Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Sofokliu, Vepra e Plote
  • Sofokliu, Vepra e Plote

Sofokliu, Vepra e Plote

SKU000227
Te tjere

Sofokliu mori pjesë në konkurset tradicionale më tepër se njëzet herë, tetëmbëdhjetë herë zuri vendin e parë dhe më të rrallë të dytin, asnjëherë vendin e tretë. Nuk udhëtoi kurrë jashtë atdheut të tij, Atikës, që e donte aq shumë sa që shtyu çdo lloj ftese që i bënin sundimtarët e ndryshëm për ta pasur në oborret e tyre.

11,10 GBP
9,99 GBP Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Sofokliu, Vepra e Plotë
Gjinia: Tragjedi
Shtëpia botuese: Faik Konica
Viti: 1995
Fq: 360
Pesha: 0.401 kg

Mbi autorin

Sofokliu, së bashku me Eskilin dhe Euripidin, janë tre poetët më të mëdhenj të tragjedisë greke. Jetoi në periudhën e lulëzimit të qytetit-shtet të Athinës.Lindi më 497 para erës së rè, në një fshat piktoresk afër Athinës, në Kolonë, bukuritë e të cilit i këndoi me frymëzim në vargjet e tragjedisë së tij të fundit "Edipi në Kolonë": "Kolona dritëplotëku zëëmbël bilbilkëndon në pyllin gjetheblertë,ku fryn me gaz flladi i freskët,edhe hardhia, dhunti e Bakutfruta të bollshme na sjell".

Që i ri, Sofokliu mori një edukatë shumë të mirë në përgatitjen fizike dhe mendore, ashtu siç e kërkonte tradita e epokës. Për bukurinë fizike dhe aftësitë e tij muzikore e letrare, në moshën 17 vjeçare u zgjodh të drejtonte korin e të rinjve që do të këndonte me rastin e fitores së grekëve kundër ushtrisë përse pranë ishullit të Salaminës, në vitin 480.

Kjo, dhe fitore të tjera përpara dhe pas luftës së Salaminës, betejat kundër dërgatave të njëpasnjëshme ushtarake të monarkisë përse, ngritën lart shpirtin e popullit të vogël trim e liridashës të Athinës dhe zgjuan vetëdijen e tij për nevojën e bashkimit, në mbrojtje të çështjes së përbashkët për ta ndier veten si një forcë e vetme politike e kulturore.

Sofokliu mori pjesë në konkurset tradicionale më tepër se njëzet herë, tetëmbëdhjetë herë zuri vendin e parë dhe më të rrallë të dytin, asnjëherë vendin e tretë. Nuk udhëtoi kurrë jashtë atdheut të tij, Atikës, që e donte aq shumë sa që shtyu çdo lloj ftese që i bënin sundimtarët e ndryshëm për ta pasur në oborret e tyre.

Pas shfaqjes së tragjedisë "Antigona" në vitin 442, Sofokliu u bë kaq i njohur dhe i dashur, saqë u zgjodh midis strategëve, së bashku me udhëheqësin e shtetit të Athinës, Perikliun, për të drejtuar flotën athinase kundër ishullit Samos. Por gjatë kësaj dërgate poeti nuk u shqua si strateg.

Madje edhe vetë e pranonte se nuk kishte aftësi të veçanta në punët e luftës dhe të politikës.Sofokliu pëlqeu më tepër t'i kushtohej dijes dhe artit, të ruante qetësinë shpirtërore, larg joshjes për të marrë ofiqe politike. Me mendje të freskët e të kthjellët ai jetoi 91 vjet. Vdiq më 406 para erës së Re.

Detajet e librit
Te tjere
SKU000227
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Bretkosat, Aristofani

Pas shumë peripecish e keqkuptimesh komike, Dionisi, zot i argëtimeve dhe i teatrit, mbërrin përfundimisht në mbretërinë e Plutonit, pikërisht në çastin kur atje përgatitet zhvillimi i një konkursi poezie midis Euripidit dhe Eskilit.
5,41 GBP 6,01 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001569

Botuesi: Buzuku

Eneida, Virgjili

Enea, i biri i Ankizit, mbretit dardan dhe hyjneshës së dashurisë Afërditës, heroi i luftës trojane dhe themelues i qytetit prej të cilit është zhvilluar Roma. Për rolin e vet në mitet greke dhe romake i ka pasur të gjitha kushtet përkatëse. Ka pasur me bollëk çdo gjë që e stoliste dhe e krenonte burrin dhe siç është në mite e nevojshme ka pasur edhe...
8,24 GBP 9,16 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Krim i përkryer, Keigo Higashino

Detektivi i Tokios, Kusanagi, i ngarkuar për zbardhjen e këtij rasti, bie menjëherë pre e joshjes së rafinuar të Ajanes dhe refuzon të besojë se ajo mund të jetë e implikuar në krim. Ndërsa asistentja e tij, e cila është e bindur për të kundërtën, kërkon ndihmën e profesorit gjenial Jukaua, i mbiquajtur “Detektivi Galileo”. 
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Prometeu i lidhur, Eskili

Lënda e kësaj tragjedie mund të tregohet me dy fjalë: Prometeu një gjysmë-perëndi, pati mëshirë për njerëzit dhe u shpuri zjarrin, të cilin deri atehere e dinin dhe e gëzonin vetëm perënditë; Zeusi, i pari i perëndive, që ta dënonte për vjedhjen e zjarrit, vë ta lidhin Prometeun në një shkëmb të egër e të shkretë të Detit të Zi, ku do të mbetet i munduar...
4,16 GBP 4,63 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000775

