Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,93 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10,41 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Shpirt, i embel shpirt, Leom
  • Shpirt, i embel shpirt, Leom

Shpirt, i ëmbël shpirt, Leom

Te tjere

Leom Kolmnela vjen me këtë vëllim me sonete, duke u përpjekur të shprehë gjithë pasionin e tij nëpërmjet tyre. Sonetet e tij dallohen për natyrën e ndjeshme, për motivin e dashurisë në të gjitha trajtat dhe për nivelin artistik.

6,25 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shpirt, i ëmbël shpirt
Origjinali: Shpirt, i ëmbël shpirt
Gjinia: Poezi
Autori: Leom
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2015
Fq. 288
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-9928-205-09-4

Mbi librin

Leom Kolmnela vjen me këtë vëllim me sonete, duke u përpjekur të shprehë gjithë pasionin e tij nëpërmjet tyre. Sonetet e tij dallohen për natyrën e ndjeshme, për motivin e dashurisë në të gjitha trajtat dhe për nivelin artistik.

Komunikimi i autorit vjen i realizuar artistikisht mes impulseve të brendshme dhe detajeve, reflekseve të së përditshmes. Poezia e tij rrjedh lirshëm, duke na dhuruar kënaqësi dhe qetësi. Teksa lexon këto sonete, e para gjë që të godet është një optimizëm që duket se ngre krye sa herë ka përpara një vështirësi.

Fragment nga libri

Nuk ka në botë varg të papërsosur
Që dalë ka nga një shpirt i plagosur.

Nuk ka asgjë në botë si dashurinë
Ata që nuk e dinë le ta dinë.

S'ka shpirt që dashuruar s'është njëherë
S'ka zemër që nga ndjenja s'është lënduar
S'ka jetë që nga dashuritë s'mori vlerë
Nuk vdiq askush njëherë pa dashuruar.

Ti ndje, o shpirt, e ëmbël shpirt
Jeton bota për ty dhe ti për të
dashuria është ajo që të jep dritë
më të shtrenjtë se dashurinë s'ka asgjë.

Ti ndje përherë, o shpirt i kulluar
Ti shpirt që qan e qesh e ti që dhemb
Ti shpirt që për dashurinë ke luftuar
Ti shpirt që vuajtjen e ktheve në këngë.

Qofsh shpirt i mirë, i bardhë apo i zi
I mbytur je përherë në dashuri.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928205094
ean13
9789928205094
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Ndalohen të huajt, Gezim Kikija

Sapo kishte ngjitur shkallën e fundit, kur këmbët i ngecën në vend. Përpara tij, mu në hyrje të urës, qëndronte një tabelë e madhe: "Ndalohen të huajt!". Një herë deshi ta shpërfillte atë urdhër të kobshëm.
5,21 
More
Në gjendje

Referenca: 2248

Botuesi: Botimet Dudaj

Puthja e fundit, Irma Kurti

Vëllimi poetik i Irma Kurtit sjell për lexuesin lirika që përshkohen nga ndjenja e dashurisë dhe e dhimbjes së pafund për humbjen e njeriut të dashur. Vargjet sjellin gjithashtu çaste të paharrueshme, copëza kujtimesh, ëndrra të këputura e zhgënjime në kërkim të dikujt që ndoshta nuk ekziston.
2,60 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Skanderbeg Books

Burri që më do mua, Adriatike Lami

Ej, mos qeshni femra moderne,Pas perdesh me shkëlqim fshihni lirinë;Se dashuria e vërtetë mban peng të gjitha dashuritë,Dhe jeton pas vdekjes, pas tradhëtisë,Dhe përmes një burri tjetër.
6,25 
More
Në gjendje

Botuesi: Dritëro

I përndjekuri i dashurisë, Dritëro Agolli

"I përndjekuri i dashurisë" është libri më i fundit shtëpisë botuese "Dritëro". "I përndjekuri i dashurisë" është një përmbledhje e poezive më të bukura të dashurisë, të shkruara që nga viti 1960 e në vijim nga shkrimtari Dritëro Agolli.
6,25 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Vetëm të vdekurit pendohen, Skënder Buçpapaj

