- Ka mbaruar

Banner
Rënia nuk është as novelë, as roman, as pjesë teatrale, e megjithatë, është të gjitha nga këto, qëndron, ndoshta, si kryevepra e shkrimtarit.
Titulli: Rënia
Origjinali: La chute
Gjinia: Roman
Autori: Alber Kamy
Shqipëroi: Viktor Kalemi
Shtëpia botuese: Argeta – LMG
Viti: 2011
Fq. 124
Pesha: 0.17 kg
ISBN: 978-99956-17-61-5
Rënia nuk është as novelë, as roman, as pjesë teatrale, e megjithatë, është të gjitha nga këto, qëndron, ndoshta, si kryevepra e shkrimtarit. I frymëzuar nga një klimë moskuptimi dhe akuzash ndaj autorit, ky libër merr trajtën e një monologu dramatik.
Mirëpo, jashtë ironisë dhe sarkazmave të Zhan Baptist Klemansit, këtij "profeti bosh për kohët mediokre", "ky njeri i kohës sonë" me "lirizëm qiellor", që ushtron funksionet e çuditshme të "gjykatësit pendestar" dhe që, nëpërmjet pohimit të fajësisë së tij, kërkon ta fusë bashkëbiseduesin e tij memec nis rrëfimin e vet, Kamyja shpreh edhe njëherë nostalgjinë e tij për pafajësinë dhe për bashkimin midis qenieve njerëzore në një botë ku secili ëndërron për pushtet dhe ku "dialogu" është zëvendësuar me "komunikatën".
Tregimi i Klemansit është shprehje e ndërgjegjies sonë të turbulluar. Duke folur për ne, ai na detyron të pranojmë se "të jesh i lumtur, do të thotë të jesh fajtor". Ky është, ndoshta, një nga kuptimet më të thella të romanit "Rënia", vepër dyshimi, vënie në formë e një trazimi të brendshëm dhe e një keqardhjeje, ndërgjegjieje të mprehtë, e pastërtisë së pamundur. Kamyja thoshte se ferri është brenda vetes, është rënie e pafundme në purgatorin e njerëzve.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU000186
Botuesi: Ideart
Unë nuk mund të jetoj pa artin tim. Por asnjëherë nuk e kam vendosur këtë art mbi gjithçka. Ai është i nevojshëm për mua, sepse nuk më ndan nga askush dhe më lejon të jetoj ashtu siç jam, bashkë me të gjithë të tjerët. Për mua arti nuk është një kënaqësi e vetmuar.
Referenca: SKU000433
Botuesi: Koha Ditore
Në romanin "I huaji", shkrimtari francez Albert Kamy rrëfen historinë e një njeriu, i cili bëhet vrasës. Në pjesën e parë personazhi, një beqar i moshës së mesme, përshkruan ditët e mërzitshme derisa ndodh një vrasje në plazh. Ai vret një arab! Në pjesën e dytë të romanit, Mersoi, personazhi kryesor i romanit, rikujton kohën e kaluar në burg, procesin...
Referenca: SKU000942
Botuesi: Fan Noli
Nëse ky mit është tragjik, kjo ndodh ngaqë heroi i tij është i vetëdijshëm. Në të vërtetë, çfarë vlere do të kishte vuajtja e tij, në qoftë se çdo hap do të ushqente shpresën për t'ia dalë mbanë?
Referenca: SKU001369
Botuesi: Tirana Times
Romani "Renia" dhe Fjalimi i mbajtur me rastin e dorezimit te Cmimit "Nobel" 1957 Mbi librin Në këtë roman autori na jep paralelizmin mes rënies së vajzës në Senë dhe rënies së shpirtit të njeriut, humbja e pafajsisë dhe mirësisë absolute është shumë tronditëse.
Referenca: SKU001913
Botuesi: Zenit Editions
Dramaturg, poet e romancier irlandez. Eksponenti më i lartë i teatrit absurd. Në veprat e tij të idhta dhe surreale janë portretizuar individë të paralizuar nga makthi përballë një bote pa sens e të detyruar të struken në shkretinë e mendjes.
Botuesi: Fan Noli
E keqja në botë vjen pothuajse gjithmonë nga padija, teksa vullneti i mirë, nëse nuk është qartëpamës, mund të bëjë po aq dëme sa ligësia. Njerëzit janë më tepër të mirë se të ligj, po në të vërtetë çështja nuk qëndron aty.
Botuesi: Skanderbeg Books
"Xhevdet beu dhe të bijtë" është romani i parë i autorit nobelist, Orhan Pamuk, i shkruar në vitin 1979, në formën e një kronike të gjatë familjare e me sfond të theksuar historik. Ndërsa e shkruante këtë vepër, Turqia po kalonte një nga turbullirat më të ashpra politike të historisë së saj; ishin ditët e vrullshme para grushtit të shtetit, përvoja e...
