Titulli: Dy zotërinj nga Verona
Origjinali: Two gentlemen of Verona
Gjinia: Komedi
Autori: Uiliam Shekspir
Shqipëroi: Vedat Kokona
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2014
Fq. 168
Pesha: 0.223 kg
ISBN: 978-9928-164-91-9
Mbi librin
Në fillim të komedisë, Valentini po përgatitet për t'u larguar nga Verona për në Milan, që të zgjerojë horizontin e vet. Ai i kërkon mikut të tij, Proteut, që të niset me të, por ai është i dashuruar me Xhulian dhe nuk pranon të largohet. I zhgënjyer, Valentini i lë lamtumirën Proteut dhe largohet i vetëm.
Ndërkaq, Xhulia po flet me Luçetën, shërbyesen e vet për Proteun. Ajo i thotë Xhulias që mendon se Proteu e do. Xhulia, megjithatë, reagon me druajtje, e turpëruar të pranojë se ai i pëlqen. Luçeta atëherë nxjerr një letër; ajo nuk tregon se kush ia ka dhënë, por e ngacmon Xhulian se ishte shërbyesi i Valentinit, Spidi, që e solli letrën nga Proteu.
Xhulia, që ende s'është gati t'ia shfaqë dashurinë për Proteun Luçetës, e gris letrën me zemërim. Ajo e përzë Luçetën, por pastaj duke kuptuar se ishte ngutur, i mbledh copërat e letrës dhe i puth duke u përpjekur që t'i bashkojë.
Ndërkohë, i ati i Proteut ka vendosur që Proteu duhet të niset në udhëtim për në Milan për t'u bashkuar me Valentinin. Ai jep urdhër që Proteu të niset të nesërmen, duke shkaktuar kështu një lamtumirë të përlotur me Xhulian, së cilës Proteu i premton dashuri të përjetshme. Ata shkëmbejnë unazat e betimet dhe Proteu zotohet të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur.
Në Milan, Proteu gjen Valentinin që është dashuruar me vajzën e Dukës, Silvian. Pavarësisht nga dashuria e Xhulias për të, Proteu dashurohet me Silvian dhe betohet se di ta fitojë atë. Duke mos qenë në dijeni të ndjenjave të Proteut, Valentini i rrëfen se Duka do ta martojë Silvian me Turion e pasur, por budalla, kundër dëshirës së saj.
Meqënëse Duka dyshon se vajza e tij dhe Valentini janë dashuruar me njëri – tjetrin, ai e mbyll Silvian gjatë natës në një kullë, çelësin e vetëm të së cilës e mban vetë. Sidoqoftë, Valentini i tregon Proteut se po përgatitet që ta rrëmbejë me anë të një shkalle litari dhe se do të arratiset bashkë me të. Proteu menjëherë ia tregon këtë plan Dukës, i cili e zë dhe e dëbon Valentinin...