Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
8,18  9,09 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
17,53  19,48 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,69  12,99 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Drejt psikologjisë së qenies, Abraham Maslow
  • Drejt psikologjisë së qenies, Abraham Maslow

Drejt psikologjisë së qenies, Abraham Maslow

2262
Plejad

Teoritë e Abraham Maslow - t të vetaktualizimit dhe hierarkisë së nevojave janë guri themeltar i psikologjisë humaniste moderne dhe asnjë libër nuk i mishëron kaq mirë këto ide sa libri i tij klasik: "Drejt psikologjisë së qenies".

10,39 
9,35  Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Drejt psikologjisë së qenies
Origjinali: Toward a psychology of being
Gjinia: Psikologji
Autori: Abraham Maslow
Shqipëroi:Xhadi Gjana
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2008
fq. 296
Pesha: 0.381 kg.
ISBN: 978-99956-706-8-9

Fragment nga vepra

Kapacitetet klithin për t'u përdorur dhe e ndërpresin britmën e tyre vetëm atëherë kur shfrytëzohen mirë... nuk është vetëm e gëzueshme t'i shfrytëzosh kapacitetet, po është e domosdoshme për zhvillimin. Aftësia apo kapaciteti i papërdorur mund të bëhet një vatër sëmundjeje ose të atrofizohet apo të zhduket, duke e reduktuar në këtë mënyrë personin.

Mbi librin

Teoritë e Abraham Maslow - t të vetaktualizimit dhe hierarkisë së nevojave janë guri themeltar i psikologjisë humaniste moderne dhe asnjë libër nuk i mishëron kaq mirë këto ide sa libri i tij klasik: "Drejt psikologjisë së qenies". Një libër i thellë, një libër ngacmues, ndikimi i të cilit vazhdon të përhapet më shumë se një çerek - shekulli pas vdekjes së autorit, përtej psikologjisë dhe kudo në teorinë humaniste, sociale dhe teoritë e drejtimit të biznesit.

E natyrisht, popullariteti i qëndrueshëm i librit buron nga pyetjet e rëndësishme që ngre dhe përgjigjet që siguron në lidhje me atë ç'ka është themelore për natyrën njerëzore dhe mbarëvajtjen psikologjike dhe atë ç'ka është e domosdoshme për të përkrahur, mbrojtur dhe rikthyer mbarëvajtjen mendore dhe emocionale.

Por suksesi i saj ka të bëjë gjithashtu me aftësinë unike të Maslow – t për të përçuar me pasion, saktësi dhe qartësi të mahnitshme koncepte të vështira filozofike dhe, përmes fuqisë së fjalëve të tij, të ndez tek lexuesit një ndjenjë të gëzimit dhe tërësisë krijuese drejt së cilës ne, si qenie të afta të vetaktualizimit, luftojmë.

Detajet e librit
Plejad
2262
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Fjalë për adoleshentët ose kompleksi i karavidhes, Grup Autorësh

Për adoleshentët, Françoise Dolto thotë se janë si karavidhja gjatë shndërrimit, pa zhguall, përballë gjithë rreziqeve dhe me nevojën për të qenë një tjetër. Për t'i ndihmuar në përmbushjen e kësaj metamorfoze, e cila është si një lindje e dytë, F. Dolto, e bija, C. Dolto dhe C. Percheminier kanë shkruar këtë libër.
8,18  9,09 
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Rritja e vajzave, Steve Biddulph

Vajzëria është një mision, një udhëtim për të grumbulluar dijen e nevojshme për të qenë grua. Ne jemi udhërrëfyesit e bijave tona në këtë kërkim. Për ta bërë këna na nevojiten udhërrëfyes të mirë, shembuj të mirë dhe sy të kthjellët.
9,35  10,39 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001819

Botuesi: Plejad

Seksi qe ne agimet e tij, Christopher Ryan dhe Cacilda Jetha

Ky libër është një dallgë ndryshuese për pjesën më të madhe të atyre ideve të mëdha që ekzistojnë mbi natyrën njerëzore: se varfëria është një pasojë e pashmangshme e jetës në tokë, se njerëzimi është prej natyre i keq, dhe më e rëndësishmja, se njerëzimi evoluoi drejt monogamisë...
14,61  16,23 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Frika, Zigmund Frojd

Frika përfaqëson në vetvete diçka që mund të ndihet. Ne atë e quajmë gjendje afektive, ndonëse po ashtu nuk e dime ç'do të thotë afekt. Si ndjesi, frika karakterizohet nga një shenjë fare e qartë e diçkaje të pakëndshme, por me kaq nuk merr fund cilësia e saj: jo çdo gjë që ka karakterin e të pakëndshmes mund ta quajmë frikë.
11,69  12,99 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dritan Tirana

Psikologjia dhe Besimi, Carl Gustav Jung

Duke përdorur një sasi të konsiderueshme materiali prej letërsisë së lashtë dhe mesjetare gnostike, alkimike dhe të okultit, ai diskuton simbolizmat fetarë të proceseve të pavetëdijes dhe vazhdimësinë e mundshme të formave fetare, që janë shfaqur dhe rishfaqur gjatë shekujve.
8,18  9,09 
More
Në gjendje

Botuesi: Plejad

Interpretimi i ëndrrave, Sigmund Freud

Në këtë vëllim jam përpjekur të bëj një paraqitje të interpretimit të ëndrrave dhe me këtë nuk e kam kapëcyer, besoj, sferën e interesit që mbulon neuropatologjia. Sepse kërkimi psikologjik tregon se ëndrra është formacioni i parë i një grupi fenomenesh anormale psikike, formacionet e tjera të të cilit, të tilla si fobitë histerike, fiksimet dhe deliret.
14,03  15,58 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Psikologjia analitike, Carl Gustav Jung

Në shoqërinë primitive kanë ekzistuar dy tipa të njerëzve të fortë. Njëri prej tyre është udhëheqësi më i fuqishëm dhe i fortë fizikisht se të gjithë rivalët e tij, tjetri është shamani, një besnik i kultit, jo i fortë në vetvete, por për shkak të pushtetit që kanë projektuar për të njerëzit.
8,18  9,09 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dukagjini

Truri i fëmijës, Daniel J.Siegel, Tina Payne Bryson

"Truri i sipërm”, i cili merr vendime dhe vlerëson emocionet, është në ndërtim e sipër deri në mesin e të njëzetave. Dhe veçanërisht të  fëmijët e vegjël, truri i djathtë dhe emocionet e tij priren të sundojnë mbi logjikën e trurit të majtë. Nuk është e çuditshme që fëmijët të shpërthejnë me inat, të grinden ose të rrinë buzëvarur në heshtje.
17,53  19,48 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Totemi dhe tabuja, Zigmund Frojd

"Një ditë vëllezërit e dëbuar u bashkuan, vranë dhe hëngrën të atin, gjë që i dha fund ekzistencës së hordhisë atërore". Kështu e përmbledh Frojdi "mitin e madh shkencor", me anën e të cilit ai kërkon të shpjegojë lindjen e njerëzimit.
11,69  12,99 
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001150

Botuesi: Dituria

Totem dhe Tabu, Sigmund Freud

Totem dhe tabu është një nga veprat më të mëdha klasike të psikologjisë. Tabuja është lehtësisht e kuptueshme, sepse, siç shkruante Frojdi në Parathënie, “tabuja ekziston ende midis nesh”. Totemi është  më pak i qartë, sepse është më larg nesh.
8,18  9,09 
More
Ka mbaruar