- Çmim i zbritur

Banner
Por, kur kthehet një mbrëmje në shtëpi, zbulon se e shoqja, Ryjaja, një lexuese e thekur e romaneve policeske, e ka braktisur, duke ia shpjeguar arsyen e largimit me një copëz letre prej nëntëmbëdhjetë fjalësh që i ka lënë. Galipi nis të ndjekë gjurmët e së shoqes dhe vëren se njëherësh me të, kanë humbur edhe gjurmët e Xhelalit, të gjysmëvëllait të saj, një gazetar shumë i njohur.
Titulli: Libri i zi
Origjinali: Kara kitap
Gjinia: Roman
Autori: Orhan Pamuk
Shqipëroi: Hysen Voci
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2020
Fq.: 560
Pesha: 0.546 kg
ISBN: 978-9928-4279-7-7
Galipi, një avokat nga Stambolli, pinjoll i një familjeje të madhe, ka hyrë në rutinën e martesës së tij, edhe pse e ka prekur ëndrrën: është martuar me vajzën që ka dashur qysh në fëmijëri, e cila është njëherësh edhe kushërira e tij e parë. Por, kur kthehet një mbrëmje në shtëpi, zbulon se e shoqja, Ryjaja, një lexuese e thekur e romaneve policeske, e ka braktisur, duke ia shpjeguar arsyen e largimit me një copëz letre prej nëntëmbëdhjetë fjalësh që i ka lënë. Galipi nis të ndjekë gjurmët e së shoqes dhe vëren se njëherësh me të, kanë humbur edhe gjurmët e Xhelalit, të gjysmëvëllait të saj, një gazetar shumë i njohur.
Orhan Pamuk ndërthur historinë prej “detektivi” të Galipit, me kronikat e shkruara nga Xhelali ndër vite dhe ndërton një histori të pazakontë. Tek endet në kërkim të Ryjasë së tij të dashur, avokati ynë do ta përshkruajë mahnitshëm Stambollin e paqetë e plot kaos të fillimit të viteve 70-të, mu pas grushtit të fundit të shtetit, mes trazirash politike që nisën qysh pas vdekjes së Ataturkut. Përse e ka lënë Ryjaja aq befas? Galipi nuk është më i qetë në lëkurën e vet dhe nis ngadalë mu si një dytës, të marrë identitetin e Xhelalit, njeriut që ka adhuruar më së shumti në jetë, nis të flejë natën në shtratin e tjetrit dhe të veshë përnjëmend rrobat e tjetrit, t’i përgjigjet telefonit tëtij, madje zë e shkruan edhe kolonat e tij të gazetës. “Libri izi” është një sagë mahnitëse, një rrëfim plot mistere që të lë pa frymë dhe që me densitetin e ndodhive dhe peshën e së shkuarës që bart, të çon në zemër të një historie mbresuese.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU000597
Botuesi: Skanderbeg Books
Një grup i zgjedhur miniaturistësh të oborrit të Sulltan Muratit III, janë ngarkuar të përgatisin librin që i plotpushtetshmi i Lindjes do t'ia bëjë dhuratë një të plotpushtetshmi në Perëndim.
Referenca: SKU000606
Botuesi: Skanderbeg Books
Poeti i njohur turk Ka, i cili prej vitesh jeton si emigrant në Gjermani, kthehet në atdhe. Ai rrugëton për në verilindje të vendit dhe mbërrin në qytetin kufitar Kars, dimrat e të cilit janë të acartë e të akullt.
Referenca: SKU001239
Botuesi: Skanderbeg Books
Duke shkruar një rrëfim mbi ngjarjet e largëta historike, autori nënvizon historinë e tij dhe të familjes, përmes rrëfimeve të gjyshes, fotografive dhe gravurave. Dhe s'ka rëndësi, në është fjala për vizitën e Floberit në Stambollin e vitit 1850 apo për marrjen e Konstandinopolit.
Referenca: SKU001673
Botuesi: Skanderbeg Books
Vepra voluminoze është shkruar dhe është botuar dy vjet pas marrjes së Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2006. "Muzeu i pafajësisë" është një histori magjepsëse dashurie, me një shtritje të gjatë në kohë dhe një densitet të lartë emocional.
Botuesi: Skanderbeg Books
Është Stambolli i viteve '80, kur Xhemi, një gjimnazist i etur për libra, duhet t'i nxjerrë vetë paratë për të shkuar në universitet, ngaqë i ati, një aktivist i majtë, zhduket shpesh nga jeta e tyre familjare.
Botuesi: Skanderbeg Books
"Xhevdet beu dhe të bijtë" është romani i parë i autorit nobelist, Orhan Pamuk, i shkruar në vitin 1979, në formën e një kronike të gjatë familjare e me sfond të theksuar historik. Ndërsa e shkruante këtë vepër, Turqia po kalonte një nga turbullirat më të ashpra politike të historisë së saj; ishin ditët e vrullshme para grushtit të shtetit, përvoja e...
Referenca: SKU001315
Botuesi: Tirana Times
Windisch e ka të kotë të japë thasë mielli dhe të paguajë, pasaporta e tij e premtuar nuk vjen që nuk vjen. E bija e tij, Amelia, i jepet milicit dhe priftit, pikërisht për këtë qëllim. Një ditë, ata do të nisen përmes hullisë së plasaritur gri të udhës që Windisch e bënte për të vajtur tek mulliri.
