• Banner

Lista e librave të autorit ose përkthyesit Artan Fuga

Filtrat aktiv

Referenca: SKU001522

Botuesi: Botimet Dudaj

Monolog, Artan Fuga

Mendohet se publiku flet dhe reagon njësoj si media. Se, në parim, midis publikut dhe medias nuk ka asnjë dallim. Pushteti, mediat e kohës dhe publiku shpallen se janë e njëjta gjë: një unitet i tre elementëve që, vetëm në pamje relative dhe shumë të sipërfaqshme duken si të veçuar. 

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Papirus

Njerëzit vdesin të premten, Artan Fuga

"Njerëzit vdesin të premten" janë një tufë tregimesh ku dramatikja dhe komikja, ndërthurur në një estetikë të absurdes, duan të ushqejnë njëra – tjetrën. Kontrolli i vdekjeve nga ana e njeriut është pika e fundit ku gjenia krijuese e tij kujton se kap apogjeun e vet. Njeriu i merr fronin Perëndisë. Rob i këtij iluzioni, ai çon në skajet më të largëta...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000019

Botuesi: Botimet Dudaj

Rrota e mundimit, Artan Fuga

Jetojmë në një shoqëri të komunikimit, të mediave, por ende jo në një shoqëri të së vërtetës. Njerëzit nuk e thonë të vërtetën kur iu preken gjëra thelbësore. Thonë të vërteta pa rëndësi, gati banale, shpesh budallallëqe. Nuk përdorin fjalët që duhen, për t'i emërtuar siç duhet gjërat e rëndësishme të jetës. 

Çmimi 850 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Papirus

Komunikimi në shoqërinë masive, Artan Fuga

Gjithçka në fakt është komunikim. Njerëzit nuk janë në fillim si të tillë dhe pastaj të nisin të komunikojnë; ne jemi si na ndërton në çdo çast komunikimi me të tjerët. Secili e kupton veten duke e parë me sytë e tjetrit. Edhe i vetmuar, ai është me veten e tij që nuk i ndahet si një "mbi – urë" dhe bisedon pareshtur me të.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ndërmjet fshatit dhe qytetërimit global, Artan Fuga, Zyhdi Dervishi

Ky libër – një sprovë për të vatërzuar në kamerën e analizës sociologjike profilet kryesore të problematikës komplekse të integrimit të të rinjve adoleshentë të fshatrave shqiptare në hapësirat socialkulturore kombëtare dhe të vendeve të tjera në rrjedhën e zhvillimeve plot dilema e sfida pas vitit 1990.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Papirus

Rënia e qytetit, Artan Fuga

Hapësirat e aeroporteve, taksive, hoteleve metropolinate duken si perde e kadifejtë që mbulon një univers real, nuk dihet më të mirë a më të keq nga sa duket, por gjithsesi, të ndryshëm nga ai që vëzhgohet. Ashtu sikurse bornaja mjegullore e reve të para nga lart prej dritares së avionit, ato janë kudo njësoj. Të duket sikur udhëton nga asgjëkundi për në...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Papirus

Origjinat e pushtetit, pronës, pasurisë, Artan Fuga

Përse demokracia që për parim është decentralizim dhe vetëqeverrisje është tjetërsuar në centralizim partiako-burokratik, përse tregu që duhet të udhëhiqet nga idealet e konkurrencës sa më perfekte na është kthyer në një monopol politiko-oligarkik,përse Shqipëria në vend të modernizohet, ka mbetur teknologjikisht shoqëri e shekullit të 20-të, përse në...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Murgu, Artan Fuga

Dy grabitje të bujshme kanë ndodhur. Njëra në kohën tonë, në një apartament buzë detit në Durrës, ku janë vjedhur mijëra euro; tjetra, përpara disa shekujsh, në katedralen e një qyteze mesjetare, dy piktura krejt të veçanta për nga estetika dhe mesazhi i tyre janë zhdukur pa lënë gjurmë.

Çmimi 1 350 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Shoqëria Piramidale, Artan Fuga

- Nëse do t’u përmbahemi përcaktimeve të Aristotelit, shoqëria shqiptare sot është më shumë demokraci, tirani apo oligarki? - Pse shoqëria shqiptare e shekullit XXI është në transformim nga modeli i shoqërisë periferike në atë piramidale? Kur ndodhi saktësisht ky transformim?

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Njeriu fëmijë, teknikat e propagandës autoritare, Artan Fuga

Autori nëpërmjet një bisede të shtruar me lexuesit, me të dhëna të qëmtuara me kujdes, bazuar te arritje të shkencave sociale evropiane dhe amerikane, nxjerr në pah se ku qëndron forca e propagandës që na manipulon, vendos në rresht, heq çdo iniciativë qytetare, mbyt të menduarin kritik. Ai niset nga analiza e propagandës totalitare, por hedh dritë më pas...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje