Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,79  8,65 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
16,68  18,54 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,12  12,36 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Shkrimet, Karel Capek
  • Shkrimet, Karel Capek

Shkrimet, Karel Capek

OMBRA GVG

Kronikat e udhëtimit dhe shkrimet politike të Karel Çapekut mbështeten në eksperiencat në shtete të tjera me përshkrime plotë jetë dhe vëzhgime të kujdesshme. Letra nga Italia - 1923, fokusohet në panoramën dhe artin Italian. Ditari i tij në Angli -1924, përqëndrohet tek periferia angleze dhe në sjelljen e njerëzve.

9,89 
8,90  Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shkrimet (Piktura nga Holanda, Letra nga Italia, Letra nga Anglia)
Gjinia: Prozë
Autori: Karel Çapek
Shqipëroi: Ani Hafizi
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2016
Fq. 216
Pesha: 0.337 kg.
ISBN: 978-99906-152-2

Komente mbi autorin

"Më shumë se 78 vite pas vdekjes, argumentat janë harruar bashkë me polemikat, pasionin, akuzat dhe xhelozitë –por vepra vazhdon të jetojë. Vepra e Çapekut, fatmirësisht, vazhdon të jetojë më gjatë se sa e bashkohësve të tij çekë."

The New York Times

"Kronikat e udhëtimit dhe shkrimet politike të Karel Çapekut mbështeten në eksperiencat në shtete të tjera me përshkrime plotë jetë dhe vëzhgime të kujdesshme. Letra nga Italia - 1923, fokusohet në panoramën dhe artin Italian. Ditari i tij në Angli -1924, përqëndrohet tek periferia angleze dhe në sjelljen e njerëzve. Ai gjithashtu ka shkruajtur për Hollandën -1932, vlerat e pikturës dhe ndikimin e saj përtej hollandës."

Prague Blog

"Termi modern i fjalës robot vjen nga fjala çeke robota [punë; e detyruar], është përdorur për herë të parë nga Karel Çapek në dramën R.U.R botuar në 1920 dhe vënë skenë në 1921. Që nga ajo kohë fjala robot përdoret në të gjitha gjuhët e botës."

Encyclopedia Britanica

Mbi autorin

Karel Çapek u lind në Svatonovice 9 janar 1890. Studioi filozofi dhe estetikë, në Universitetin e Pragës dhe më pas i vazhdoi në Berlin duke i përfunduar në Paris në vitin 1917. Karel Çapek është një nga shkrimtarët më me ndikim në letërsinë çeke të shekullit të 20-të. Ai shkroi me inteligjencë dhe humor në një shumëllojshmëri të gjerë të subjekteve. Veprat e tij janë të njohur për përshkrimet interesante dhe të saktë të realitetit.

Vepra e Çapekut është e njohur për idetë filozofike, përpjekjet e vazhdueshme të individit për të dalë jashtë rrethit të ngushtë të fatit dhe të kuptuarit e vlerave të vërteta të identitetit njerëzore, shpesh herë drejt orientimit nga "utopia e zezë".

Çapek u propozua shtatë herë për çmimin Nobel në letërsi, por kurrë nuk fitoi një të tillë. Megjithatë, ai është mbajtës i shumë çmimeve dhe trofeve të rëndësishme, jo vetëm letrare. Për vlerat dhe famën e tij si shkrimtar, në Çeki, jepet çmimi më i madh letrar "Karel Çapek".

Detajet e librit
978999061522
978999061522
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Argeta LMG

Gjeniu, Revolta, vol.3, Teodor Drajzer

Bukuria e vajzës, magjepsja e natës, dehja e muzikës, e bënë ta humbiste mëndjen. Me gjithë kundërshtimet e Suzanës, ai e tërhoqi në krahët e tij dhe, në atë çast, u duk befas Anxhela te dera , në qoshen tjetër të studios. 
11,01  12,24 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Jeta dhe fati, Vasily Grossman

Ai ka mundur të na shpalosë të plotë tragjedinë historike të popullit rus, që mundi të siguronte fitoren mbi armikun e egër e të fuqishëm, edhe pse së brendshmi sfilitej e dhunohej prej regjimit totalitar, fals e antinjerëzor.
22,25  24,72 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Don Kishoti i Mançes , vëllimi 1+2, Miguel De Cervants Saavedra

