- Ka mbaruar

Banner
Nossrat Peseschkian rrëfen histori që krijojnë efekte, sepse ato sjellin të qeshura që e çlirojnë mendjen. Ai përshkruan shkurtimisht parimet e Psikoterapisë Pozitive për të treguar pse dhe si punon.
Titulli: Nëse dëshiron diçka që nuk e ke pasur kurrë, bëj diçka që nuk e ke bërë kurrë
Origjinali: If you want somethin that you never had, then do something you never did
Gjinia: Psikologji
Autori: Nossrat Peseschkian
Shqipëroi: Mirela Sula (Strugaj)
Shtëpia botuese: Self Help
Viti: 2011
Fq. 122
Pesha: 0.181 kg.
ISBN: 978-9928-4002-2-2
"Tregimet bëjnë për shpirtin atë çfarë mjekësia bën për trupin." Kjo thënie vjen në këtë libër nga përvoja e jetës. Tregimet e shkurtra të urtësisë, ndonjëherë sjellin efekt më shpejt se diskutimet apo analizat e gjata. Shpesh një ndryshim i papritur i perspektivës, vjen nga situata të cilat kanë një domethënie në fund.
Hapi i parë është të ndryshosh situatën në të cilën ndodhesh. Nossrat Peseschkian rrëfen histori që krijojnë efekte, sepse ato sjellin të qeshura që e çlirojnë mendjen. Ai përshkruan shkurtimisht parimet e Psikoterapisë Pozitive për të treguar pse dhe si punon.
Dr. Nossrat Peseschkian është profesor, i specializuar në neurologji, psikiatri, psikoterapi dhe mejkësi psikosomatike. Themelues dhe drejtues i Akademisë së Psikoterapisë në Wiesbaden për vite me radhë. Ai ka qenë lexues në Akademinë e Studimeve të Larta Mjekësore në "State Medical Chamber of Heseen".
Ka lindur në 1933 në Iran dhe ka jetuar në Gjermani që nga viti 1954. Ka ndjekur kërkime intensive dhe ka dhënë leksione në më shumë se 60 vende të botës. Ka fituar çmimin "Richard Merten" dhe është autor i disa librave të përkthyer në shumë gjuhë të botës. Nossrat Peseschkian është ndarë nga jeta dy vite më parë.
"Kur keni nevojë për një dorë që t'ju ndihmojë, shikoni se do ta gjeni atë në fund të krahur tuaj."
"Shumë njerëz shkatërrojnë shëndetin e tyre në gjysmën e parë të jetës për të fituar para dhe sukses dhe i shpenzojnë paratë në gjysmën e dytë të jetës për të fituar shëndetin e humbur."
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU001634
Botuesi: OMBRA GVG
Të gjithë përballemi me të gjitha llojet e çështjeve- strese, probleme të marrëdhënieve me njëri - tjetrin, probleme që kanë të bëjnë me punën, përgjegjësitë dhe mërzitje të përgjithshme. Në këtë libër, do të shpreh dy metoda shumë të rëndësishme- gjëra që mund të fillosh t'i bësh që sot , të cilat do të të ndihmojnë për t'iu përgjigjur jetës me më hijeshi.
Referenca: 2516
Botuesi: Pegi
Një libër revolucionues mbi rritjen personale që paraqet pesë mjete të efektshme për të ndryshuar jetën tuaj. Mjetet i jep zgjidhje problemit më të madh që kanë pacientët e psikoterapisë: pritja pambarimisht e gjatë për të nisur ndryshimin e jetës së tyre.
Botuesi: OMBRA GVG
Të gjithë ne kërkojmë mënyra të ndryshme për të pasur nën kontroll jetën, në familje, punë, në shëndet, ose në planet që kemi për të ardhmen. Sfidat e përditshme shpesh na dërrmojnë, duke na e bërë jetën më të vështirë nga çfarë është në të vërtetë. Lajmi i mirë është se përgjigjet gjenden përpara nesh. Dhe ato janë "Më të lehta nga se e mendoni".
Botuesi: Pema
Në këtë libër novator, eksperti i mirënjohur botëror Ken Robinson trajton fëmijët e mërzitur në klasë, punëtorët e zhgënjyer dhe të gjithë ne që ndihemi të frustruar, por s’e shpjegojmë dot pse – dhe na tregon se si të gjithë ne kemi nevojë ta gjejmë Elementin tonë.
Botuesi: Reklama
Mirela Sula aktualisht jeton e punon në Londër dhe njëkohësisht ndjek studimet e doktoraturës në Pslkologji ne Universitetin Regents. Para se të vinte në Londër, Mirela ka punuar si lektore e psikologjisë në Universitetin e Tiranës. Gjithashtu ka koordinuar "Rrjetin e Grave për Barazi në Vendimmarrje" dhe ka drejtuar "Qëndrën Shqiptare të Psikoterapisë...
Botuesi: Botart
Si të dalësh nga betejat rreth veshjeve, rregullit, grindjeve para se të nisen për në shkollë apo para gjumit? Prindërit kanë prirjen që t’i interpretojnë sjelljet e tepruara ose të bezdisshme të të vegjëlve si manifestime kundërshtimi, të një vullneti të keq, paturpësie. Të tjerë fajësojnë veten dhe kërkojnë traumën. Po sikur të ketë shkaqe të tjera?...
