Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Dokumente të kominternit për Shqipërinë, Hasan Bello
  • Dokumente të kominternit për Shqipërinë, Hasan Bello

Dokumente të kominternit për Shqipërinë, Hasan Bello

Këto dokumente kanë një rëndësi të madhe historike për studimin e pikëpamjeve politike që organizatat në fjalë kishin lidhur me krijimin e një fronti të përbashkët antizogist; për ndryshimin e rendit kushtetues dhe gjendjes social-ekonomike në Shqipëri; për riorganizimin e anëtarëve të ish-shoqërisë “Bashkimi” në një parti politike; për veprimtarinë e emigracionit politik dhe lëvizjes komuniste brenda dhe jasht vendit, si në Zvicër, Francë, Austri, Belgjikë, Itali, Bashkimi Sovjetik etj.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dokumente të kominternit për Shqipërinë

Origjinali: Dokumente të kominternit për Shqipërinë

Gjinia: Histori

Autori: Hasan Bello

Shtëpia botuese: Akademia e Studimeve Albanologjike

Viti: 2020

Fq. 293

Pesha: 0.510 kg

ISBN: 978-9928-289-38-4

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Në këtë përmbledhje përfshihen dokuemente nga “Fondi i Kominternit mbi Shqipërinë” dhe “Grupi Komunist Shqiptar në Bashkimin Sovjetik”, të cilët ndodhen në Arkivin Qendror të Shtetit (AQSH). Në to gjenden letra dhe raporte që përfaqësuesve të organizatave të emigracionit politik shqiptar, Komiteti Nacional Revolucionar (KONARE) dhe Grupi Komunist Shqiptar në Bashkimin Sovjetik, që ia drejtojnë njëri-tjetrit, organeve drejtuese dhe Kominternit lidhur me çështje të ndryshme personale, organizative dhe mbi situatën politike në Shqipëri. Në këto dokumente hidhet dritë mbi marrëdhëniet që krerët e emigracionit të majtë antizogist kishin në rrafshin personal dhe organizativ.

Këto dokumente kanë një rëndësi të madhe historike për studimin e pikëpamjeve politike që organizatat në fjalë kishin lidhur me krijimin e një fronti të përbashkët antizogist; për ndryshimin e rendit kushtetues dhe gjendjes social-ekonomike në Shqipëri; për riorganizimin e anëtarëve të ish-shoqërisë “Bashkimi” në një parti politike; për veprimtarinë e emigracionit politik dhe lëvizjes komuniste brenda dhe jasht vendit, si në Zvicër, Francë, Austri, Belgjikë, Itali, Bashkimi Sovjetik etj.

Këto raporte, letra dhe informacione kanë si autorë personalitete të njohura të lëvizjes komuniste dhe emigracionit antizogist, si: Fan Noli, Hasan Prishtina, Tajar Zavalani, Ali Kelmendi, Koço Tashko, Llazar Fundo, Halim Xhelo, Sejfullah Malëshova, Dr.Omer Nishani, Lano Borshi, Kostandin Boshnjaku, Qamil Çela, Selim Shpuza, Demir Godelli, Kost Çekrezi, Aiz Çami, Reshat Këlliçi, Masar Sopoti etj.

Përpara krijimit të Grupit Komunist Shqiptar në Bashkimin Sosvjetik, një bërthamë komuniste ekzistonte edhe në KONARE (më vonë KÇN), e cila u themelua nga Fan Noli dhe figura të tjera në Vjenë, në vitin 1925. Nëpërmjet Fan Nolit dhe elementëve të tjerë revolucionarë, kjo organizatë mori kontakte dhe bashkëpunoi me Internacionalen Komuniste, duke ushqyer simpati për Bashkimin Sovjetik. Kjo i hapi rrugë financimit nga Moska, duke e kthyer, për shumë vite, në inkubator të përgatitjes së militantëve shqiptarë, të cilët do të luanin një rol të rëndësishëm për përhapjen e ideologjisë komuniste në Shqipëri.

KONARE kishte lidhje me personalitete revolucionare të njohura të kohës, siç ishte Gjergj Dimitrovi etj. Në korrik të vitit 1925 ajo filloi të botojë në Gjenevë të Zvicrës organin e saj, gazetën “Liria Kombëtare”, që gjatë një dhjetëvjeçari shërbeu si një tribunë e propagandës komuniste dhe antizogiste. Më 5 maj 1925 organizata botoi programin e saj drejtuar popullit shqiptar. Në plan të parë të këtij program, vinte përmbysja e regjimit të Ahmet Zogut dhe e bashkëpunëtorëve të tij çifligarë që, sipas kësaj organizate, ishin vendosur në shërbim të imperializmit; më pas vendosja e një regjimi demokratik republikan; zbatimi i reformës agrare rrënjësore në interes të fshatarësisë punonjëse dhe; rivendikimi i kufijve etnikë të Shqipërisë. Me kalimin e viteve, u provua se ky program nuk ishte asgjë tjetër, veçse fasadë për të kamufluar luftën për pushtet dhe rrëzimin e Ahmet Zogut me mjete antikushtetuese.

