Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Muri, Zhan Pol Sarter
  • Muri, Zhan Pol Sarter

Muri, Zhan Pol Sarter

SKU000440
Koha Ditore

Tregimi "Muri" i Zhan Pol Sartrit është një raport i shkruar në vetën e parë i protagonistit Pablo Ibieta mbi një situatë ekstreme njerëzore. Para ekzekutimit ai rrëfen mbi përshfaqjet psikologjike dhe fiziologjike, të cilat te ai i shkakton vetëdija e vdekjes së afërt.

890 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Muri (kopertinë e trashë)
Origjinali: Le Mur
Gjinia: Novela
Autori: Zhan Pol Sartër
Shqipëroi: Ardian Marashi
Shtëpia botuese: Koha Ditore
Viti: 2005
Fq. 224
Pesha: 0.31 kg
ISBN: 84-9789-986-5

Mbi librin

Tregimi "Muri" i Zhan Pol Sartrit është një raport i shkruar në vetën e parë i protagonistit Pablo Ibieta mbi një situatë ekstreme njerëzore. Para ekzekutimit ai rrëfen mbi përshfaqjet psikologjike dhe fiziologjike, të cilat te ai i shkakton vetëdija e vdekjes së afërt.

Te "Muri", Sartri reflekton mbi të drejtën e njeriut që vepron me bindje dhe përpiqet t'i kundërvihet dhunës fizike, pasigurisë, konvencionit dhe vetmisë. Në një lojë tekstuale mes rrëfimit objektiv dhe monologut të brendshëm figurat e Sartrit shquhen me mendime të thella dhe me qartësi e përzemërsi humane.

"Muri" është një rrëfim me fjali filozofike mbi mundësinë e vogël të njeriut që të zhvillohet dhe të jetojë i lirë.

Fragment nga libri

Na rrasën në një goxha sallë të bardhë, ku unë picërroja sytë se më vriste drita. Mandej pashë një tryezë dhe pas tryezës katër biçimë, që po këqyrnin ca letra. Të burgosurit e tjerë i kishin grumbulluar në fund dhe, që të mbërrinin deri tek ata, na u desh t'i binim dhomës mespërmes.

Shumë prej tyre i njihja, ndërsa ca të tjerë duket se qenë të huaj. Para meje ishin dy biondinë me koka të rrumbullakta; ngjanin me njëri – tjetrin: francezë, mendova. Ai më i vogli bënte ç'bënte i ngrinte pantallonat që i vareshin: ishte diçka nervore. Kështu gati tri orë me radhë; ndihesha i këputur krejt dhe kokën e kisha bosh; po dhoma qe ngrohur për bukuri dhe kjo gjendje po më dukej thuajse e këndshme: qysh prej njëzet e katër orësh nuk na qenë ndarë dridhmat shtatit.

Gardianët i shpinin të burgosurit njëri pas tjetrit përpara tryezës. Atëherë ata biçimët i pyesnin për emrin dhe profesionin. Shpesh ata nuk e zgjasnin më shumë ose u tekej të bënin ndonjë pyetje tjetër: "Ke marrë pjesë në sabotimin e municioneve?" apo "Ku ndodheshe me datën nëntë në mëngjes dhe çfarë ke bërë?".

Përgjigjeve as që ua vinin veshin fare ose, të paktën, ashtu dukej: heshtnin për një çast me shikimin të ngulur përpara dhe pastaj diçka shkruanin. Tomin e pyetën nëse ishte e vërtetë që ai bënte pjesë në Brigadën Internacionale. Tomi nuk kishte si të thoshte të kundërtën, për shkak të atyre letrave që ia kishin gjetur në xhepin e xhaketës.

Mbi autorin

Zhan Pol Sartër i lind më 21 qershor 1905 në Paris. Pas studimeve të filozofisë, ai ndërmorri disa udhëtime në Egjipt, Greqi dhe Itali. Në vitin 1934 qëndroi në Berlin si bursist i Institutit Francez, ku filloi të interesohej intensivisht për veprat e Niçes, Huserlit dhe Hajdegerit.

Vepra kryesore e tij konsiderohet "Ekzistenca dhe hiçi", ku ai në kundërshtim me determinizmin e jetës kristiane shpall lirinë totale dhe përgjegjësinë totale të njeriut të lirë në botë, pa zot, pa mëshirë dhe pa pendim. Sartri është përfaqësuesi kryesor i ekzistencializmit ateist. Me idetë e tij, ai ka ushtruar ndikim sidomos tek të rinjtë pas Luftës së Dytë Botërore.

Ndonëse marksist i bindur, Sartri e quajti krim agresionin sovjetik kundër Hungarisë në vitin 1956 dhe marshimin e shteteve anëtare të Paktit të Varshavës kundër Çekosllovakisë së atëhershme. Vdiq më 15 prill 1980 në moshën 74 vjeçare.

 

Detajet e librit
Koha Ditore
SKU000440
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000301

Botuesi: Cabej

Seksi i dytë vol. 1, Faktet dhe mitet, Simone de Beauvoir

Ajo i mëshon në veprën e saj kërkimit të moralit të vërtetë dhe kritikës ndaj traditës dhe konformizmit. Gjatë gjithë jetës krijuese ajo synon të shkruajë vepra kuptimplote dhe pavarësisht nga gjinia- roman, ese, vepër autobiografike apo teatrale- shkrimet e saj janë morale dhe filozofike.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000730

Botuesi: Onufri

Një vdekje shumë e ëmbël, Simone de Beauvoir

Në këtë rrëfim biografik, Simon de Beauvoir ndriçon thellë disa marrëdhënie të pranishme në jetën e gjithkujt, por që shihen ndryshe nga secili prej nesh në varësi të historive vetjake, formimeve intelektuale, që ndikojnë në mënyrën sesi e ndërtojmë marrëdhënien tonë me humbjet dhe sfidat.
500 Lekë
More