Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,56  7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,05  15,62 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,37  10,41 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Vuajtjet e djaloshit Verter, Johan Volfang Gëte
  • Vuajtjet e djaloshit Verter, Johan Volfgang Gete
  • Vuajtjet e djaloshit Verter, Johan Volfgang Gete
  • Vuajtjet e djaloshit Verter, Johan Volfang Gëte

Vuajtjet e djaloshit Verter, Johan Volfang Gëte

SKU000734
Onufri

Përfytyrimi që ka Verteri për Sharlotën zbulon shpresën e tij të madhe për ta kthyer atë në një qenie të pafajshme. Prandaj, kur ajo hyn në roman, Verteri, nëpërmjet fjalëve dhe perceptimeve që ka, e përshkruan atë si një shëmbëlltyrë të virtytit. Ai e portretizon ashtu siç ajo i dukej në pamjen e jashtme, si një grua të

7,29 
6,56  Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vuajtjet e djaloshit Verter
Origjinali: Jungen Werthers
Gjinia: Roman
Autori: Johan Volfang Gëte
Shqipëroi: Petro Zheji
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2007
Fq. 176
Pesha: 0.265 kg.
ISBN: 978-99927-45-82-3

Mbi librin

Duke lexuar "Vuajtjet e djaloshit Verter" ne sikur nxitemi për ta parë të dashurën e Verterit, Sharlotën, si një grua pasive dhe të pafajshme. Butësia dhe sinqeriteti i saj na duken të pakritikueshme dhe veprimet e shumta që ajo kryen, ndihmojnë që në mendjen e lexuesve të krijohet një përshtypje shumë e mirë për të.

Kjo ndodh pasi ka tashmë dyqind vjet që lexuesit e Verterit kanë krijuar këtë përfytyrim për Sharlotën, sipas të cilit ajo nuk është ashtu siç duket, mbasi si pafajësia, si mosveprimi i saj në fatin tragjik të Verterit janë gjëra që nuk mund të pranohen pa dyshime. Duhet patur parasysh, ndërkaq, që Gëte e ka paraqitur atë në bazë dy prirjesh: nga njëra anë, kemi idealizimin që i bën Verteri pamjes së saj, nga ana tjetër, kemi prirjen thuajse krejt të ndryshme të botuesit: njëra pamje zbulon pjesmarrjen e saj të ndërgjegjshme kur tundon Verterin, pamja tjetër ka të bëjë me veprimet e saj lidhur me fatin e Verterit. Këto pikëvështrime duhet vlerësuar të lidhura ngushtë me brendinë e romanit.

Si Verteri ashtu edhe botuesi, besojnë se këtu kemi të bëjmë më shumë me karakterin e Sharlotës sesa me ndonjë gjë tjetër. Rëndësi të veçantë kanë dy mënyrat me të cilat Sharlota zbulon veten: njëra ka të bëjë me fjalët e përzgjedhura me të cilat ajo i drejtohet Verterit, tjetra ka të bëjë me cytjet joshëse që ajo i bën Verterit. Tërë kjo dëshmon qartë se përfytyrimi i vjetër për Sharlotën, si mishërimi i pafajësisë dhe i pasivitetit, duhet rishikuar.

Një studim i thellë i veprimeve që ajo kryen dhe i motivimeve të këtyre veprimeve, tregon se karakteri i saj është shumë më i ndërlikuar nga ç'dukej më parë dhe aspak i shkëlqyer. Duke folur në mënyrë të përgjithshme, duhet pohuar se roli i Sharlotës në vetëvrasjen e Verterit ka tërhequr vëmendjen e kritikëve. Është mbajtur ky qëndrim, mbasi disa tipare të vetë Verterit apo dhe të shoqërisë në të cilën ai jetonte, kanë përgjegjësi të plotë në vazhdimin e dashurisë së tij të dëshpëruar për Sharlotën.