Referenca: 2928
Botuesi: Tirana Times
Romani "Çdo gjë që kam e mbaj me vete" i Herta Müller është ngjarje. Në një roman poetik të jashtëzakonshëm, ajo tregon për fatin e një të riu nga Transilvania e Rumanisë në një kamp pune rus.
Referenca: SKU001528
Botuesi: Skanderbeg Books
Rikardoja, qysh fëmijë atje në vendin e lindjes së tij, në Lima, ka ushqyer një ëndërr: Të jetojë në Paris. Por ritakimi me Lili kiliankën, një dashuri e hershme e adoleshencës, do ta shtyjë të ndryshojë gjithçka të tij. Vajza aventuriere, pragmatiste, e paqetë, do ta zvarrisë përtej botës së vogël të ambicjeve të tij.
Botuesi: Buzuku
Në sheshin Pereire u ulëm në verandën e Hortensiave. Hutes i pëlqente kjo kafene, sepse karriget ishin me thupra, "si dikur".
Botuesi: Te tjere
Arena e veprimit në romanin e Manit është sanatoriumi Berghof, i cili jo vetëm gjeografikisht gjendet në male, por që, sikundër Mali magjik në veprat e vjetra, përfaqëson një botë të mbyllur hermetikisht. Izolimi i tij krijon kushte për një përqendrim karakteresh përfaqësues, veprimtaria e të cilëve pasqyron konfliktet shoqërore, politike dhe shpirtërore...
Referenca: SKU000741
Botuesi: Onufri
Zbavitës dhe tragjik, i gjallë dhe poetik, me një ndikim të jashtëzakonshëm emocional, “Të kesh dhe të mos kesh” e ngre aventurën e madhe letrare në një nivel të ri.
Botuesi: Botime Nazarko
Duke nxjerrë njerëzimin lakuriq, këto dy rrëfenja ngrenë një pyetje: A është e mundur të kesh një vdekje të mirë? dhe: çfarë do të thotë me të vërtetë të jetosh?
Referenca: 2266
Botuesi: OMBRA GVG
Kjo vepër u cilësua si metaforë e Satanait nga Tomas Eliot. Romani "Perëndia e mizave" u bë shumë shpejt letërsia e preferuar e studentëve universitarë. "Perëndia e mizave" përcillet nga format e utopisë negative. Ai analizon sjelljen e një grupi nxënësish britanikë, që si pasojë e një fatkeqësie ajrore, braktisen në një ishull.
Referenca: SKU000604
Botuesi: Skanderbeg Books
Pasi ka dhënë mësime për vite me radhë në Universitetin Teknik të Kejp Taunit, David Luri, një burrë rreth të pesëdhjetave, dy herë i shkurorëzuar, ka një lidhje të zjarrtë dashurie me një studenten e tij.
Botuesi: Skanderbeg Books
Është Stambolli i viteve '80, kur Xhemi, një gjimnazist i etur për libra, duhet t'i nxjerrë vetë paratë për të shkuar në universitet, ngaqë i ati, një aktivist i majtë, zhduket shpesh nga jeta e tyre familjare.
Botuesi: Skanderbeg Books
Qysh në krye të kësaj rrëfenje erotike, Don Rigoberti dhe Lukrecia, gruaja e dytë e tij, na rrëmbejnë në një botë pasionante familjare dhe erotike. Por në këtë histori përfshihet edhe thjeshtri i Lukrecias, Alfonsoja, një admirues i pafre i njerkës së tij, i cili do të këmbëngulë të prekë kufijtë e familjes me pasionin e tij hutues.
Referenca: SKU001965
Botuesi: Botart
"Analisti i vetvetes dhe Ditarit të tij Monumental, stilisti i frazës me muzikalitet të pakrahasueshëm."
Zorba ekziston në tre përmasa: si figurë jetësore (janë ruajtur qindra letra të shkëmbyera mes autorit të Kazantzakis si shkrimtar prozator; deri atëherë ai nuk shprehte mëtime në zhanrin e prozës, por ëndërronte të afirmohej si një poet i madh i të gjithë kohërave, si Homeri apo Dante Alighieri.
Referenca: SKU000277
Botuesi: Cabej
Samuel Beketi shkon tek më e mira. Nuk dua të dëgjoj filozofira, trakte të shkëputura, dogma, të vërteta të imponuara apo gjëra të tilla. Unë dua vetëm gjëra të bazuara në diçka. Dhe këtë e ka bërë mjaft mirë Beketi në veprat e tij.
Por, kur kthehet një mbrëmje në shtëpi, zbulon se e shoqja, Ryjaja, një lexuese e thekur e romaneve policeske, e ka braktisur, duke ia shpjeguar arsyen e largimit me një copëz letre prej nëntëmbëdhjetë fjalësh që i ka lënë. Galipi nis të ndjekë gjurmët e së shoqes dhe vëren se njëherësh me të, kanë humbur edhe gjurmët e Xhelalit, të gjysmëvëllait të saj, një gazetar shumë i njohur.