Titulli: Origjinat e pushtetit, pronës, pasurisë
Origjinali: Origjinat e pushtetit, pronës, pasurisë
Gjinia: Filozofi
Autori: Artan Fuga
Shtëpia botuese: Papirus
Viti: 2020
Fq. 758
Pesha: 1.097 kg
ISBN: 978-9928-3250-0-6
Mbi librin
Ideja është të kuptojmë pastaj se çfarë ka ndodhur këto dhjetë vitet e fundit, si vazhdë e devijimeve që nisin nga vitet '90, për të parë qartë rrënjët e krizës institucionale, politike, ekonomike të sotme.
Përse demokracia që për parim është decentralizim dhe vetëqeverrisje është tjetërsuar në centralizim partiako-burokratik, përse tregu që duhet të udhëhiqet nga idealet e konkurrencës sa më perfekte na është kthyer në një monopol politiko-oligarkik,përse Shqipëria në vend të modernizohet, ka mbetur teknologjikisht shoqëri e shekullit të 20-të, përse në vend të drejtave të fuqishme qytetare, qytetari shihet e shumta vetëm si një ankimues i thjeshtë anonim i platformës gjoja bashkëqeverisëse, përse në vend të integrimeve europiane kemi sot një izolim gjithmonë e më të thekshëm ekonomik, kulturor dhe teknologjik nga Perëndimi i zhvilluar.
Objektivi i botimit nuk është vetëm një punë për të ruajtur gjurmët e historisë 30 vjeçare, për t'i shpjeguar ato, por edhe për t'i dhënë mundësinë cdo lexuesi, cdo qytetari, të njohi një shpjegim për të kuptuar se ku e kanë burimin hallet, streset, pakënaqësitë e tij, si edhe për të ndërgjegjërsuar se përse shqiptarët duan të braktisin Shqipërinë a thua e kanë një barrë mbi shpinë!