Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Duke dhënë shpirt, William Faulkner
  • Duke dhënë shpirt, William Faulkner

Duke dhënë shpirt, William Faulkner

Onufri

Veprimi ndodh në 10 ditë, fillon ditën kur Edi vdes dhe mbaron pas varrimit të saj, por kthimet pas te ngjarje të mëhershme përbëjnë episode të rëndësishme në të kaluarën. Folkneri fsheh informacion të rëndësishëm, duke e detyruar lexuesin të ndërtojë historinë e familjes Bandren nisur nga ligjërimi fragmentar i monologëve të rrëfimtarëve të ndryshëm.

13,88 GBP
12,49 GBP Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Duke dhënë shpirt 

Origjinali: As I lay dying

Gjinia: Roman

Autori: William Faulkner

Shqipëroi: Granit Zela

Shtëpia botuese: Onufri

Viti: 2019

Fq. 247

Pesha: 0.430 kg

ISBN: 978-9928-261-25-0

Mbi librin

Romani “Duke dhënë shpirt” (1930) i Uilliam Folknerit renditet ndër kryeveprat e letërsisë moderniste, një aventurë e guximshme në stil, e cila u kundërvihet konvencioneve letrare dhe pushtetit të së shkuarës. Folkneri ka pohuar se koncepti për romanin e tij të pestë përbëhej nga marrja e një familjeje dhe përballja e saj me dy gjëmat më të mëdha me të cilat mund të përballet njeriu: përmbytja dhe zjarri. Duke dhënë rravgimet e Bandrenëve për të përmbushur amanetin e nënës së tyre për t’u varrosur në Xheferson, hulumtohet gjendja ekzistenciale e të bardhëve të varfër në qarkun e Joknapatofës, i cili këtu përmendet për herë të parë. Ndër veprat më të shquara të Folknerit, ky është romani më i lexuar, i përshtatur dhe i vënë në skenë si dramë, dhe i realizuar si film dramatik në vitin 2013.

Titulli është marrë nga thirrja e fantazmës së Agamemnonit, kur i drejtohet Odiseut: “Me krah’t e mi unë desha ta mbuloj,/ po një shpatë në çast më shojti,/ Ah bushtra grua më pa duke dhënë shpirt/ por as u afrua të m’i mbyllte sytë.” Edi, duke folur nga bota e të vdekurve, i bën jehonë gjendjes së Agamemnonit, megjithatë Bandrenët nuk ngjajnë me aventurierë heroikë, megjithëse shfaqin kurajë dhe qëndresë të jashtëzakonshme. Statusi i tyre i ulët shoqëror dhe idengulitjet (obsesionet) egoiste e shndërrojnë udhëtimin e tyre më shumë në farsë tragjike folkneriane, farsë të epikes, ndërsa tragjedinë familjare e përshkon humori i zymtë dhe ironik.

Si gjetkë, në dekadën e madhërishme të Folknerit romancier (1929-1939), vizioni i romancierit u ndesh me tmerret e familjeve dhe jetës në bashkësi dhe paraqiti vlerën e qëndresës stoike. Ironia e Folknerit pranëvë realitetet mospërkuese të unit, prindit, fëmijës, së shkuarës dhe së ardhmes. Trupi që po kalbet i Edi Bandrenit është, natyrisht, imazhi më grotesk. Ndërkohë, të gjithë kanë motive të fshehta për të bërë udhëtimin nga Frençmenbendi në Xheferson. Ensi do të vërë protezën e dhëmbëve, Keshi do të blejë një gramafon, Djui Delli të ndërpresë shtatzëninë dhe Vardamani lakmon një tren lodër. Bërja njësh e guximit me grotesken dhe heroiken, qesharakes dhe hakmarrjes, mëshirës dhe tmerrit, krijon një agoni mes jetës dhe vdekjes. Absurditeti i gjendjes ekzistenciale shoqërohet me një aspekt heroik që bëhet njësh me përqeshjen e heroikes.

Ky roman i çuditshëm, qesëndisës dhe i tmerrshëm, paraqet dramën e një familjeje, ku secili personazh kërkon të tërën që s’mund të krijohet dhe që ndoshta s’ka ekzistuar kurrë. Folkneri e quajti një “tour de force”. Romani rrëfehet me 59 monologë me gjatësi të ndryshme. 7 rrëfimtarët në vetë të parë të së njëjtës familje janë të ndarë në kapituj të shkurtër të kombinuar, duke e bërë romanin të lexohet gati si një dramë, me monologë të njëjtësuar (identifikuar) me emrat e folësve. Shumica e tyre përfaqësojnë mendimet e vetë Bandrenëve: Ensi, burri dhe babai, rrëfen 3 kapituj; Edi, gruaja dhe nëna, 1; Keshi, djali i madh, 5; Darli, djali i dytë, 19; Xhuëlli, djali i tretë, 1; Djui Delli, fëmija i katërt, një vajzë adoleshente shtatzënë, 4; dhe Vardamani, djali më i vogël, 10.

