Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Elektra, Euripidi
  • Elektra, Euripidi
  • Elektra, Euripidi

Elektra, Euripidi

Onufri

Ky përkthim u krye falë një rastësie fatlume. Në të vërtetë nuk më pëlqen ta quaj përkthimin tim, por zbulimin e një teksti që ekziston në gjuhë para se të shprehet. Një tekst që qëndron përtej çdo përkthyesi, një provë e transhendencës së kulturave, e konfirmuar me realizimin e një shprehjeje tjetër gjuhësore.

700 Lekë
630 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Elektra (kopertinë e trashë)
Gjinia: Tragjedi
Autori: Euripidi
Shqipëroi: Aristotel Spiro
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2014
Fq. 120
Pesha: 0.338 kg
ISBN: 978-9928-164-98-8

Koment nga përkthyesi

Ky përkthim u krye falë një rastësie fatlume. Në të vërtetë nuk më pëlqen ta quaj përkthimin tim, por zbulimin e një teksti që ekziston në gjuhë para se të shprehet. Një tekst që qëndron përtej çdo përkthyesi, një provë e transhendencës së kulturave, e konfirmuar me realizimin e një shprehjeje tjetër gjuhësore. Kjo është puna e përkthyesit, të endë atë pëlhurë tekstore me respekt për autorin, por edhe për përkthyesit të cilit i bashkohet teksti i përkthyer rishtas...

Çdo përpjekje përkthimore në përgjithësi është e vështirë, sidomos kur na ndan një largësi e madhe kohore në gjuhë. Por ka pasur dy faktorë të tjerë të rëndësishëm që ma bënë të lehtë këtë përpjekje mundimi dhe ndërmarrje përgjegjësie: afria e madhe me qytetërimin e lashtë grek, që e ndien çdo njeri i orientuar nga vlerat e qytetërimit perëndimor, si dhe ekzistenca e një ndërtekstualiteti – dhe rrjedhimisht e një bashkëtekstualiteti – në të cilin u ndjeva si në mjedisin tim të natyrshëm.

Pas përfundmimit të versionit shqip të Elektrës së Euripidit, që i jepet lexuesit për herë të parë, e ndiej se kumtet që gjejmë në të janë të gjithkohshme dhe mund të mishërohen pagabueshmërisht në formën gjuhësore të shqipes...

Elektra, si çdo vepër e përkthyer, me ardhjen në gjuhën shqipe e zgjeron sot pas rreth 2500 vjetësh hapësirën e saj shprehëse, por si çdo vepër dramaturgjike, quhet e plotësuar atëherë kur ngjitet në skenë dhe realizon qëllimin e vet për të cilin është shkruar, duke u kthyer në një seancë jo vetëm argëtuese, por edhe edukative, ashtu si në skenat e Greqisë së Lashtë.

Mbi autorin

Thonë se kur lindi Euripidi (485 para e.r.), Eskili luftonte kundër persëve në Salaminë, ndërsa Sofokliu ishte një djalosh i ri. Ai rridhte nga një familje e thjeshtë (Aristofani për shembull përmend Klitonë, të ëmën e tragjedianit, si një shitëse zarzavatesh). Jetoi në epokën e artë të Perikliut, në kohën e lulëzimit të letërsisë dhe arteve, duke u bërë edhe vetë shprehës dhe shenjë e kësaj epoke.

Idetë e reja që nisën të shfaqeshin, sidomos ato të sofistëve, zënë vend në veprën e vet. Fryma kritike, polemizuese, ironia janë mishërim i shqetësimeve nga problematika e kohës dhe japin atmosferën e diskutimit publik të atëhershëm. Në veprat e veta ai paraqiti njerëz të zakonshëm që veprojnë në situata të jashtëzakonshme.

Euripidi shkroi gjithsej 92 drama ose 23 tetralogji. Megjithatë, biografët e tij kanë regjistruar 78 vepra dramatike. Prej tij kanë ardhur deri në ditët e sotme 18 tragjedi të plota (Alkesta, Andromaka, Bakët, Hekuba, Helena, Elektra, Heraklidët, Herkuli i zemëruar, Lutëset, Hipoliti, Ifigjenia në Aulidë, Ifigjenia në Tauridë, Joni, Medea, Oresti, Resi, Trojanët, Vrasëset), dy tragjedi fragmentare (Arkelau, Belerofonti) dhe një dramë satirike (Ciklopi).

