Konspiracion

Information

Botuesit

Autorët

Ulje çmimi! Planeti i 12-te, Zecharia Sitchin Shfaq të madhe

Planeti i 12-te, Zecharia Sitchin

SKU001759

Produkt i ri

E tërë sëra e "Kronikave të Tokës" bazohet në parimin se mitologjia është hambari i kujtimeve të lashta, se Bibla duhet lexuar fjalë për fjalë si dokument historiko-shkencor, dhe se qytetërimet e lashta ishin produkt i njohurive të sjella në Tokë nga Nefilimët - ata që Ranë dhe Anunnakit - të ardhurit nga Qielli në Tokë.

Më shumë detaje

Nuk e kemi më këtë produkt në depo

$13.52

-20%

$16.90

Më shumë informacione

Titulli: Planeti i 12-të
Origjinali: The twelfth planet
Gjinia: Arkeologji, histori, konsiparcion
Autori: Zecharia Sitchin
Shqipëroi: Anastas Shuke
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2010
fq. 448
Pesha: 0.50 kg
ISBN: 978-99956-38-82-5

Mbi librin

E tërë sëra e "Kronikave të Tokës" bazohet në parimin se mitologjia është hambari i kujtimeve të lashta, se Bibla duhet lexuar fjalë për fjalë si dokument historiko-shkencor, dhe se qytetërimet e lashta ishin produkt i njohurive të sjella në Tokë nga Nefilimët - ata që Ranë dhe Anunnakit - të ardhurit nga Qielli në Tokë.

Duke e plotësuar njëri - tjetrin e shërbyer për të na sjellë epopenë e zotave dhe njerëzorëve në Tokë më afër se kurrë, secili libër I kësaj sëre i sheh rrëfenjat fantastike nga një këndvështrim i ndryshëm.

"Planeti i 12-të", libri i parë i saj, sjell në jetë qytetërimin sumer e na paraqet dëshmi mijëravjeçare të ekzistencës së Nibiru-t, palnetit vatër të Anunnaki-ve dhe zbritjeve të tyre në Tokë çdo 3600 vjet.

"Shkalla drejt qiellit", libriu i dytë, përfshin dëshmitë egjiptiane që na tregojnë se kalimi mes të vdekshmes e hyjnores ishte një bazë kozmike në Gadishullin Sinai, me piramidat e Gizës dhe Sfinksin që shebenin si bazë për uljet.

"Luftërat e Zotave dhe Njerëzve", libri i tretë, përmbledh burimet Kananite, Hinduse dhe Hitite për të përfshirë në këto kërkime ngjarjet e Kullës së Babelit dhe shkatërrimet e Sodomës dhe Gomorras, duke përfunduar se në Tokë ishin përdorur armët bërthamore 4000 vjet më parë.

"Mbretëritë e Humbura", libri i katërt, i çon lexuesit në qytetërimet para - kolumbiane dhe perandoritë e lashta të Amerikës Veriore dhe Jugore, duke na nxjerrë në pah lidhje të arta të panjohura deri më sot mes qytetërimeve të Lindjes ssë Afërt dhe "qyteteve të zotave" të Olmekëve, Majave, Actekëve dhe Inkasve.

"Kur nisi Koha", libri i pestë, eksploron dijet e lashta për Qiellin e Tokën dhe ndërthurjet e tyre që i dhanë jetë astronomisë, zodiakut e astrologjisë, kalendarëve të ngurtë si Stonehenge, që nxori në pah të fshehtën e Epokave të Reja, të kaluara e të ardhme.

"Kodi Kozmik", libri i gjashtë, na shpjegon si u koduan në Bibël e në "libra" të tjerë të shenjtë e të fshehtë, sekretet e mësuesve qiellorë të njerëzimit - një kod qiellor që i lidh tokësorët me rrënjët e tyre kozmike.

"Fundi i ditëve", libri i shtatë përmbyllës, u jep përgjigje pyetjeve si: Kur do të kthehen ata? Do ngjasë kur të vijë Nibiru pranë e Toka të tundet? Do ndodhë në 2012, apo më pas, apo aspak?

Reviews

Write a review

Planeti i 12-te, Zecharia Sitchin

Planeti i 12-te, Zecharia Sitchin

E tërë sëra e "Kronikave të Tokës" bazohet në parimin se mitologjia është hambari i kujtimeve të lashta, se Bibla duhet lexuar fjalë për fjalë si dokument historiko-shkencor, dhe se qytetërimet e lashta ishin produkt i njohurive të sjella në Tokë nga Nefilimët - ata që Ranë dhe Anunnakit - të ardhurit nga Qielli në Tokë.

Libra të ngjashëm

Klientët që blenë këtë libër, blenë edhe...

Shkarkime

KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (0)