Gjashtëmbëdhjetë monologë rrëfehen nga tetë personazhe që nuk janë pjesëtarë të familjes Bandren: Kora 3, Talli 6, Pibadi 2, Armstidi 1, Samsoni 1, Uitfildi 1, Mekgouëni 1 dhe Moselej 1. Kori prej tetë fqinjësh dhe banorësh të qytezës jep këndvështrimet e të huajve për atë që ngjan si një odiseadë groteske, ngaqë rrugëtimi për përmbushjen e amanetit të Edit për t’u varrosur në Xheferson, afër njerëzve të saj të gjakut, fillon vetëm tri ditë pasi ajo ka vdekur dhe vazhdon gjashtë ditë nëpër vapën e korrikut në Misisipi. Veprimi ndodh në 10 ditë, fillon ditën kur Edi vdes dhe mbaron pas varrimit të saj, por kthimet pas te ngjarje të mëhershme përbëjnë episode të rëndësishme në të kaluarën. Folkneri fsheh informacion të rëndësishëm, duke e detyruar lexuesin të ndërtojë historinë e familjes Bandren nisur nga ligjërimi fragmentar i monologëve të rrëfimtarëve të ndryshëm. Informacioni i fshehur përfshin sekrete që personazhet përpiqen t’i ruajnë dhe ne si lexues marrin pjesë në dinamikën familjare të së fshehtës, duke u përpjekur për të kuptuar se çfarë nuk na është treguar.

Granit Zela

(Pjesë nga parathënia)

Detajet e librit
9789928261250
9789928261250
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Vdekje nga uji, Kenzaburo Oe

Në qendër të romanit "Vdekje nga uji" është romancieri Kogito Choko, që ka vendosur të shkruajë historinë e mbytjes në lumë të babait të tij. Në mendje prej kohësh i vërtitet pyetja pse babai i tij kishte dalë për "shëtitje me varkë" në lumë të rrëmbyeshëm në një natë stuhie.
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Gitanjali, flijime kënge, Rabindranat Tagora

Në daç paqe dhe qetësi, lexo Rabindranat Tagorën! Kaq e vërtetë është kjo, sa thuhet se leximi vetëm i një vargu të poezisë së tij, të shpëton pa u mbytur në detin që ngre tallaze të tërbuara brenda dhe jashtë teje, të nxjerr në breg shëndoshë e mirë, të shpie te shtëpia e shpresës dhe e fuqisë.
9,16 GBP 10,18 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001593

Botuesi: Skanderbeg Books

Baulja e babait, Orhan Pamuk

Unë shkruaj sepse kam dëshirë të shkruaj. Shkruaj sepse nuk mund të bëj si të tjerët, një punë norma­le. Shkruaj që libra si të mitë të jenë të shkruar dhe që t'i lexoj. Shkruaj sepse jam tepër i mërzitur me të gjithë ju, me tërë botën.
3,33 GBP 3,70 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Rënia, Albert Camus

Në këtë roman autori na jep paralelizmin mes rënies së vajzës në Senë dhe rënies së shpirtit të njeriut, humbja e pafajsisë dhe mirësisë absolute është shumë tronditëse. Pas kësaj, rrëfyesi zhvendoset nga Parisi i dritave në Amsterdamin e rratheve koncetrike që ai vetë i përngjason me rrathët e ferrit, dhe padyshim vetë ndodhet në rrethin e fundit.
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Dritë e zbehtë mbi kodra, Kazuo Ishiguro

Nga mjedisi i qetë dhe i huaj i shtëpisë së saj angleze, Etsuko, një grua  japoneze që tashmë jeton vetëm, largon vështrimin nga e tashmja e  dhembshme për të kërkuar gjetkë kuptimin dhe arsyen e jetës së saj. E  angështuar nga vetëvrasja e vajzës së madhe, ajo kthehet pas me mendje deri  në Nagasaki, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, ku në shkretinë...
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Tirana Times

E paemërtueshmja, Samuel Beckett

Ashtu si Dante që ecën nga rrethi në rreth për të arritur në Ferrin apo Parajsën e tij, edhe Samuel Beckett vendos, secilin në një rreth të shquar mirë, tre protagonistët kryesorë të romaneve të trilogjisë së tij, Molloy, Malone vdes dhe E Paemërtueshmja, me qëllim që ata të arrijnë, mbase, hiçin të cilin e dëshirojnë.
6,66 GBP 7,40 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000433

Botuesi: Koha Ditore

I huaji, Albert Kamy

Në romanin "I huaji", shkrimtari francez Albert Kamy rrëfen historinë e një njeriu, i cili bëhet vrasës. Në pjesën e parë personazhi, një beqar i moshës së mesme, përshkruan ditët e mërzitshme derisa ndodh një vrasje në plazh. Ai vret një arab! Në pjesën e dytë të romanit, Mersoi, personazhi kryesor i romanit, rikujton kohën e kaluar në burg, procesin...
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botime Nazarko

Tregime nga Sarajeva, Ivo Andriç

Ky vëllim përmban tregime të shkruara mjeshtërisht prej nobelistit Ivo Andriç, që janë të lidhura me fatin tragjik të një qyteti si Sarajeva. Shquhet si autor me pesimizëm të ëmbël, me hollësi plot humor dhe personazhe të skalitura deri në detaje.
1,83 GBP 2,04 GBP
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Onufri

Dritë e gushtit, William Faulkner

Marrëzia e librit "Dritë e gushtit" pasqyron besnikërisht marrëzinë e shoqërisë sonë. Folkneri bën mirë që thekson qetësinë dhe ngadhënjimin e tragjedisë së fundme të Xho Krishtlindit, sepse ajo që e bën të paharrueshëm është të qenit njësh me marrëzinë e librit dhe të kombit.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Në gjendje