• Banner

Shtepia misterioze, Honore de Balzac
  • Shtepia misterioze, Honore de Balzac

Shtëpia misterioze, Honore de Balzac

Në qoftë se do t'ju shtynte kurKjo shtëpi e zbrazët dhe e shkretë është një kashë e lashtë që s'e ka zgjidhur asnjeri. Më përpara kishte qenë një çiflig i vogël dhe emrin e kishte La Grande Bretèche. Për sa kohë m'u desh të qëndroja në Vandom, ku më kishte lënë Despleni të shëroja një pasanik të sëmurë, pamja e kësaj banese të çuditshme më ngjallte kureshti dhe kënaqësi të patreguar.eshtja dhe do të afroheshit ta shihnit këtë shtëpi nga ana e rrugës, do të vini re një derë të madhe me trajta vezake, ku fëmijët kanë shpuar vrima të panumërta. Më vonë mësova se kishte dhjetë vjet që porta e saj nuk ishte hapur asnjëherë. 

300 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shtëpia misterioze

Origjinali: La Grande Bretèche

Gjinia: Novelë

Autori: Honore de Balzac

Shqipëroi: Klio Evangjeli

Shtëpia botuese: Onufri

Viti: 2005

Fq. 48

Pesha: 0.092 kg.

ISBN: 978-99943-32-26-7

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Në qoftë se do t'ju shtynte kureshtja dhe do të afroheshit ta shihnit këtë shtëpi nga ana e rrugës, do të vini re një derë të madhe me trajta vezake, ku fëmijët kanë shpuar vrima të panumërta. Më vonë mësova se kishte dhjetë vjet që porta e saj nuk ishte hapur asnjëherë. Nëpërmjet këtyre të çarave do mund të shikonit një harmoni të plotë midis fasadës së kopshtit dhe asaj të oborrit. Edhe këtu të bie në sy po ai çrregullim.

Tufa bari mbulojnë kalldrëmin. Të plasura të shumta vijosin muret, sipër të cilëve duken të ngatërruara kurorat e luleve. Shkallët e parmakët kanë lëvizur prej vendit. Shiriti i ziles është kalbur, ullukët janë çarë. "Vallë, ç'rrufe ka rënë këtu nga qielli? Vallë, cila gjykatë ka urdhëruar të mbetet i shkretë ky vend? Mos kanë përdhosur gjëra të shenjta dhe i ka ardhur rëndë perëndisë? Mos kanë tradhtuar Francën?" Të gjitha këto pyetje ia bën vetes kur ndodhesh përpara kësaj shtëpie. Aty shikon zvarranikët që rrëshqasin dhe nuk të përgjigjen.

Kjo shtëpi e zbrazët dhe e shkretë është një kashë e lashtë që s'e ka zgjidhur asnjeri. Më përpara kishte qenë një çiflig i vogël dhe emrin e kishte La Grande Bretèche. Për sa kohë m'u desh të qëndroja në Vandom, ku më kishte lënë Despleni të shëroja një pasanik të sëmurë, pamja e kësaj banese të çuditshme më ngjallte kureshti dhe kënaqësi të patreguar.

Kjo shtëpi më tërhiqte më tepër se një gërmadhë; se rrënimet lënë pas kujtime të vërteta dhe të pamohueshme. Kurse kjo banesë, që qëndronte akoma më këmbë, mëgjithëse hakmarrja me dorën e saj mizore e kishte shkatërruar dalëngadalë, fshihte një sekret dhe një mendim të panjohur. Ajo të linte të kuptoje një trill, në mos gjë tjetër.

Shpeshherë, mbrëmanet, i afrohesha gardhit me gjëmba që e mbronte dhe i pranoja të gjitha të gërvishturat, vetëm e vetëm të hyja në atë kopsht pa zot, në atë pronë që s'ishte më as publike, as private. Aty qëndroja me orë të tëra duke soditur çrregullimet e tij. Nuk desha t'i bëj as pyetjen më të vogël ndonjërit prej banorëve llafazanë të Vandomit, që të mësoja diçka mbi historinë e kësaj shtëpie, se pa dyshim ajo duhet të kishte historinë e saj, pa ishte katandisur në këtë gjendje të çuditshme.

Unë rrija dhe hartoja në mendjen time sa e sa romane të këndshme dhe bëja skica të vogla të thurura plot trishtim, të cilat më kënaqnin tej mase. Mbase do ta humbisja tërë poezinë që ma mbushte me erë të këndshme shpirtin, po ta kisha mësuar shkakun pse kishte mbetur e shkretë kjo shtëpi dhe që s'ish çudi të kishte qenë i ulët dhe pa rëndësi.