Modeli që u krijua nga opozita antizogiste dhe emigracioni politik shqiptar i këtyre viteve ishte arketipi më negativ në historinë e mendimit dhe veprimit politik shqiptar. Në faqet e gazetës “Liria Kombëtare”, në kuadër të luftës për pushtet, nuk spikat kritika konstruktive dhe objektive, por denigrohet çdo reformë me karakter emancipues dhe me interes kombëtar.

Që në fillim të saj, KONARE dhe emigracioni politik kishte përbërje heterogjene. Në të morën pjesë bashkudhëtarë të përkohshëm, anarshistë, komunistë, fashistë, elementë të borgjezisë dhe aventurierë. Përplasjet që patën në mes tyre, bënë që më vonë ata të rigrupoheshin, jo vetëm sipas ideve, por edhe sipas shteteve që i financonin.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928289384
ean13
9789928289384
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Naimi

Shansi gjerman dhe shqiptarët, Mimoza Cika-Kelmendi

Më në fund flet edhe protagonisti i të ashtuquajturit "shansi gjerman për Shqipërinë", ish-ministri i Jashtëm gjerman, Hans Dietrich Gensher. Biseda gjendet në librin më të ri të Mimoza Cika-Kelmendit, "Shansi gjerman dhe shqiptarët", botimet "Naimi". Mimoza Cika-Kelmendi prej afro dy dekadash ka bërë gazetaren në një nga mediat më të njohura në shkallë...
700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Kujtime nga Shqipëria, Odile Daniel

Ndërsa gjendesha Në Shqipëri nën hijen e nëj pishnaje të mrekullueshme në breg të Adriatikut, e shtrirë në rërë dhe duke soditur plazhin dhe valët dikur të ndaluara, mendoja për të skhuarën e dhimbshme të këtij vendi. M’u duk e nevojshme të kujtoja fatin e mjerë të shqiptarëve, me qëllim që vuajtjet e jetura nën diktaturën komuniste të mos harrohen.
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Enveriada, Alfred Peza

Në pranverën e vitit 1985, kur vizitoi për herë të parë “Syrin e Shqiponjës”, Udhëheqësi i Ri kuptoi se Paraardhësi ishte i pazëvendësueshëm.  Qendra Sekrete në Tiranë, pasi krijoi planetin e ri që komandohej nga Zoti Ateist, duhej t’i shtronte rrugën “përjetësisë” së pushtetit. 
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Jeta është luftë, Shannon Woodcock

Gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri, të gjithë ishin të barabartë në frikën ndaj persekutimit politik. “Jeta është luftë” mbështetet mbi disa qindra orë intervista me gra e burra nga bashkësi etnike të ndryshme në Shqipëri.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Magazina e komunizmit shqiptar, Elektra Haxhia Çapaliku

Albumi “Magazina e komunizmit shqiptar” është frut i një pune të gjatë kërkimore në terren dhe në nivele të tjera, si: biblioteka, internet e media sociale, për grumbullimin, sistemimin dhe interpretimin e objekteve, që kanë shoqëruar jetën e njeriut shqiptar në periudhën e komunizmit.
1 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Ridënimi, Fatos Lubonja

Ridënimi i Lubonjës është ndoshta libri më i rëndësishëm për kujtesën kolektive të shqiptarëve mbi kohën e diktaturës komuniste. 
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2665

Botuesi: Tirana Times

Enver Hoxha dhe diktatura staliniste në Shqipëri, Bernd Fischer

Megjithëse kanë kaluar dy dekada, ende trashëgimia totalitare vërtitet në të tashmen tonë, duke penguar të ardhmen. Nuk është vetëm Shqipëria që nuk është ndarë me të kaluarën e saj. Vende të tjera në Ballkan, gjithashtu, hezitojnë që me vullnet të lirë të vendosin të ndahen nga një trashëgimi edhe më kriminale.
500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Akademia e Shkencave

Etnografi në diktaturë: dija, shteti dhe holokausti ynë, Nebi Bardhoshi, Olsi Lelaj

Ky libër është sa një histori kritike mbi mendimin etnografik në një situatë diktatoriale, po aq dhe një kontribut teorik mbi vetë natyrën, etosin dhe ekonominë politike të diktaturës së proletariatit - kësisoj është edhe një antropologji e dijes, por edhe e shtetit. Si e tillë, anali za jonë i tejkalon kufijtë, që shpeshherë vendosen prej emrave, ngjar...
1 000 Lekë
More
Në gjendje