Maslow - t të vetaktualizimit dhe hierarkisë së nevojave janë guri themeltar i psikologjisë humaniste moderne dhe asnjë libër nuk i mishëron kaq mirë këto ide sa libri i tij klasik: "Drejt psikologjisë së qenies".

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Vetëvlerësimi i fëmijëve 0 – 6 vjeç, Danielle Laporte

Vetëvlerësimi është siguria e brendshme e vlerave që mbartim, ndërgjegjia e të qenit një qenie e pashoqe, një njeri me pika të forta e kufij. Vetëvlerësimi lidhet fort me perceptimin që kemi ndaj vetes. Që nga lindja e deri në moshën 6 vjeçare, fëmijët krijojnë një imazh rreth vetes, duke i vëzhguar e duke i dëgjuar prindërit.

Çmimi 400 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Psikoanaliza fëminore, Zigmund Frojd

Vështirësia për të kryer në mënyrë të mjaftueshme disa vëzhgime, të cilat po i shtjelloj, ka ardhur si rrjedhojë e faktit se prindërit janë të prekur prej verbërisë në lidhje me këta interesa të fëmijëve, ose prej faktit se, duke mos mundur te shtiren se nuk i vënë re, përpiqen t'i mbysin.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Frika, Zigmund Frojd

Frika përfaqëson në vetvete diçka që mund të ndihet. Ne atë e quajmë gjendje afektive, ndonëse po ashtu nuk e dime ç'do të thotë afekt. Si ndjesi, frika karakterizohet nga një shenjë fare e qartë e diçkaje të pakëndshme, por me kaq nuk merr fund cilësia e saj: jo çdo gjë që ka karakterin e të pakëndshmes mund ta quajmë frikë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001295

Botuesi: Albas

Rruga në të cilën rrallë shkohet, Scott Peck

Libri i psikanalistit bashkëkohës Scott Peck "Rruga në të cilën rrallë shkohet" është nga më të lexuarit në botë. Njerëzit kanë gjetur në të një analizë të vërtetë dhe të sinqertë për ngritjen shpirtërore të vetvetes. Ky libër, më mirë se një duzinë ilaçesh, mund ta ndihmojë e ta lehtësojë secilin prej nesh për të bërë një zgjedhje sa më të drejtë,...

Çmimi 1 060 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Kjo shtëpi nuk është hotel, Alberto Pellai

Ky është një libër, i cili nuk ju ofron receta të tipit: "Bëni këtë apo atë gjë me fëmijët tuaj", në vend të tyre ju do të keni mundësi të lexoni tregime dhe eksperienca që do të jenë të ngjashme me historitë, përvojën apo eksperiencat tuaja si prindër.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000220

Botuesi: Cabej

Të jetosh, të dashurosh, të kuptohesh, Leo Buscaglia

Të jetosh, të dashurosh, të kuptohesh është një përmbledhje e mrekullueshme e leksioneve të Dr. Buscaglia, të mbajtura gjatë viteve 1970 dhe 1981. Ky libër është  një thesar frymëzues për ata që janë të gatshëm të pranojnë sfidën e jetës dhe të përfitojnë nga mrekullia e dashurisë.

Çmimi 790 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)