

Banner
Por kur narrativës i mungon edhe origjinali (realiteti socialist) edhe kopja e pasqyrimit të tij (vepra e artit) e kur çështje si këto nuk shqyrtohen, historiografia kulturore gjen rastin të heshtë e të vetëmanipulohet mbi pyetjet se çfarë përfaqësoi kultura dhe arti që e (ri)prodhoi realitetin socialist dhe ç’formë realizmi zbatoi Realizmi Socialist i cili, në vend të artit, krijoi Socializmin, si realitet dhe kategori estetike.
Titulli: Realizëm Socialist në Shqipëri
Origjinali: Realizëm Socialist në Shqipëri
Gjinia: Histori
Autori: Arian Leka
Shtëpia botuese: Akademia e Shkencave e Shqipërisë
Viti: 2020
Fq.296
Pesha: 0.515 kg
ISBN: 978-9928-237-90-3
Ky libër është në gjuhën shqipe
Pas shembjes së Socializmit dhe shthurjes së projektit utopik, diktuar prej tij, shumë krijime, prej atyre që Realizmi Socialist i prodhoi si art për masat, u shkatërruan, duke ndarë të njëjtin fat me realitetin që kishin pasqyruar. Bashkë me to u zhdukën e u fshehën provat dhe gjurmët e atyre veprave që, duke vënë në lëvizje ekonominë e prestigjit kulturor, ushqyen me trupin e tyre pushtetin, hierarkitë dhe iluzionin e solidaritetit.
Me kaq, veprave të metodës-metronom të Realizmit Socialist, që njihnin vetëm dy kohë – të Shkuarën dhe të Ardhmen, por që vdisnin nëse ndaleshin tek e Tashmja dhe pasqyrimi me realizëm i përditshmërisë – u qe siguruar shtegu i mbijetesës përmes risjelljes në jetë dhe riinterpretimeve.
Përmes dënimit me damnatio memoriae u besua se, po të zhdukej trupi i mumies, lidhjet me të vdekurin me fund të palavdishëm, siç u bë Realizmi Socialist, këputen. Por kur narrativës i mungon edhe origjinali (realiteti socialist) edhe kopja e pasqyrimit të tij (vepra e artit) e kur çështje si këto nuk shqyrtohen, historiografia kulturore gjen rastin të heshtë e të vetëmanipulohet mbi pyetjet se çfarë përfaqësoi kultura dhe arti që e (ri)prodhoi realitetin socialist dhe ç’formë realizmi zbatoi Realizmi Socialist i cili, në vend të artit, krijoi Socializmin, si realitet dhe kategori estetike.
Periudha e përpunimit të Realizmit Socialist përkon gjithashtu në kronologji me zhvillimin e disa prej rrymave të rëndësishme kulturore dhe artistike europiane. Ky fakt ofron praktika të përbashkëta ritualesh inicimi, kalimi e ndërmjetësimi dhe bën të mundur që edhe një projekt ideologjik mbi artin proletar, siç ishte ai i Realizmit Socialist të kamuflohet, duke marrë trajtën e avangardave.
Prej këtej, mund të arsyetohet nëse Realizmit Socialist në Shqipëri iu bë më i lehtë depërtimi dhe më e butë kundërvënia jo vetëm për shkak të realitetit të ri politik e social, por edhe se lëvizjet moderne e moderniste, në fillesat e tyre, nuk u vendosën dot si një “airbag”, mes Realizmit paraardhës dhe Realizmit Socialist i cili, për të mbajtur në punë kombinatin e përpunimit të metaforave ideologjike, sakrifikoi, pa shumë mëdyshje, vetë realizmin.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Ridënimi i Lubonjës është ndoshta libri më i rëndësishëm për kujtesën kolektive të shqiptarëve mbi kohën e diktaturës komuniste.
Botuesi: Shtepia Botuese 55
Ndërsa gjendesha Në Shqipëri nën hijen e nëj pishnaje të mrekullueshme në breg të Adriatikut, e shtrirë në rërë dhe duke soditur plazhin dhe valët dikur të ndaluara, mendoja për të skhuarën e dhimbshme të këtij vendi. M’u duk e nevojshme të kujtoja fatin e mjerë të shqiptarëve, me qëllim që vuajtjet e jetura nën diktaturën komuniste të mos harrohen.