Është poemë për Nënën e poetit dhe poemë që eksploron enigmën e jetës, një obsesion eternal i poetëve, të cilët ndihen mbi tokë si zëdhënësit e të Plotfuqishmit, sepse arrijnë t'i sendërtojnë ndjenjat, t'i bëjnë të prekshme e vajtuese vuajtjet, pikëllimin, të zëshëm gëzimin, simbolet abstrakte të universit e gjithësisë.
7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Naimi

Erotizmi në letërsinë shqipe, Blerina Goce

Me monografinë “Erotizmi në letërsinë shqipe”, shoqëruar me një antologji, Blerina Goce është e para autore shqiptare që i vë qëllim vetes të gjejë kufijtë midis lirikës së dashurisë dhe lirikës erotike, duke naviguar nëpër ngushticat terminologjike po aq sa edhe në një mjedis të pajtuar me erzin letrar dhe namuzin gjuhësor; ca më shumë me mendësinë...
10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Oksimoron, Maklena F. Nika

Do të dalloja tregimin hyrës “Blu” mbi vetminë, ku ajo përshkruan disa variacione vetmish (vetminë e mërzisë, vetminë e trishtimit, vetminë e nostalgjisë, vetminë e ekzistencës, vetminë e vdekjes) brenda vetmisë së saj, të cilat janë aq të ndryshme, deri të kundërta. Pluraliteti i subjektit të saj të mahnit, dhe kjo shfaqet si atribut i objektit të saj...
7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Këngët e Milosaos, Jeronim De Rada

Përshtatja e poemës Këngët e Milosaos në gjuhën e sotme shqipe nga studiuesi Dhimitër Shuteriqi e lehtëson dhe e bën më të afërt komunikimin e lexuesit të shek. XXI me këtë vepër të De Radës, shkruar në dialektin e arbëreshëve të Kalabrisë. Është menduar që, veçanërisht për nxënësit, studentët dhe lexuesit e specializuar, të përfshihet në këtë botim edhe...
7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Irisoft Education

Romancë Divjakase, Miço Mone

Ashtu si më bënë mua të më lindë ky monolog, mbas çdo takimi nga largë me këto tre shtojzavalle dhe hedhja me një frymë në telajo, që konkretizuan një nga ekspozitat më të bukura për mua. Këto tre elementë, poezia, monologu im në prozë dhe pikturat e kësaj stine të lirisë, do tju bëjnë të ri jetoni këtë perlë lirie, që ishte në shpërthimin e saj dhe që...
7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Jubileu i shiut të çmendur, Skënder Buçpapaj

Skënder Buçpapaj e përfshin të gjithë leksikun e gjuhës shqipe, në mënyrën më elegante supreme, mjeshtër i metaforave dhe asosacioneve, mjeshtër i figurave të kuptimit e shqiptimit poetik, mjeshtër i kontrasteve, duket se i ka shterur të gjitha fjalët e kësaj jete, asnjë objekt i kësaj bote s'ka mbetur jashtë orbitës së poetit pa u përmendur.
7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU002072

Botuesi: Onufri

Palimpsest, Martin Camaj

Rreziku i vëzhgimit të cekët, asnjë milimetër i thellë, në shpirtin e veprës është brenga më e madhe e Camajt përballë veprës së tij të kryer. E kryer, e përfunduar në formën e saj gjuhësore kombëtare, çdo gur i ngrehinës së tij poetike mbart erën e shekujve të traditës klasike që e kanë ushqyer.
5,21 
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2352

Botuesi: Botimet Dudaj

E pashe boten, Leom

E pashë botënIsh një kupolë e trishtëQë shtrihejSi një gjethe e dhimbjesE pakuptueshme si një hijeQë lë pas të vërteta pa shkakE bukur si një hije me nurin eGjithë njerëzisë veshurE pashe botën,Duke qarë dhe të qeshur.
4,16 
More
In Stock