- Çmim i zbritur
- Ka mbaruar

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Në romanin "I huaji", shkrimtari francez Albert Kamy rrëfen historinë e një njeriu, i cili bëhet vrasës. Në pjesën e parë personazhi, një beqar i moshës së mesme, përshkruan ditët e mërzitshme derisa ndodh një vrasje në plazh. Ai vret një arab! Në pjesën e dytë të romanit, Mersoi, personazhi kryesor i romanit, rikujton kohën e kaluar në burg, procesin gjyqësor dhe dënimin me vdekje.
Titulli: I huaji (kopertinë e trashë)
Origjinali: L'étranger
Gjinia: Roman
Autori: Albert Kamy
Shqipëroi: Rajmonda Vuçini
Shtëpia botuese: Koha Ditore
Viti: 2005
Fq. 96
Pesha: 0.183 kg
ISBN: 84-9819-048-7
Në romanin "I huaji", shkrimtari francez Albert Kamy rrëfen historinë e një njeriu, i cili bëhet vrasës. Në pjesën e parë personazhi, një beqar i moshës së mesme, përshkruan ditët e mërzitshme derisa ndodh një vrasje në plazh. Ai vret një arab! Në pjesën e dytë të romanit, Mersoi, personazhi kryesor i romanit, rikujton kohën e kaluar në burg, procesin gjyqësor dhe dënimin me vdekje.
Ky roman i shkurtër ndahet në tri vdekje. Fillon me vdekjen e nënës së personazhit në azilin e pleqve në Marengo, 40 kilometra larg Algjerit. Në mes të tekstit pason likuidimi i arabit dhe në fund vdekja e Mersoit. Në fjalinë e fundit para ekzekutimit Merso shpreh dëshirën që me rastin e ekzekutimit të tij të vijnë sa më shumë shikues dhe ta përcjellin këtë spektakël makabër me brohoritje urryese.
Albert Kamy portretizon një njeri me pak kontakte sociale, që jeton larg njerëzve dhe që nuk i lejon njerëzit t'i afrohen. Ai mbetet i huaj ndaj vetvetes dhe ndaj të tjerëve. Merso është një hero i absurdit. Ai nuk ndjehet i detyruar ndaj ndonjë fuqie metafizike apo Zoti. Ekzistenca njerëzore atij i duket e pakuptimtë.
Strukturat, me të cilat njerëzit i japin kuptim jetës së tyre në përditshmëri, ai i konsideron konstruksione arbitrare njerëzore. Rrjedhimisht, para gjyqit ai mund të thotë se nuk e di ç'është mëkati; ai pranon krimin, por jo edhe fajin. Një roman mbi banalitetin e jetës së një Sizifi modern, i cili me gjithë pakuptimësinë e jetës, kurrë nuk ka menduar se një ditë do ta ekzekutojnë.
Menjëherë pas arrestimit, më morën shumë herë në pyetje. Por ishin hetime identiteti që nuk zgjatën shumë. Herën e parë dukej sikur çështja ime nuk i interesonte askujt në komisariat. Mirëpo, tetë ditë më vonë hetuesi më vështroi me kureshtje. Si për fillim, ai më pyeti vetëm emrin e adresën, profesionin, ditën dhe vendin e lindjes.
Pastaj, ai desh të dinte nëse kisha gjetur avokat. I thashë se jo dhe e pyeta nëse ishte vërtet e domosdoshme të kisha një avokat. "Përse?" tha ai. Iu përgjigja se çështja ime më dukej shumë e thjeshtë. Ai buzëqeshi dhe tha: "Ky është një mendim. Megjithatë, e kërkon ligji. Në qoftë se nuk merrni avokat, do t'ju caktojmë ne një që ta kryejë këtë detyrë". M'u duk gjë shumë e mirë që drejtësia merrte përsipër këto vogëlsira. Ia thashë.
Albert Kamy u lind më 7 nëntor 1913 në Mondovi (Algjeri), ku studioi letërsi dhe filozofi. Për shkak të sëmundjes nga turbekulozi nuk ndoqi karrierën universitare, por filloi të punonte si gazetar në "Alger Republicain". Pas dëbimit nga Algjeria, nga viti 1940 ai shkroi për gazetën "Paris Soir" dhe iu bashkua grupeve të rezistencës kundër nazismit.
Në vitin 1941 botoi romanin "I huaji" dhe vëllimin me ese "Miti i Sizifit". Pas Luftës së Dytë Botërore, Kamy botoi shumë vepra, mes tyre edhe romanin tjetër të famshëm "Murtaja" dhe esenë "Njeriu në revoltë". Në vitin 1957, Kamy u shpërblye me çmimin "Nobel" për Letërsi. Vdiq më 4 janar 1960 në një aksident rrugor.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU000186
Botuesi: Ideart
Referenca: SKU000942
Botuesi: Fan Noli
Referenca: SKU001369
Botuesi: Tirana Times
Referenca: SKU001942
Botuesi: Argeta LMG

check_circle
check_circle