• Banner

Jeronim Stilton, Mirë se erdhët në Fortresën Koprracia, vol. 14

Kur mora atë dreq letre, u plandosa në karrige nga habia! Im ungj Smilordi, miushi më koprrac i tërë Miushërisë, më ftonte në kështjellë për martesën e djalit të tij, Virgultit, me Gjirizka Qelbës – Kutërbimin...

500 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Jeronim Stilton, Mirë se erdhët në Fortresën Koprracia, vëllimi 14
Origjinali: Benvenuti a Rocca Taccagna
Gjinia: Roman
Shqipëroi: Agim Doksani
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2014
Fq. 128
Pesha: 0.141 kg
ISBN: 978-9928-175-06-9

Mbi librin

Të dashur miq brejtës, këtu në Miushëri, në Ishullin e Miushëve, librat e mi janë bestseller! Po si kështu, nuk i njihkeni? Janë histori gazmore, më të buta se mocarela, më të shijshme se gruvieri, më ndjellëse se gorgonxola... histori për t'u pirë në kupë... Fjala e nderit e Jeronim Stiltonit!

Mirë se erdhët në Fortresën Koprracia

Kur mora atë dreq letre, u plandosa në karrige nga habia! Im ungj Smilordi, miushi më koprrac i tërë Miushërisë, më ftonte në kështjellë për martesën e djalit të tij, Virgultit, me Gjirizka Qelbës – Kutërbimin...

Jeronim Stilton ka lindur në Miushëri, është diplomuar në Topologjinë e Letërsisë Mijore dhe në Filozofinë Arkeomiuike të Krahasuar. Drejton Jehonën e Brejtësit, gazeta më e famshme e Ishullit të Minjve. Është fitues i Çmimit Miucer për skupin "Thesari misterioz i zhdukur". Jeronim Stilton është fitues edhe i çmimit "Andersen" (2011), si personazh i vitit. Librat e tij janë përkthyer në 35 gjuhë të botës dhe vetëm në Itali janë shitur më shumë se 20 milionë kopje, si dhe më shumë se 45 milionë në mbarë botën!

Jeronim Stilton jeton në Miushëri, në Ishullin e Miushëve, një ishull i çuditshëm, në formën e fetës së djathit, që ndodhet në Oqeanin Jugor të Miushit. Këtu natyra është e mbrojtur dhe brejtësit jetojnë të lumtur. Në kohën e lirë, Stiltoni koleksionon kore antike parmixhani të shekullit XVIII, por i pëlqen veçanërisht të shkruajë libra, ku rrëfen histori zbavitëse, plot aventura prej supermiushi!

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2743

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Larg ato putra, more surratgjize

Ç'po ndodh kështu? Kush është ky që vërtitet nëpër qytet dhe hiqet si të ishte Jeronim Stilton dora vetë? Kush është ky që bën turli marifetesh për të më marrrë Jehonën e Brejtësit? Më ngectë kaçkavalli në fyt, s'mund ta përfytyroja që...

Çmimi 400 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2810

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Ne mbreterine e fantazise

A keni ëndërruar ndonjëherë të udhëtoni në Mbretërinë e Fantazisë? A do të dëshironit të takonit shtriga, sirena, dragonj, xhinde, xhuxhmaxhuxhë mjekroshë, gjigantë, zana... por edhe njebrirësh, katallanë dhe njerëz ujqër? Do t'iu pëlqente të fluturonit në shpinën e Dragoit legjendar të Ylberit?

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2992

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Fantazma e metrose

Ç'ndodh vallë në metronë e Miushërisë? Çfarë misteresh fsheh maçoku gjigant që endet nëpër terrin e galerive të nëndheshme, duke frikësuar tërë brejtësit e qytetit? Bërrr, ndoshta mund të jetë një fantazmë...

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Anija e macokëve pirate, Jeronim Stilton

Keni dëgjuar ndonjëherë të flitet për Piratin e Zi që u kall tmerrin miushëve? Jo? Lum ju! Është tmerri i tërë deteve, makthi më i zi i çdo miushi. Mos më thoni pastaj që ky s'është ters... po përse duhet të më rastiste pikërisht mua të bija rob në anijen e tij...

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Buzëqeshja e Mona Miushëzës

Mona Miushëza fsheh një sekret! Miushardo da Zhvinçi kishte fshehur pas tablosë së saj disa shenja të veçanta misterioze... Nuhatja ime prej miushi më thotë që këtu fshihet një thesar. S'keni dëgjuar gjë për të? Doni të vini me mua, apo jo? Na pret një gjueti thesari për t'u pirë në kupë. Fjalë nderi e Jeronim Stiltonit!

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Janë Krishtlindjet, Stilton!

Gjithçka dukej gati për darkën e Krishtlindjeve me familjen time. Oh, i gjori unë, ç'prag i pabeueshëm Krishtlindjesh që më priste! Mblodha njëqind mijë bombone me djathë, një kamion më shkeli bishtin, madje më mori flakë edhe shtëpia. Por sa shumë brejtës më erdhën në ndihmë!

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Jeronim Stilton, Një fundjavë e çmendur për Jeronimin

Pinki sërish sajoi një nga ato çapkënllëqet e veta! Më regjistroi fshehurazi, pa më pyetur, në Garën më të çmendur të Botës me patina të shpejta si rrufe... ishte një makth i vërtetë ajo fundjavë! Në fund të gjithë kësaj, ju betohem për mustaqet e gjyshit tim, mezi prisja të kthehesha një sekondë e më parë në zyrë!

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Udhëtari i madh, Xhani Rodari

Xhovanino Perdixhorni i përket fisit të zbuluesve të mëdhenj: ka kureshtjen dhe shpirtin e aventurës. Porse botët që më së shpeshti has nuk e kënaqin krejtësisht dhe kështu, pas një qëndrimi të shkurtër, riniset për të ndjekur ëndrrën e një "vendi pa gabime", ku gjithçka është "e përsosur" dhe "e bukur".

Çmimi 300 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001806

Botuesi: Pegi

Princer dhe princesha, Vol. 1

Në këtë vëllim janë paraqitur përrallat:• Bardha dhe Roza, sipas Vëllezërve Grim• Gishtëza, sipas Hans Kristian Andersenit• Princi dhe jetimja, sipas Vëllezërve Grim• Lëkura nga njëmijë kafshë, sipas Vëllezërve Grim• Pata e artë, sipas Vëllezërve Grim

Çmimi 650 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Vajzat e qytetit dhe qenushët e tyre ledhatarë

Tani ti i ke të gjitha mjetet që i duhen një stilisteje të famshme mode për të stiluar modelet për sfilatën e saj. Lëre imagjinatën të lirë dhe ideo veshje që do të donte t'i vishte këtë vit çdo njeri i famshëm për vete dhe për miqtë e tij me katër këmbë!

Çmimi 1 150 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aeditions

Fjalët e para

Ilustrimet mbresëlënëse dhe tingujt befasues që dalin, po të shtypin butonat e rrumbullakët, e bëjnë librin edhe më tërheqës e të dashur për fëmijët.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Historia e vërtetë e familjes Stilton

Teto Lipa është një eksperte e vërtetë në punë dashurie!Çarku ëndërron të hapë një restorant supermiushor në Miushëri!Gjysh Torkuatoja mban topin e golfit... thjesht, sepse i del gjithmonë huq!Tea është fotografe me profesion, por këtë radhë e fotografuara do të jetë vetë ajo!Xhaxha Cingun, miushi më koprrac i ishullit!

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)