Botuesi: Morava
Ky libër të jep një lloj kënaqësie letrare të rrallë, një kënaqësi të tillë, si ato kur të bie në dorë ndonjë roman i humbur prej kohësh i Xhorxh Eliotit apo Balzakut. Pa lexuar as gjashtë faqe, e kupton që ke hyrë në një botë artistike, e cila është ngulitur në mënyrë të pashlyeshme në imagjinatën tënde dhe që, në njëfarë mënyre, të ndikon.
Referenca: SKU001131
Botuesi: Botimet Dudaj
Sikur José Saramago të kishte jetuar disa shekuj më parë, pa asnjë dyshim që ky ungjill i pestë do t'i kishte marrë mbi vete rrufetë e Kishës dhe do t'i kishte kushtuar turrën e druve.
Botuesi: Skanderbeg Books
Duke u marrë me epideminë dhe karantinën e këtij ishulli imagjinar osman, Orhan Pamuk na rrëfen për nacionalizmin, politikën dhe romancën, për përplasjen mes Lindjes dhe Perëndimit.
Botuesi: Onufri
Kur një doktoreshë shfaqet në pragun e derës së markezit të Kasaldueros dhe parashikon një sëmundje tërbimi në qytetin e tyre port në Kolumbi, ai i shpërfill pretendimet e saj – deri në momentin kur dëgjon se vajza e tij e vogël, Sierva Maria, ishte një nga katër personat e kafshuar prej një qeni të tërbuar dhe e vetmja që kishte mbijetuar.
Botuesi: Buzuku
Më 24 prill 1933 dy bashkëshortë të rinj vetëvriten në apartamentin e tyre parisien. Asaj nate, ata do të kishin takuar shumë njerëz, të cilët shkonin shpesh në një vallëzim. Tridhjetë vjet më vonë rrëfimtari përpiqet ta rikrijojë historinë e tyre, e cila duhet të jetë puqur me të tijën.
Botuesi: Elena Gjika
Historinë e miqësisë midis Narcisit të talentuar, erudit e asket, dhe Gojartit, një artist endacak e gjenial, autori e vendos në mesjetën legjendare të katolicizmit manastiror, e cila është një prej epokave historike më të parapëlqyera në krijimtarinë e tij letrare.
Botuesi: Fan Noli
Arrestimi! A nuk duhet thënë se ai do të bëhej kthesë rrënjësore në jetën tuaj? Ç’është kjo rrufe e drejtpërdrejtë kundër jush? Ç’është kjo tronditje e paperceptueshme shpirtërore, të cilën jo kushdo mund ta përballojë dhe që shpesh kalon në çmenduri?
Botuesi: Botimet Dudaj
Verë 1958. Për herë të parë larg familjes, një tetëmbëdhjetëvjeçare shkon në një kamp pushimesh duke shërbyer si kujdestare dhe aty zbulon vetveten: dashurinë, seksin, gjykimet e të tjerëve, stërmundimin për të jetuar lirinë, etjen për liri.
Botuesi: Dritan Tirana
Në Bosnjë, në bashkëderdhjen e dy botëve – asaj të krishterë dhe asaj myslimane – lind Vishegradi, prej gjithherësh qytet takimi mes racash, besimesh fetare e kulturash të ndryshme. Dhe pikërisht këtu, në Pesëqindën, vezirit Mehmed Pasha i lindi dëshira të ndërtonte një urë, e cila u kthye në simbol, sepse u ngrit falë lodhjes dhe sakrificave të shumë të...
Botuesi: Fan Noli
Veprimtaria e A. Sollzhenjicinit dallohet për një krijimtari të bollshme, të larmishme dhe shumë të suksesshme. Ajo sot përmblidhet në 30 vëllime dhe është përkthyer në disa gjuhë të botës. Në vitin 1970 autorit i është akorduar çmimi "Nobel" në Letërsi.
Botuesi: Pegi
Ngjarjet e këtij romani rrëfehen nga mazhordomi Stivens, i cili për më shumë se tridhjetë vjet ka jetuar në Darlington Holl, rezidenca madhështore e lordit Darlington. Stivensi rrëfen një pjesë të jetës së tij, diku nga mesi i viteve '30, një periudhë e ngarkuar për të personalisht, por edhe për historinë e Anglisë dhe të Evropës.
Rënia nuk është as novelë, as roman, as pjesë teatrale, e megjithatë, është të gjitha nga këto, qëndron, ndoshta, si kryevepra e shkrimtarit.