Këta të dy marrin përsipër barrën të ringjallin periudhën e kalorësve të arratisur, domethënë ta kthejnë Spanjën edhe tërë botën nja 300 vjet prapa e të hidhen: nga Spanja e madhe e centralizuar, që ka zaptuar gjysmën e Amerikës, në Spanjën e vogël e të përçarë dhe të shtypur prej arabëve; nga Koha Moderne në Kohën e Mesme; nga kapitalizmi në feudalizëm;...
33,37  37,08 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000734

Botuesi: Onufri

Vuajtjet e djaloshit Verter, Johan Volfang Gëte

Përfytyrimi që ka Verteri për Sharlotën zbulon shpresën e tij të madhe për ta kthyer atë në një qenie të pafajshme. Prandaj, kur ajo hyn në roman, Verteri, nëpërmjet fjalëve dhe perceptimeve që ka, e përshkruan atë si një shëmbëlltyrë të virtytit. Ai e portretizon ashtu siç ajo i dukej në pamjen e jashtme, si një grua të
7,79  8,65 
More
Ne gjendje

Botuesi: Dukagjini

Nga ana e Suanit, Marcel Proust

Kemi të bëjmë me një lumë të paanë fjalësh që e t tronditi nga themelet mjedisin letrar të shekullit XX, me një epope të mendimit, me një udhëtim nëpër labirintet e gjithësisë mondane, artistike dhe intelektuale të epokës së Proust-it, me një zhbirim të jashtëzakonshëm psikologjik - të gjitha këto në shërbim të një gjuhe të papërsëritshme, me një shprehje...
14,46  16,07 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Loja e rruazave prej qelqi, Hermann Hesse, vol. 2

Secili prej nesh s'është gjë tjetër veçse një qenie njerëzore, s'është gjë tjetër veçse një përpjekje, një diçka që ecën për të arritur diku. Por kjo qenie njerëzore duhet të ecë drejt vendit ku ndodhet përsosuria, duhet të synojë drejt qendrës dhe jo drejt periferisë.
13,35  14,83 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000441

Botuesi: Koha Ditore

Procesi, Franc Kafka

Është ky një rrëfim emblematik i shekullit që ka krijuar totalitarizma monstruoze. "Ata" vijnë ta marrin njeriun e shpërfytyruar, i cili e ka humbur gjithë fuqinë e kryengritjes, e cila është edhe vetë jeta, dhe e marrin me vete. Nuk janë me rëndësi faji, drejtësia: me rëndësi është vetëm procesi.
7,79  8,65 
Ne gjendje

Referenca: SKU001746

Botuesi: Te tjere

Franz Kafka, Vepra e plotë në prozën e shkurtër

Pas botimesh të shpërndara aty - këtu, përkthimesh shpesh nga gjuhë të treta, vepra e Franz Kafkës në prozën e shkurtër, ku përfshihen të gjitha tregimet, skicat, novelat e tij, të përfunduara ose jo, vijnë për herë të parë të plota në gjuhën shqipe sipas rendit kronologjik të krijimit të tyre.
16,68  18,54 
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Procesi, Franz Kafka

Në apartamentin e Jozef K – së, një nëpunës i rregullt banke, paraqiten dy policë me një urdhër – arresti për një krim të pacaktuar që paska kryer. Jozefi flet për këtë "faj" me zonjën Grubah, qiradhënësen, dhe zonjushën Byrstner, fqinjën. Nuk kalon shumë dhe K – ja thirret në një gjykatë të mbushur plot me njerëz, ku merret në pyetje nga një hetues dhe...
8,90  9,89 
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Amerika ose I zhdukuri, Franz Kafka

Kafka dëshironte ta quante të parin në radhën e romaneve të veta "I zhdukuri" (fjalë pa "K" në gjermanisht); Maks Brodi, botuesi i tij, e quajti këtë roman "Amerika", duke i kthyer veprës "K-në" gjermane, "K-në" e Evropës Qendrore, "K-në" e Jozef K, "K-në në vetvete si "K", me tërë tingëllimën e saj aq të dashur për Kafkën.
11,12  12,36 
More
Në gjendje