Vetë Sharlota ka qenë trajtuar nga kritika në tre vështrime themelore. E para, roli i saj në roman është trajtuar gati si i parëndësishëm për veprimet e Verterit... E dyta, ajo është parë thjesht si një soditëse e pafajshme e fatit tragjik të Verterit, si një grua që nuk ka vetëdijen e vetvetes... Më së fundi, ajo është parë si një dashuri aktuale e Gëtes në jetën e tij private dhe, duhet thënë, marrëdhëniet e tij kanë qenë të diskutueshme. Është shkruar shumë nëse Sharlota përfaqësonte Sharlota Bufin, një grua me të cilën Gëte pati për njëfarë kohe një dashuri jo të lumtur dhe jo të qetë. Ka shumë gjëra të ngjashme që mund të citohen nga shkrimet e Gëtes për Sharlota Bufin duke i krahasuar me deklaratat e Verterit për Sharlotën...

Përfytyrimi që ka Verteri për Sharlotën zbulon shpresën e tij të madhe për ta kthyer atë në një qenie të pafajshme. Prandaj, kur ajo hyn në roman, Verteri, nëpërmjet fjalëve dhe perceptimeve që ka, e përshkruan atë si një shëmbëlltyrë të virtytit. Ai e portretizon ashtu siç ajo i dukej në pamjen e jashtme, si një grua të përsosur përsa i përket pastërtisë shpirtërore, urtia e së cilës, vendosmëria dhe qetësia e brendshme, ujdisen mirë me jetën e saj aktive. Ai thotë me vete kur përgatitet për të shkuar në ballo: "Do të dëshiroja të kisha si partnere një vajzë zemërmirë, të hijshme e të sinqertë..."

Komente mbi librin

"Vuajtjet e djaloshit Verter është një libër i një njeriu që di, i një njeriu që kupton se, edhe pa qenë Verter, ai depërton plotësisht te Verteri dhe i rreh zemra bashkë me atë, por nuk flet përçart bashkë me atë. Dhe këtu qëndron magjia; bashkëjetesa e përsosur midis ndjeshmërisë së menjëhershme me ndërmjetësimin e arsyes, bashkimi i zjarrit të pasionit me transparencën e përshtjellimit."

Benedetto Croce

"Tragjedia e dashurisë së Verterit është shpërthimi tragjik i të gjitha pasioneve, të cilat zakonisht paraqiten në jetë të veçuara, të izoluara, abstrakte; kurse këtu, ato janë shkrirë në zjarrin e pasionit të dashurisë në një masë të vetme të përflakur dhe plot dritë."

Gyorgy Lukacs

"Kur përshkruan fatkeqësinë e tij, kur një lodër kapitëse anaforash na kredh si në mes të një humnere të errët ose na zbulon mizorinë me një frazë të thatë e me shpejtësinë e llamburitjes së një rrufeje, Verteri hesht e nuk na thotë as gjysmë fjale se pasioni i tij është pikërisht një dëshirë e dëshpëruar fatkeqësie, një dëshirë vdekjeje. Synimi pararomantik drejt pafundësisë na zbulon pamjen e tij shkatërrimtare: përpara tij vlerat e të jetuarit zbehen duke marrë pamjen e një spektri të "ëndrrave", duke zbuluar kështu kotësinë patetike të "figurave laryshe" me të cilat i dënuari stolis muret e burgut të tij."

Paola Caprioli

 

Detajet e librit
SKU000734
9789992745823
9789992745823
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Kambana e qelqtë, Sylvia Plath

Esteri është një studente e shkëlqyer, një vajzë e bukur dhe e talentuar, por ajo po fundoset pak nga pak, fshehurazi e për arsye që as vetë nuk i ka krejt të qarta. Në kryeveprën e saj të njohur e të gjithëkohshme, Sylvia Plath, tinëzisht, e tërheq lexuesin brenda shkatërrimit të Esterit, dhe e bën me një forcë të tillë, sa marrëzia e saj bëhet e...
9,37  10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Shkrimet, Karel Capek

Kronikat e udhëtimit dhe shkrimet politike të Karel Çapekut mbështeten në eksperiencat në shtete të tjera me përshkrime plotë jetë dhe vëzhgime të kujdesshme. Letra nga Italia - 1923, fokusohet në panoramën dhe artin Italian. Ditari i tij në Angli -1924, përqëndrohet tek periferia angleze dhe në sjelljen e njerëzve.
7,50  8,33 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000525

