Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Ne Shqiperine burg, Kurt Kola
  • Ne Shqiperine burg, Kurt Kola

Në Shqipërinë burg, Kurt Kola

UET Press

Libri me kujtime i zotit Kurt Kola, titulluar “Në Shqipërinë Burg” është një rrëfim i gjatë, i detajuar i kalvarit të dhimbshëm, të mundimshëm dhe tragjik të familjes së Bilal Kolës Senmior dhe i të gjithë parisë intelektuale, patriotike të Shqipërisë tradicionale.

1 200 Lekë
1 080 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Në Shqipërinë burg
Origjinali: Në Shqipërinë burg
Gjinia: Kujtime, histori
Autori: Kurt Kola
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2016
Fq. 430
Pesha: 0.501 kg.
ISBN: 978-9928-190-72-7

Mbi autorin

Kurt Kola u lind në Mat më 6 maj 1937. Pasi i ati, Bilal Kola, një prej përfaqësuesve të lartë të partisë Lëvizja e Legalitetit, i cili kishte strehuar dhe bashkëpunuar me misionarët ushtarakë Britanikë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botëre, nuk iu dorëzua komunistëve, këta të fundit internuan familjen e tij, në maj 1945, sëbashku me Kurtin, atëherë fëmijë veçse 8-vjeçar. Kalvari i Kurt Kolës fillon më 1945 dhe përfundon në 10 janar 1991, kalvar i cili ka qenë i alternuar internim – burg dhe burg – internim.

Më 1992, Kurt Kola u zgjodh Kryetar i Shoqatës Kombëtare të ish- të Përndjekurve Politikë. Më 1996, ai udhëhoqi koalicionin politik Lidhja e Djathtë. Më 1997 u zgjodh Kryetar i Forumit për Demokraci. Kurt Kola ka botuar librat: Ëndrra Burgu (Poezi); Fejesa në Burg (roman) dhe Përtej Dashurisë Njerëzore (Roman.

 

Mbi librin

Libri me kujtime i zotit Kurt Kola, titulluar “Në Shqipërinë Burg” është një rrëfim i gjatë, i detajuar i kalvarit të dhimbshëm, të mundimshëm dhe tragjik të familjes së Bilal Kolës Senmior dhe i të gjithë parisë intelektuale, patriotike të Shqipërisë tradicionale. Bilal Kola, bajraktari krenar i Macukullit në Mat, u vra pabesisht me dorën e komunistëve jugosllavë, dha jetën për të mbrojtur krenarinë e njeriut të lirë, duke qëndruar deri në fund me dinjitetin e shqiptarit të ndershëm dhe të papërkulur. Ndërkohë, familja e tij, bashkëshortja Vasha, fëmijët, mes të cilëve Kurti i vogël 9 vjeçar, përcollën një jetë të tërë epope nëpër kampet e shfarosjes në masë të Shqipërisë komuniste dhe u përfshinë në grupin e familjeve që nuk do të duhej ta shihnin kurrë lirinë, as në Burgin e Madh të Hapur të “Shqipërisë së Lumtur Socialiste”.

Detajet e librit
UET Press
9789928190727
9789928190727
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Kooperativat bujqësore dhe disidenca e fshatarëve (1946-1991), Xhafer Sadiku

Ky është një nga të paktat studime të mirëfillta historike mbi një aspekt aspak të parëndësishëm të historisë së Shqipërisë gjatë kohës së komunizmit, krijimit të kooperativave si instrument i ushtrimit të pushtetit nga diktatura kundrejt pjesës më të madhe të shoqërisë në një vend që mbeti me shumicë argare deri në fillim të shekullit të njëzet e një. 
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Akademia e Shkencave

Realizëm Socialist në Shqipëri, Arian Leka

Por kur narrativës i mungon edhe origjinali (realiteti socialist) edhe kopja e pasqyrimit të tij (vepra e artit) e kur çështje si këto nuk shqyrtohen, historiografia kulturore gjen rastin të heshtë e të vetëmanipulohet mbi pyetjet se çfarë përfaqësoi kultura dhe arti që e (ri)prodhoi realitetin socialist dhe ç’formë realizmi zbatoi Realizmi Socialist i...
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri 1878 – 1941, Kristo Frashëri

