Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Zoti zbret mbi jasemine, Shqiponja Axhami
  • Zoti zbret mbi jasemine, Shqiponja Axhami

Zoti zbret mbi jaseminë, Shqiponja Axhami

Onufri

Ishin të mbjella të mbara sivjet; mos u habisni pse jam e ngazëllyer gjithmonë mbas të mbjellave. Nëna ime më lindi pas të mbjellave. Kishte kokrra fare misri nëpër mëngët e përvjelura të bluzës kur më lëshoi në shtrojën e vjetër.

700 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Zoti zbret mbi jaseminë (kopertinë e trashë)
Origjinali: Zoti zbret mbi jaseminë
Gjinia: Poezi
Autori: Shqiponja Axhami
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2016
Fq. 134
Pesha: 0.354 kg.
ISBN: 978-9928-226-24-2

Koment nga Agron Tufa

"Gjuha është shtëpia e Qenies dhe në të bun njeriu". Mendimtarët dhe poetët – janë ruajtësit e kësaj banese. Duke u reduktuar sa më thjesht këtë postulat të filozofit gjerman, Martin Hajdeger, shtrojmë kështu problemin e vetëhapjes së njeriut përmes ligjërimit artistik.

E theksoj fort, se misteri i kësaj vetëhapjeje është, para së gjithash, një privilegj i veçantë i poetëve. Dhe një vetëhapje e tillë e misterit të Qenies ndodh veçse në Gjuhë. Dhe jo në gjuhën shkencore, por në gjuhën poetike; në gjuhën e poezisë. Mendimtarët dhe poetët janë ruajtës (sogjetarë) të kësaj bujtine të qenies.

Qenia ende pret momentin e saj, gjerkur ajo të bëhet objekt i mendimit njerëzor. Por, që ta dëgjojë qenien përmes reflekseve të ekzistencës, poetit i duhet si minimum t'i jepet, t'i dorëzohet pushtetit të gjuhës, si parakusht për të qenë i lirë, sepse vetëm kështu poeti është në gjendje të receptojë të vërtetën në tërësi dhe të vërtetat e tij, në veçanti.

Si Liria, ashtu edhe e Vërteta janë dhunti të Qenies, e cila i hapet, siç thamë, ligjërimit artistik të poetit. Poezia në thelb ka punë me sqarimin e vetvetes së lënduar, të kërcënuar, të margjinalizuar e në daçi – të tjetërsuar – në raport me Lirinë dhe të Vërtetën, si dy instanca që intensifikojnë të ashtuquajturin monolog lirik.

Ky postulat, kuptohet, nuk është gjithëpërfshirës, as universal, por ka vend të padiskutueshëm për tipin e poezisë monologjike e konfesionale, sikundërsa i përket (sipas meje) këtij tipi, poezia e znj. Shqiponja Axhamit.

Poezitë e saj janë të sinqerta, të drejtpërdrejta; ato shpërthejnë menjëherë, që në vargun e parë, që në imazhin zanafillor, por kujdes: nuk është fjala për një sinqeritet vulgar, me çfarë shpesh ngatërrohet cektësia e poezisë, varfëria e idesë, imazhet e shpëlara apo vargjet e ngopura me formula klishe.

Përkundrazi! Shqiponja Axhami është e gjitha një shqisë poetike që orientohet me intuitë dhe instinkt. Duke u rrëkëllyer nga poezia në poezi, kuadri i imazheve të brendshme lëviz në një si film disi të marrtë në të cilit vërtiten, këmbehen, kalojnë në retrospektivë detaje, silueta kohërash, heronjsh e mjeranësh, florë, rreshje, peizazhe e nokturne, kafshë e urbane – të gjitha – njerëz e sende përbëjnë një shirit filmik të ngadaltë e të mundimshëm, herë ngazëllues e herë të ankthshëm, herë kremtues e herë të përzishëm.

Mund madje t'u përcaktosh këtyre poezive një gjendje të përafërt ngjyrimi e drite: muzgu ose agsholi. Poezitë e znj. Axhami, sikundër paraqitet në këtë vëllim, sinqeritetin e kanë në seriozitetin e objektit të ligjërimit poetik, në vektorin e brendshëm të përjetimit, në stilin dhe tendosjen e diksionit të saj në varg.

Në poezinë e saj rreh pulsi dramatik i përjetimit përmes monologun intensiv, që përshkallëzohet deri në oktavën më të epërme të zërit të saj.

