• Banner

Truri i fëmijës, Daniel J.Siegel, Tina Payne Bryson

"Truri i sipërm”, i cili merr vendime dhe vlerëson emocionet, është në ndërtim e sipër deri në mesin e të njëzetave. Dhe veçanërisht të  fëmijët e vegjël, truri i djathtë dhe emocionet e tij priren të sundojnë mbi logjikën e trurit të majtë. Nuk është e çuditshme që fëmijët të shpërthejnë me inat, të grinden ose të rrinë buzëvarur në heshtje.

1 500 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Truri i fëmijës

Origjinali: The Whole-Brain Child

Gjinia: Psikologjik

Autori: Daniel J.Siegel, Tina Payne Bryson

Shqipëroi: Danila Nika

Shtëpia botuese: Dukagjini

Viti: 2021

Fq. 290

Pesha: 0.267 kg

ISBN: 978-9951-05-436-2

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Në këtë libër praktik, Daniel J. Siegel, neuropsikiatër dhe autor i suksesit të bujshëm të librit Mindsight dhe ekspertja e prindërimit, Tina Payne Bryson, ofrojnë  një qasje revolucionare ndaj rritjes së fëmijëve me dy-mbëdhjetë strategji kryesore që nxisin zhvillimin e shëndetshëm të trurit, duke çuar në fëmijë më të qetë dhe më të lumtur. Autorët shpjegojnë zhvillimet e reja të shkencës bashkëkohore, se si janë te lidhura pjesët e trurit të një fëmije dhe se si e arrin ai pjekurinë e plotë të tij.

"Truri i sipërm”, i cili merr vendime dhe vlerëson emocionet, është në ndërtim e sipër deri në mesin e të njëzetave. Dhe veçanërisht të  fëmijët e vegjël, truri i djathtë dhe emocionet e tij priren të sundojnë mbi logjikën e trurit të majtë. Nuk është e çuditshme që fëmijët të shpërthejnë me inat, të grinden ose të rrinë buzëvarur në heshtje. Duke i vënë në zbatim këto zbulime në prindërimin e përditshëm, ju mund ta ktheni çdo zemërim, grindje apo frikë në një mundësi për të integruar trurin e fëmijës suaj dhe të nxisni një zhvillim të madh jetësor.

Truri i fëmijës si tërësi e integruar ju tregon se si të kultivoni një zhvillim të shëndetshëm emocional dhe intelektual, në mënyrë që fëmijët tuaj të mund të kenë një jetë të ekuilibruar, me vlera dhe t'i arrijnë qëllimet e tyre.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2684

Botuesi: Toena

Mos e ler mendjen te ike, Mirela Sula

Libri i Mirela Sulës, nga ata që kam lexuar së fundmi, është nga më të mirët dhe të dobishmit për të gjithë njerëzit sot, që dëshirojnë të kuptojnë fiksimet e tyre neurotike nga të cilat vuajnë pa fund dhe i prishin punë vetes dhe familjeve të tyre. Vetja është vlera më e madhe e njeriut, por armiku më i madh i vetes mund të bëhet po vetja.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMSCA-1

Mendo dhe bëhu i pasur, Napoleon Hill

Libri është një shtysë e shkëlqyer motivuese për zhvillimin e intelektit personal. Ndërsa nga titulli nënkuptohet se ky libër trajton temën se si të bëhesh i pasur, autori shpjegon se filozofia që mësohet në libër mund të përdoret për t'i ndihmuar njerëzit që të kenë sukses në të gjitha fushat e jetës dhe të bëjnë ose të arrijnë të jenë pothuajse çdo gjë...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001630

Botuesi: Helga's Secrets

Hipnoza ne praktikat klinike, Rick Voit, Molly Delaney

Hipnoza mund të përdoret për ta ndihmuar klientin të zhvillojë aftësi të relaksimit dhe përmirësimit të shëndetit, të orientojë dhimbjet fizike apo emocionale, të përmirësojë rendimentin. Gjithashtu, hipnoza mund të përdoret për të nxitur të pandërgjegjshmen që të veprojë ndërmjet seancave në një mënyrë trajtimi në gjendje të vetëdijshme.

Çmimi 900 Lekë
More
Ka mbaruar

Fund atakut të panikut, Dr. Nihat Kaya

Ndihem e pashpresë. Kam frikë se mos humbas kontrollin. Ajo që ke ti është 'atak paniku' më thonë. çfarë po përjetoj unë?" - Ja pra, përgjigjet për të gjitha këto dhe për më shumë gjenden në librin që mbani në duar...

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001634

Botuesi: OMBRA GVG

Mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla, Richard Carlson

Të gjithë përballemi me të gjitha llojet e çështjeve- strese, probleme të marrëdhënieve me njëri - tjetrin, probleme që kanë të bëjnë me punën, përgjegjësitë dhe mërzitje të përgjithshme. Në këtë libër, do të shpreh dy metoda shumë të rëndësishme- gjëra që mund të fillosh t'i bësh që sot , të cilat do të të ndihmojnë për t'iu përgjigjur jetës me më hijeshi.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Mjaft menduat, filloni të jetoni, Richard Carlson

Si mund të largoni mendimet negative dhe si mund ta bëni lumturinë një zakon? Richard Carlson, autori i librit të famshëm "Mos e vrisni mendjen për gjërat e vogla..." ju tregon çelësin si mund ta arrini këtë. Çlironi fuqinë e pozitivitetit dhe hapni dyert që të shijoni gëzimin në çdo ditë të jetës suaj.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Ese mbi psikoanalizën, Zigmund Frojd

Objekt i përshkrimeve të mia do të jetë vetëm kjo neurozë infantile. Me gjithë kërkesën e pacientit, refuzova të shkruaja historinë e plotë të sëmundjes, trajtimit dhe pasojave të saj, sepse kjo detyrë më dilte teknikisht e parealizueshme dhe nga ana sociale e papranueshme.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Hyrje në psikoanalizë, Sigmund Freud, vol. 1

Gjithë origjinaliteti i kësaj vepre, ku do ta përqendrojë vëmendjen lexuesi, shpjegohet me kushtet e lindjes së saj. Në leksione nuk ka mundësi të ruhet qetësia dhe gjakftohtësia e një traktati shkencor. Veç kësaj, para lektorit del detyra për ta tërhequr vëmendjen e dëgjuesit gjatë dy orëve.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMSCA-1

Psikologji praktike, Tomor H. Kokalari

Libri që keni në dorë, është një përpunim rrënjësor që i është bërë librit të përmendur më sipër, jo vetëm në formë, por edhe në përmbajtje, një përshtatje e tij për publikun tonë. Ky libër shërben për rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet njerëzve, përmirësimin e tyre duke u mbështetur në psikologjinë e njeriut.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2544

Botuesi: Plejad

Tipat psikologjike, Carl Gustav Jung

Ky libër, njëri nga dokumentet kyç të kulturës së sotme bashkëkohore, është rezultati përfundimtar i një periudhe 20 vjeçare studimesh, të kryera nga Jungu në fushën e psikologjisë praktike, në kërkim të veçantive karakterologjike që drejtojnë raportin e individit me botën.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)