Botuesi: Papirus
Dy profesorë francezë gjenden në Shqipëri në vitet 1980. Ata përshkruajnë copëza nga jeta e përditshme në një libër, i cili, pasi u botua disa vite më vonë, u solli edhe ndalimin e hyrjes për në Shqipëri.
Botuesi: UET Press
Në pranverën e vitit 1985, kur vizitoi për herë të parë “Syrin e Shqiponjës”, Udhëheqësi i Ri kuptoi se Paraardhësi ishte i pazëvendësueshëm. Qendra Sekrete në Tiranë, pasi krijoi planetin e ri që komandohej nga Zoti Ateist, duhej t’i shtronte rrugën “përjetësisë” së pushtetit.
Albumi “Magazina e komunizmit shqiptar” është frut i një pune të gjatë kërkimore në terren dhe në nivele të tjera, si: biblioteka, internet e media sociale, për grumbullimin, sistemimin dhe interpretimin e objekteve, që kanë shoqëruar jetën e njeriut shqiptar në periudhën e komunizmit.
"Njëzet e një vjet në burg komunist" është vëllimi autobiografik me kujtime, mbresa, portrete dhe refleksione gjatë viteve të burgimit, të autorit Uran Kalakulla, i botuar pas vdekjes së tij.
Referenca: 2665
Botuesi: Tirana Times
Megjithëse kanë kaluar dy dekada, ende trashëgimia totalitare vërtitet në të tashmen tonë, duke penguar të ardhmen. Nuk është vetëm Shqipëria që nuk është ndarë me të kaluarën e saj. Vende të tjera në Ballkan, gjithashtu, hezitojnë që me vullnet të lirë të vendosin të ndahen nga një trashëgimi edhe më kriminale.
Botuesi: Papirus
Përse demokracia që për parim është decentralizim dhe vetëqeverrisje është tjetërsuar në centralizim partiako-burokratik, përse tregu që duhet të udhëhiqet nga idealet e konkurrencës sa më perfekte na është kthyer në një monopol politiko-oligarkik,përse Shqipëria në vend të modernizohet, ka mbetur teknologjikisht shoqëri e shekullit të 20-të, përse në...
Botuesi: Akademia e Shkencave
Ky libër është sa një histori kritike mbi mendimin etnografik në një situatë diktatoriale, po aq dhe një kontribut teorik mbi vetë natyrën, etosin dhe ekonominë politike të diktaturës së proletariatit - kësisoj është edhe një antropologji e dijes, por edhe e shtetit. Si e tillë, anali za jonë i tejkalon kufijtë, që shpeshherë vendosen prej emrave, ngjar...
Këto dokumente kanë një rëndësi të madhe historike për studimin e pikëpamjeve politike që organizatat në fjalë kishin lidhur me krijimin e një fronti të përbashkët antizogist; për ndryshimin e rendit kushtetues dhe gjendjes social-ekonomike në Shqipëri; për riorganizimin e anëtarëve të ish-shoqërisë “Bashkimi” në një parti politike; për veprimtarinë e...
Botuesi: Te tjere
Në këtë trajtesë është mbështetur kryesisht në burimet dokumentare të kohës së ngjarjeve dhe në dëshmitë e shkruara nga protagonistët e tyre, disa nga të cilat i ka përmbledhur në pjesën e dytë të vëllimit. Krahas burimeve ai ka shfrytëzuar dhe njoftimet që ai vetë ka mbledhur nga bisedat me protagonistët e ngjarjeve, të cilët ka pasur fatin t'i njohë...
Por kur narrativës i mungon edhe origjinali (realiteti socialist) edhe kopja e pasqyrimit të tij (vepra e artit) e kur çështje si këto nuk shqyrtohen, historiografia kulturore gjen rastin të heshtë e të vetëmanipulohet mbi pyetjet se çfarë përfaqësoi kultura dhe arti që e (ri)prodhoi realitetin socialist dhe ç’formë realizmi zbatoi Realizmi Socialist i cili, në vend të artit, krijoi Socializmin, si realitet dhe kategori estetike.