Botuesi: OMSCA-1

Lekura e shagrenit, Honore De Balzak

Romani “Lëkura e shagrenit” rrëfen historinë e një të riu, i cili bleu copën e lëkurës magjike të shagrenit që të përmbushte çdo dëshirë të tij. Por, ndërkohë duke nënvlerësuar këshillën e shitësit, që i ofron atij lëkurën, protagonisti e sheh veten gjatë rrjedhjes së ngjarjeve në situata tepër të paparashikuara...
9,37  10,41 
More
Ne gjendje

Botuesi: Botime Koliqi

Vëllavrasësit, Nikos Kazantzakis

Nikos Kazantzakis u lind më 18 shkurt 1883 në Iraklion, Kretë, Perandoria Osmane (tani në Greqi) ndërsa vdiq më 26 tetor 1957, në Freiburg im Breisgau, në Gjermani). Ishte shkrimtar grek, shumë produktiv, shumëllojshmëria e veprave të së cilit përfaqësojnë një kontribut të madh në letërsinë moderne greke.
11,24  12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Helga's Secrets

Nderim Katalonjës, Ç'është socializmi, George Orwell

Këto dy vepra të sjella në shqip janë në linjën karakteristike të këtij autori, për ti nxjerrë rrënjët me themel fenomeneve të ndryshme shoqërore e për të treguar se kush mund të jetë perspektiva e sistemeve apo shoqërisë perëndimore, duke treguar për këtë, me hollësi, shkaqet, kryesisht ato që qëndrojnë të fshehura në prapaskenë e qe janë vendimtare.
11,24  12,49 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001278

Botuesi: Kokona

David Koperfildi 1, Carls Dikens

Historia rrëfen jetën e David Koperfildit nga fëmijëria në pjekurinë e tij. Davidi ka lindur në Angli rreth viteve 1820. I ati i Davidit ka vdekur gjashtë muaj para se ai të lindte dhe pas shtatë vitesh, e ëma e tij martohet me Mister Eduard Mardston.
9,37  10,41 
More
Në gjendje

Referenca: 2972

Botuesi: Te tjere

Asgje e re nga Fronti i Perendimit, Erih Maria Remark

"Asgjë e re nga Fronti i Perëndimit" ishte një paralajmërim në kohën e duhur. Në qoftë se nuk hyri sa duhej në punë në kohën e vet, ai e ruan vlerën e tij për aq kohë sa në botë do të ketë kërcënim, agresorë, ethe dhune dhe barbari. Një letërsi e tërë, një opinion i tërë botëror përparimtar u kundërvihet gjithmonë forcave agresive kudo në botë.
6,56  7,29 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dritan Tirana

Çelësat e mbretërisë, Archibald J. Cronin

Ne, Kisha e shenjtë katolike; dhe, në të vërtetë, tërë Kishat e botës së krishterë, ne, pra, marrim pjesë në një luftë botërore. Më keq akoma, e shenjtërojmë. Ne dërgojmë miliona prej bijve tanë fort të dashur në masakër, për të lënë atje jetën, gjymtyrët apo shpirtin, për të vrarë e për t'u vrarë, me një buzëqeshje hipokrite dhe bekimin tonë apostolik.
11,24  12,49 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000720

Botuesi: Onufri

Ferma e kafshëve, George Orwell

Një nga alegoritë politike më të njohura të shekullit të njëzetë, Ferma e Kafshëve nga shpie në botën politike të pasrevolucionit, ku ccliruesit bëhen shtypës dhe të shtypurit përfundojnë në makinën grirëse të historisë.
4,68  5,21 
More
Artikujt e fundit në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000798

Botuesi: Cabej

Faust, Johann Wolfgang von Goethe

Fausti nuk është vetëm një univers botëkuptimor për nga gjerësia dhe larmia e ideve, që trajtohen, përmenden apo thjesht vegojnë në të dhe që zbulohen apo shpalosen vazhdimisht në një dritë të re para nesh, sa herë që marrim të lexojmë a rilexojmë tërë veprën apo pjesë të caktuara të saj.
9,37  10,41 
More
Ka mbaruar