Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Rrota e mundimit, Artan Fuga
  • Rrota e mundimit, Artan Fuga

Rrota e mundimit, Artan Fuga

SKU000019
Botimet Dudaj

Jetojmë në një shoqëri të komunikimit, të mediave, por ende jo në një shoqëri të së vërtetës. Njerëzit nuk e thonë të vërtetën kur iu preken gjëra thelbësore. Thonë të vërteta pa rëndësi, gati banale, shpesh budallallëqe. Nuk përdorin fjalët që duhen, për t'i emërtuar siç duhet gjërat e rëndësishme të jetës. 

850 Lekë
765 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Rrota e mundimit
Origjinali: Rrota e mundimit
Gjinia: Filozofi
Autori: Artan Fuga
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2007
Fq. 416
Pesha: 0.451 kg
ISBN: 978-99943-0-028-0

Mbi librin

Jetojmë në një shoqëri të komunikimit, të mediave, por ende jo në një shoqëri të së vërtetës. Njerëzit nuk e thonë të vërtetën kur iu preken gjëra thelbësore. Thonë të vërteta pa rëndësi, gati banale, shpesh budallallëqe. Nuk përdorin fjalët që duhen, për t'i emërtuar siç duhet gjërat e rëndësishme të jetës.

Ato anë që rregullojnë shoqërinë, bazat e vërteta të saj, mbeten thuajse në heshtje. I mbulon ligji i heshtjes. Fjalët që thuhen shpesh nuk janë veçse eufemizma duke i dhënë të shprehurit njerëzor një përmasë të thekshme hipokrizie. Ne e quajmë veten «qytetarë», ndërkohë që mund të thërriteshim «konkurrentë» në një botë ku gjithkush dëshiron të jetë më mirë se të tjerët. Askush nuk i tregon burimet e pasurisë së vet. Si e bleu vilën? Si është vënë në zotërim të veturës gjigande? Si nisi ta vërë pasurinë?

Edhe sëmundjet duhet t'i fshehësh për shkak se nga gjendja shëndetësore varet niveli i kredisë që të japin bankat. Jo pak operatorë ekonomikë fshehin sasinë e xhiros së vërtetë për t'iu shpëtuar taksave. Askush nuk tregon se çfarë fitoi nga tenderi? Pa fund burra dhe gra që i fshehin njëri-tjetrit marrëdhëniet e tyre jashtëmartesore. Pa fund të rinj dhe të reja që iu fshehin prindërve jetën e tyre seksuale dhe lidhjet e tyre dashurore.

Shitësi nuk thotë se fiton parà kur shet ujë të pijshëm me bidonë qytetarëve të etur, por shprehet se po i shërben komunitetit në këto ditë thatësire. Shitësi i gjeneratorëve po ashtu mban fytyrë të mërzitur para blerësve, ndërkohë që ndofta zemra i gufon nga gëzimi kur ndjen se kriza e energjisë ia ka rritur ndjeshëm fitimin. Gjuha njerëzore është bërë hipokrite pikërisht për të fshehur agresivitetin ndaj të tjerëve. Jetojmë kohën e një komunikimi eufemik.

Detajet e librit
SKU000019
9789994300280
9789994300280
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001522

Botuesi: Botimet Dudaj

Monolog, Artan Fuga

Mendohet se publiku flet dhe reagon njësoj si media. Se, në parim, midis publikut dhe medias nuk ka asnjë dallim. Pushteti, mediat e kohës dhe publiku shpallen se janë e njëjta gjë: një unitet i tre elementëve që, vetëm në pamje relative dhe shumë të sipërfaqshme duken si të veçuar. 
720 Lekë 800 Lekë
More
Ka mbaruar