Botuesi: Onufri

Odiseja, Homeri

"Poemat homerike "Iliada" dhe "Odiseja" s'janë veçse kronika të dy zhvendosjeve. E para, një lëvizje popujsh, trupore, brutale drejt Lindjes (Iliada); e dyta, një lëvizje vetmitare, fine, për më tepër, shpirtërore, drejt Perëndimit (Odiseja)."
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Kur bota jonë u bë e krishterë, Paul Veyne

Libri "Kur bota jonë u bë e krishterë" është shkruar nga një prej historianëve kryesorë të Francës, Paul Veyne, i cili merret me një pyetje e madhe: Si ishte e mundur që krishterimi, si "kryevepra e shpikjes fetare", arriti që në mes të viteve 300 dhe 400 pas Krishtit, të vendosë veten mbi gjithë botën perëndimore?
11,66 GBP 12,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000880

Botuesi: Onufri

Eskili, ky humbës i madh, Ismail Kadare

Kur në një ditë tetori, në një nga ato ditë të tetorit që duket se janë krijuar enkas për të rilexuar diçka të rrallë, nga rafti i bibliotekës tërheq një libër të Eskilit, ti e kupton menjëherë nëse e ke gjetur ose jo ditën e përshtatshme për këtë gjë. Sepse Eskili është nga ata krijues që nuk i shkon secilës ditë.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Enciklopedike

Eneida, Virgjili

Enea i ri e lidhi fatin e vet me atë të trojanëve. Pas Hektorit, djalit të Priamit, ishte kryekomandant i ushtrisë trojane, njëri prej mbrojtësve të Trojës, më trimi dhe më i pakursyeri. U martua me Kreuzën, të bijën e Priamit e cila e lindi djalin Askanin dhe babain e vet Ankizin e merr në Trojë në shtëpi të vet. Ushtria trojane e dëgjonte si zëvendës të...
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje

Prometeu i lidhur, Eskili

Këtu fillon dhe veprimi i tragjedisë që zhvillohet në atë vis të egër e të shkretë, ku nuk ka shkelur këmbë njeriu. Dersa Prometeu është duke u ankuar për këtë ndëshikm të padrejtë, dëgjohet frushullima e flatrave të nimfave oqeanide, që vijnë nga larg për ta ngushëlluar së bashku me babanë e tyre, Oqeanin, i cili i shpreh keqardhjen e heroit dhe orvatet...
2,50 GBP 2,78 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Redona

Medea, Euripidi

Kur Jasoni t'i sjelle këtë lekure të artë, Peliu kinëse do t'ia kthejë pushtetin mbi Jolkun, i cili në radhë të parë i ka takuar atij si pasardhës i mbretit Krete. Kuptohet se, për ta sjellë atë ishte detyrë tejet e rëndë, sepse edhe rruga për në Kolhidë ka qenë jashtëzakonisht e rrezikshme dhe sidomos nga që mbreti Eet, që postajen të mos ta vjedhë...
2,50 GBP 2,78 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2630

Botuesi: Infbotues

Fjalor shqip - gjermanisht, Olimbi Vito

• Mbi 20 mijë fjalë dhe shprehje që janë më të përdorshme në gjuhën letrare shqipe.• Shumë fjalë që janë të specifikuara në fushat ku përdoren si në shkencë, art etj.• Një gramatikë të shkurtuar për gjuhën shqipe.• Udhëzues për përdorimin e fjalorit.
6,66 GBP 7,40 GBP
More
In Stock
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000774

Botuesi: Onufri

Iliada, Homeri

Ngjarjet e "Iliadës" janë vendosur në vitin e fundit të Luftës së Trojës. Konflikti legjendar përbën sfondin për subjektin qendror të historisë: mërinë e heroit grek, Akilit.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000775

Botuesi: Onufri

Odiseja, Homeri

"Poemat homerike "Iliada" dhe "Odiseja" s'janë veçse kronika të dy zhvendosjeve. E para, një lëvizje popujsh, trupore, brutale drejt Lindjes (Iliada); e dyta, një lëvizje vetmitare, fine, për më tepër, shpirtërore, drejt Perëndimit (Odiseja)."
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000786

Botuesi: Almeira

Edipi Mbret, Sofokliu

Sofokliu, jeta e të cilit mbulon pothuaj të gjithë shekullin e V-të (496 - 406 para Krishtit), ështëkronologjikisht i dyti poet i madh i Greqisë së Vjetër ndërmjet Eskilit dhe Euripidit. Nga vepra e pasur dhe e larmishme e Sofokliut nuk ka shpëtuar veç një pjesë e tij e vogël dhe ajo vetëm nga dramat e tij.
3,33 GBP 3,70 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000869

Botuesi: Onufri

Orestia, Eskili

Nëpër njërën portë do të hyjë duke shkelur mbi qilimin e purpurt mbreti Agamemnon për të mos dalë më kurrë prej andej. Në të njëjtën portë ose në tjetrën do të dalë mbretëresha Klitemnestra me sëpatën e përgjakur, duke u përpjekur të përligjë krimin që sapo ka kryer.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Elektra, Euripidi

Ky përkthim u krye falë një rastësie fatlume. Në të vërtetë nuk më pëlqen ta quaj përkthimin tim, por zbulimin e një teksti që ekziston në gjuhë para se të shprehet. Një tekst që qëndron përtej çdo përkthyesi, një provë e transhendencës së kulturave, e konfirmuar me realizimin e një shprehjeje tjetër gjuhësore.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Ne gjendje