Koment nga autorja

Ishin të mbjella të mbara sivjet; mos u habisni pse jam e ngazëllyer gjithmonë mbas të mbjellave. Nëna ime më lindi pas të mbjellave. Kishte kokrra fare misri nëpër mëngët e përvjelura të bluzës kur më lëshoi në shtrojën e vjetër.

Ndaj, ndoshta një pjesë imja mbetet lëndinave, urive, fshatrave. Nuk e di, por në mënyrë të pashmangshme u mbrujt brenda meje ninulla e saj, kënga e saj e dasmave, vaji i vdekjeve, ecja e saj në oborrin e gurtë poshtë një hënëzimi plot yje.

Veshjet e saj me qindra ngjyra endur vekëve. Iku herët. E kështu mes dhimbjes, mallit, në shtëpizën e vjetër që mbante aromën e borzilokut të rrobave të saj, nën muzikën e fyejve dhe të një lahute që i ra deri në vdekje i verbëri i asaj lagjeje, unë nxora prej vetes poezinë. Pranomëni.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928226242
ean13
9789928226242
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Këngë e verdhë zogu në mesnatë, Alisa Veliaj

Poezitë e Velajt botohen gjerësisht në gazeta dhe revista në gjuhën angleze, por jo vetëm. Në vitin 2014, Alisa Velaj ka hyrë në shortlistën e çmimit prestigjoz të poezisë “Erbacce Prize Poetry Award” në Angli. Në fushën e studimeve letrare, Velaj mban titullin shkencor “Doktore e Shkencave Filologjike”.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Transkript nga krevati tjetër, Ervin Hatibi

Gurore dhe robër lufte nën Gjinkalla të Sirakuzës E sata herë në histori që shkruhet  Për ta: djem Athine, robër dërrmuar Nën gjinkalla siciliane Gjinkalla mesdite, metronomë Robër athinas që recitojnë Në radhë, zinxhirët prush në qafë Para kritikut letrar lokal Buzët plagë, përcëlluar Kishin sulmuar Sirakuzën
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001956

Botuesi: Toena

Shtegtim pulebardhe, Alma Papamihali

Poetja Alma Papamihali është delikate, e dashuruar, që i qëmton me kujdes motivet dhe i punon me durim vargjet si te gdhendura në filigrane. Por nga ana tjetër, ajo është poete, ku herë - herë në mënyrë të natyrshme merr vrull shpirti bohem.
500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Si shpend i ngujuem, Havzi Nela

Të gjitha këto që kam shkruar deri këtu, me vjet të tana kanë qëndrue në tru dhe duke i përsëritë me vetveten, me kokë nën jorgan, ose në vende ku isha ma i vetmuem, kam mundë me i ruejtë në kujtesë.
600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2341

Botuesi: Toena

Shen Shiu, Bardhyl Londo

Bardhyl Londo është një nga poetët më të mëdhenj bashkëkohorë dhe do të thoja nga më modernët. Forca morale e një kulture letrare (dhe jo vetëm letrare) e dhënë nëpërmjet mënyrave shprehëse me një semantikë tejet të thjeshtë, si dhe aftësia për të bërë poetike shprehjen e thjeshtë, është padyshim mjeshtëri e spikatu
400 Lekë
More
Ka mbaruar

Kam etje, Erlind Sulko

Dikur të kërkoja i etur Mes vargjeve të thyera Dhe fjalëve të plasaritura
300 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: OMBRA GVG

Pothuajse dje, Luljeta Lleshanaku

Ajo është një krijuese e talentuar e krahasimit... Ky mjet shfaqet shumë unik tek Lleshanaku. Është me rëndësi të theksojmë që ekziston rreziku, që ky mjet, mund të kthehet në zakon, por në përgjithësi krahasimet e Lleshanakut veprojnë më tepër si një akt skicimi, duke përcaktuar koordinata të saktë në një territor, që për në, për fat, mbetet i panjohur...
700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Me vete kam gjithnjë një Evë, Skënder Rusi

Nëse poezia është një akt hyjnor, keni lexuar librin e një shenjtori: Shën Skënderi i Korçës. Në altarin e perëndive të artit për dashurinë Ai është patjetër përçori, shenjti kryesor, ikonës së të cilit i janë drejtuar e do t'i drejtohen të dashuruarit dhe gjithë ata që banojnë në trevën e ndjenjave.
700 Lekë
More
Në gjendje