Në këtë trajtesë është mbështetur kryesisht në burimet dokumentare të kohës së ngjarjeve dhe në dëshmitë e shkruara nga protagonistët e tyre, disa nga të cilat i ka përmbledhur në pjesën e dytë të vëllimit. Krahas burimeve ai ka shfrytëzuar dhe njoftimet që ai vetë ka mbledhur nga bisedat me protagonistët e ngjarjeve, të cilët ka pasur fatin t'i njohë...
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Papirus

Origjinat e pushtetit, pronës, pasurisë, Artan Fuga

Përse demokracia që për parim është decentralizim dhe vetëqeverrisje është tjetërsuar në centralizim partiako-burokratik, përse tregu që duhet të udhëhiqet nga idealet e konkurrencës sa më perfekte na është kthyer në një monopol politiko-oligarkik,përse Shqipëria në vend të modernizohet, ka mbetur teknologjikisht shoqëri e shekullit të 20-të, përse në...
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2665

Botuesi: Tirana Times

Enver Hoxha dhe diktatura staliniste në Shqipëri, Bernd Fischer

Megjithëse kanë kaluar dy dekada, ende trashëgimia totalitare vërtitet në të tashmen tonë, duke penguar të ardhmen. Nuk është vetëm Shqipëria që nuk është ndarë me të kaluarën e saj. Vende të tjera në Ballkan, gjithashtu, hezitojnë që me vullnet të lirë të vendosin të ndahen nga një trashëgimi edhe më kriminale.
450 Lekë 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 9789928373441

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Kinemaja para gjyqit, Jonida Gashi

Nga policeskët ose thriller-ët sovjetikë të viteve ’30-’40, te noir-ët amerikanë të viteve ’40-’50, te filmat e kundërspiunazhit kinezë të viteve ’50-’60, autorja gjen shumëçka të dobishme në kinematografitë e vendeve të kampeve kundërshtare të Luftës së Ftohtë për shtjellimin e përpjekjeve të kineastëve vendës për të sjellë luftën kundër armikut të...
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Dokumente të kominternit për Shqipërinë, Hasan Bello

Këto dokumente kanë një rëndësi të madhe historike për studimin e pikëpamjeve politike që organizatat në fjalë kishin lidhur me krijimin e një fronti të përbashkët antizogist; për ndryshimin e rendit kushtetues dhe gjendjes social-ekonomike në Shqipëri; për riorganizimin e anëtarëve të ish-shoqërisë “Bashkimi” në një parti politike; për veprimtarinë e...
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Kur isha në Shqipëri, Dushan Mugosha

Konsultimi i këtij materiali nga studiuesit dhe drejtuesit e shtetit komunist, për nevoja të ndryshme mund të bëhej vetëm me leje të posaçme. Kjo tregon se, për nomeklaturën e lartë komuniste, informacionet dhe versioni i ofruar nga i dërguari i PKJ-së në vitet e LDB në Shqipëri, për të themeluar, organizuar dhe drejtuar së bashku me M.Popoviçin dhe...
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Kujtime nga Shqipëria, Odile Daniel

Ndërsa gjendesha Në Shqipëri nën hijen e nëj pishnaje të mrekullueshme në breg të Adriatikut, e shtrirë në rërë dhe duke soditur plazhin dhe valët dikur të ndaluara, mendoja për të skhuarën e dhimbshme të këtij vendi. M’u duk e nevojshme të kujtoja fatin e mjerë të shqiptarëve, me qëllim që vuajtjet e jetura nën diktaturën komuniste të mos harrohen.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000959

Botuesi: Te tjere

Ridenimi, Fatos Lubonja

Jemi në vitin 1979. Kujtojmë se në ato vite në vende të kampit socialist si Çekoslovaika Haveli bënte Kartën e famshme 77 për të cilën dënohej dy vjet - aq sa për t’i dhënë më shumë kurajo disidencës çekosllovake brenda vendit e për ta bërë çështjen e saj më të njohur në botë atë. Ky botim ka mbaruar. Klikoni këtu për botimin e ri
720 Lekë 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001037

Botuesi: Princi

Stalinizmi shqiptar, Arshi Pipa

Në këtë vëllim janë mbledhur shkrimet politike të viteve 1958 - 1989, të cilat, gjithsesi, nuk arrijnë ta mbulojnë të gjithë harkun kohor të asaj periudhe. Katër artikujt e parë janë shkruar gjatë katër viteve të para të qëndrimit tim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje