- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Konsultimi i këtij materiali nga studiuesit dhe drejtuesit e shtetit komunist, për nevoja të ndryshme mund të bëhej vetëm me leje të posaçme. Kjo tregon se, për nomeklaturën e lartë komuniste, informacionet dhe versioni i ofruar nga i dërguari i PKJ-së në vitet e LDB në Shqipëri, për të themeluar, organizuar dhe drejtuar së bashku me M.Popoviçin dhe emisarë të tjerë jugosllavë PKSH-në, përbënte informacion të klasifikuar, e që binte ndesh me literaturën dhe studimet e kohës si “Historia e PPSH-së” etj.
Titulli: Kur isha në Shqipëri
Origjinali: Kur isha në Shqipëri
Gjinia: Kujtime/Histori
Autori: Dushan Mugosha
Shtëpia botuese: Akademia e Studimeve Albanologjike
Viti: 2020
Fq. 235
Pesha: 0.290 kg
ISBN: 978-9928-289-39-1
Ky libër është në gjuhën shqipe
Në këto kujtime D.Mugosha bën një rezyme të punës që kishte zhvilluar në gjirin e lëvizjes komuniste, duke nënvizuar aspektet kryesore të organizimit të PKSH-së dhe ushtrisë partizane. Bashkëngjitur me këto kujtime, nga revista “NIN” është botuar edhe një shkrim kritik i gjeneralit në pension Jagosh Uskokoviç nga Sarajeva, i cili hedh dritë lidhur me disa pasaktësi për ngjarjet dhe vendndodhjen e shtabit të ushtrisë jugosllave (dhe jo për kujtimet e tij lidhur me Shqipërinë). E njëjta gjë vlen edhe për pensionistin tjetër nga Titogradi, i dekoruar me medaljen e “kujtimit partizan”, Radivoje Radovanoviç, të cilat revista “NIN” i ka botuar për etikë.
Konsultimi i këtij materiali nga studiuesit dhe drejtuesit e shtetit komunist, për nevoja të ndryshme mund të bëhej vetëm me leje të posaçme. Kjo tregon se, për nomeklaturën e lartë komuniste, informacionet dhe versioni i ofruar nga i dërguari i PKJ-së në vitet e LDB në Shqipëri, për të themeluar, organizuar dhe drejtuar së bashku me M.Popoviçin dhe emisarë të tjerë jugosllavë PKSH-në, përbënte informacion të klasifikuar, e që binte ndesh me literaturën dhe studimet e kohës si “Historia e PPSH-së” etj.
Kujtimet e Dushan Mugoshës “Kur isha në Shqipëri”, sipas porosisë që iu dha Spiro Dedes nga drejtoresha e Institutit të Studimeve Marksiste Leniniste dhe bashkëshortja e diktatorit Nexhmije Hoxha, iu dorëzuan Ramadan Çitakut, i cili kishte shërbyer si përkthyes i D.Mugoshës. Ai u bashkëngjiti atyre një kritikë në përputhje me interesat politike e propagandistike të kohës. “Bacës”, siç e thërrisnin Ramadanin që nga koha e luftës, nuk i ngelej gjë tjetër, veçse të hidhte poshtë shumë pretendime të D.Mugoshës. Ai duhej të minimizonte rolin e tij dhe të emisarëve sllavë për themelimin e PKSH-së dhe organizimin e luftës partizane. Kjo duhej bërë, në përputhje me qëndrimet publike të Enver Hoxhës.
Për korrektësi shkencore, kemi vendosur që, bashkëngjitur me kujtimet e D.Mugoshës, të botojmë edhe shënimet e Bacës. Këto kujtime ndodhen në Arkivin Qendror të Shtetit në fondin 14 (isharkivi i PPSH-së) dhe janë përkthyer nga një punonjës i Agjencisë Telegrafike Shqiptare me inicialet M.Se. Ky material shoqërohet në botimin origjinl me disa foto ilustruese, të cilat për shkak se nuk ndodhen në përkthim, diçiturat e tyre janë vendosur në referencë në vendin përkatës. Shpresojmë që këto kujtime të jenë një burim alternativ për historiografinë shqiptare.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Cabej
Botuesi: Papirus
Botuesi: Akademia e Shkencave
Botuesi: Pika pa Siperfaqe
Referenca: 2665
Botuesi: Tirana Times
Botuesi: Te tjere
Botuesi: AIIS - Tirana Times

check_circle
check_circle