Referenca: 2684
Botuesi: Toena
Libri i Mirela Sulës, nga ata që kam lexuar së fundmi, është nga më të mirët dhe të dobishmit për të gjithë njerëzit sot, që dëshirojnë të kuptojnë fiksimet e tyre neurotike nga të cilat vuajnë pa fund dhe i prishin punë vetes dhe familjeve të tyre. Vetja është vlera më e madhe e njeriut, por armiku më i madh i vetes mund të bëhet po vetja.
Botuesi: Fan Noli
Faktet që na kanë shtyrë të pranojmë sundimin e parimit të kënaqësisë në jetën psikike, gjejnë gjithashtu shprehjen e tyre në hipotezën, sipas së cilës aparati psikik ka prirje për ta mbajtur sasinë e eksitimit të pranishëm në të sa më të ulur apo të paktën konstant.
Botuesi: Botart
Të gjithë e kanë të vëshitrë që të zotërojnë reagimet e tyre emocionale. Dhe të themi të vërtetën, edhe ne prindërit shpesh e humbasim kontrollin. Do t'i akuzonim me dëshirë se ata e kanë shtypur qëllimisht butonin për të na çorientuar...
Botuesi: Morava
Mijëra njerëz përjetojnë përvoja pragvdekjeje, por sipas arsyetimit të shkencëtarëve kjo është e pamundur. Doktor Eben Alexander ishte një prej këtyre shkencëtarëve. Si neurokirurg shumë i përgatitur nga ana shkencore, Alexanderi e dinte se përvojat e pragvdekjes krijonin ndjesinë e të vërtetës, por nuk ishin më shumë se fantazi të prodhuara nga truri në...
Botuesi: Onufri
Jo shumë kohë më parë fjala "shkesë" të sillte ndërmend komedinë e pavdekshme të Nikollaj Gogolit, "Martesa". Në shekullin tonë, kur të dashuruarit i vendosin të afërmit para faktit të kryer, fjala "shkesë" tingëllon si atavizëm. Prandaj, kur si e tillë u shfaq para publikut, psikologia e njohur Roza Sjabitova shkaktoi reagime të kundërta.
Botuesi: Fan Noli
Së bashku me karakterin duhet të kesh edhe idetë si një nga faktorët kryesorë të evolucionit të një qytetërimi. Ato veprojnë vetëm kur pas një evolucioni shumë të ngadalshëm janë shndërruar në ndjenja. Çdo qytetërim rrjedh nga një numër shumë i vogël i ideve kryesore të pranuara nga të gjithë.
Botuesi: Minerva
Paraja - investimi, financat personale dhe vendimet e biznesit - zakonisht mësohet si një fushë e bazuar në matematikë, ku të dhënat dhe formulat na tregojnë saktësisht se çfarë të bëjmë. Megjithatë, në jetën reale njerëzit nuk i marrin vendimet financiare në kompjuter.
Botuesi: Fan Noli
Në rast se një mjek praktikant psikoanalist pyet veten, se për çfarë vuajtjesh i kërkohet më shpesh ndihmë, atëherë ai, pa marrë parasysh frikën shumëformëshe, duhet të përgjigjet: nga impotenca psikike.
Botuesi: Botart
Vajzëria është një mision, një udhëtim për të grumbulluar dijen e nevojshme për të qenë grua. Ne jemi udhërrëfyesit e bijave tona në këtë kërkim. Për ta bërë këna na nevojiten udhërrëfyes të mirë, shembuj të mirë dhe sy të kthjellët.
Referenca: 2545
Botuesi: Plejad
Jean Piaget, psikolog zviceran, pioner i studimeve mbi zhvillimin e fëmijëve, që me veprën e tij të njohur në mbarë botën, arriti të ketë një ndikim dhe një efekt të thellë në fushën e psikologjisë, sociologjisë, edukimit dhe ligjit.
Referenca: 2262
Botuesi: Plejad
Teoritë e Abraham Maslow - t të vetaktualizimit dhe hierarkisë së nevojave janë guri themeltar i psikologjisë humaniste moderne dhe asnjë libër nuk i mishëron kaq mirë këto ide sa libri i tij klasik: "Drejt psikologjisë së qenies".
Botuesi: Botart
Vetëvlerësimi është siguria e brendshme e vlerave që mbartim, ndërgjegjia e të qenit një qenie e pashoqe, një njeri me pika të forta e kufij. Vetëvlerësimi lidhet fort me perceptimin që kemi ndaj vetes. Që nga lindja e deri në moshën 6 vjeçare, fëmijët krijojnë një imazh rreth vetes, duke i vëzhguar e duke i dëgjuar prindërit.
Botuesi: Fan Noli
Termi "histeri" zë fill në kohët më të lashta të mjekësisë dhe e ka prejardhjen nga paragjykimi, i kapërcyer vetëm në ditët tona, që e lidh neurozën me sëmundjet e aparatit gjenital femëror.
Nossrat Peseschkian rrëfen histori që krijojnë efekte, sepse ato sjellin të qeshura që e çlirojnë mendjen. Ai përshkruan shkurtimisht parimet e Psikoterapisë Pozitive për të treguar pse dhe si punon.