Euripidi ishte një figurë shumëplanëshe: përveç dramaturgjisë, ai u mor me pikturë, filozofi, poezi, muzikë dhe dashuronte detin. Ai ishte tip i mbyllur dhe kishte pak miq, por të rëndësishëm. Adhuronte Demokritin, Heraklitin, ndiqte bisedat filozofike të Anaksagorës, Prodikut dhe ishte mik i Protagorës, ndërsa me Sokratin e lidhi një miqësi e gjatë.

Idetë e veta politike nuk i shfaqi drejtpërdrejtë, por nëpërmjet veprës së vet. Në jetën private provoi shumë pikëllime. Gruan e parë, Kerinën, e ndau për imoralitet. Por gruaja e dytë, Melitoja, ishte më imorale se e para dhe e braktisi vetë. Kishte katër djem, nga të cilët njeri iu vra.

Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Athinë. Megjithëse prania e tij në skenë zgjati rreth pesë dekada, vetëm katër herë fitoi vendin e parë. Vitet e fundit i kaloi në Maqedoni, pranë pallatit mbretëror të mbretit artdashës, Arkelaut, prej të cilit pranoi shumë nderime. Euripidi vdiq aksidentalisht më 406 para e.r.

Sipas një legjende, tek po ecte rrugës, një lukuni qensh iu vërsul dhe nuk mundi t'u mbijetonte plagëve të kafshimeve. Arkelau i ngriti një varr madhështor dhe nuk pranoi t'ua kthente athinasve eshtrat e tij. Megjithatë, edhe athinasit e nderuan duke i ngritur një cenotaf të madh dhe një shtatore bakri.

Detajet e librit
9789928164988
9789928164988
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000227

Botuesi: Te tjere

Sofokliu, Vepra e Plote

Sofokliu mori pjesë në konkurset tradicionale më tepër se njëzet herë, tetëmbëdhjetë herë zuri vendin e parë dhe më të rrallë të dytin, asnjëherë vendin e tretë. Nuk udhëtoi kurrë jashtë atdheut të tij, Atikës, që e donte aq shumë sa që shtyu çdo lloj ftese që i bënin sundimtarët e ndryshëm për ta pasur në oborret e tyre.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000774

Botuesi: Onufri

Iliada, Homeri

Ngjarjet e "Iliadës" janë vendosur në vitin e fundit të Luftës së Trojës. Konflikti legjendar përbën sfondin për subjektin qendror të historisë: mërinë e heroit grek, Akilit.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000775

Botuesi: Onufri

Odiseja, Homeri

"Poemat homerike "Iliada" dhe "Odiseja" s'janë veçse kronika të dy zhvendosjeve. E para, një lëvizje popujsh, trupore, brutale drejt Lindjes (Iliada); e dyta, një lëvizje vetmitare, fine, për më tepër, shpirtërore, drejt Perëndimit (Odiseja)."
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000786

Botuesi: Almeira

Edipi Mbret, Sofokliu

Sofokliu, jeta e të cilit mbulon pothuaj të gjithë shekullin e V-të (496 - 406 para Krishtit), ështëkronologjikisht i dyti poet i madh i Greqisë së Vjetër ndërmjet Eskilit dhe Euripidit. Nga vepra e pasur dhe e larmishme e Sofokliut nuk ka shpëtuar veç një pjesë e tij e vogël dhe ajo vetëm nga dramat e tij.
360 Lekë 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000869

Botuesi: Onufri

Orestia, Eskili

Nëpër njërën portë do të hyjë duke shkelur mbi qilimin e purpurt mbreti Agamemnon për të mos dalë më kurrë prej andej. Në të njëjtën portë ose në tjetrën do të dalë mbretëresha Klitemnestra me sëpatën e përgjakur, duke u përpjekur të përligjë krimin që sapo ka kryer.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ne gjendje