Detajet e librit
SKU000748
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU002045

Botuesi: Argeta LMG

Xha Gorioi, Honore de Balzak

Ngjarja vendoset në "Pensionin Familiar" pronë e trashëguar e zonjës Voker e cila jetonte pa të shoqin e vdekur prej disa vitesh tashmë.Në këtë shtëpi qëndronin pleq e të rinj duke paguar një shumë mujore sipas marrvëeshjes. Një ndër banorët ishte Xha Gorio, një ish i pasur që e kishte krijuar kapitalin e tij duke shitur fide e makarona.

Çmimi 890 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2213

Botuesi: OMBRA GVG

Iluzionet e humbura, Honore de Balzak

"Kush do të më dojë?" – pyeti veten poeti. "Miqtë e mi vërtetë më përbuzin. Çfarëdo që të bëja i dukej e mirë dhe fisnike vetëm asaj që prehet këtu! Më kanë mbetur vetëm motra, Davidi dhe nëna. Ç'mendojnë ata për mua?"

Çmimi 1 400 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2447

Botuesi: Argeta LMG

Evgjeni Grande, Honore de Balzak

Ky roman është një vepër realiste duke u bazuar te vërtetësia e ngjarjeve, sidomos tek pasqyrimi me vërtetësi i koprracisë së plakut Grande. Problemi shoqëror që trajton autori është ai i rolit të parasë në shkatërrimin e ndjenjave njerëzore.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: UEGEN

Pjereta, Honore de Balzak

Romani "Pjereta" është një poemë vuajtjeje që e bën lexuesin të mallëngjehet me historinë e vuajtshme të Pjeretës së vogël. Këtë heroinë, autori na e paraqet si një viktimë të njerëzve shpirtligj të shoqërisë borgjeze, të cilët, për të kënaqur ambicien dhe interesin vetjak shfrytëzojnë të gjitha mjetet.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000795

Botuesi: Onufri

Otello, Uiliam Shekspir

Së bashku me Hamletin, Mbretin Lir dhe Maktbethin, Otello është një nga katër tragjeditë e mëdha të Shekspirit dhe, rrjedhimisht, një shtyllë e asaj që shumica e kritikëve e konsiderojnë si maja më e lartë e artit dramatik të Shekspirit.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

E bija e kapitenit, A. S. Pushkin

I njohur te lexuesi shqiptar me poemat, poezitë, dramat, romanet, novelat, tregimet e përrallat e tij, Aleksandër Pushkin konsiderohet më i madhi poet rus njëkohësisht themelues i letërsisë moderne ruse. Drama, romanca e satira janë të ndërthurura e gërshetuara gjithnjë mjeshtërisht në veprën e tij, të ndërlidhura gjithaq me letërsinë e jetën ruse.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Armiku i popullit, Henrik Ibsen

"Armiku i Popullit", i shkruar më 1883 – në një mot me kryeveprën e Nietzsche – s "Kështu foli Zarathustra", është drama e tij sociale m'e bukur dhe m'e fortë.... Subjekti i saj me pak fjalë është ky: Doktor Stokmani zbulon që uja e banjave, ku shërben si mjek, përmban mikrobe sëmundjesh të rrezikshme nga shkaku që qyngjet shkojnë nëpër toka të molepsura...

Çmimi 650 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Bankieri anarkist, Fernando Pessoa

Kjo vepër mund të lexohet si një roman – romani i një jete, gabimeve dhe dyshimeve të saj, deri në përfundimin ngadhnjyes. Bankieri, i nisur nga asgjë, ka bërë pasuri. Përse dhe si? Këtë përpiqet të na shpjegojë ai, nëpërmjet një sërë arsyetimesh me një logjikë të pathyeshme, por edhe me një bishtnim të hareshëm. Ky Bankier (i cili e shpall veten anarkist...

Çmimi 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001840

Botuesi: OMBRA GVG

Triologjia e Deshirave 2 - Titani, Teodor Drajzer

Titani është libri i dytë i "Triologjisë së Dëshirave" pas librit të parë Financieri. Frenk Koperud tani jeton në Çikago sëbashku me gruan e tij Ailin. Plani i tij është të marrë përsipër sistemin rrugor-hekurudhor i cili është në proces falimentimi.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Ngjarje të jetuara, Viktor Hygo

Më 15 dhjetor 1840, gjatë transferimit të hirit të Napoleonit tek Invalidët, Hygoi gjendet mes turmës; më 22 shkurt 1848, kur nis revolucioni, largohet nga Dhoma e Parëve për të marrë pjesë në përleshjet në Sheshin Konkord.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Gjeniu, Teodor Drajzer

Saga e Gjeniut, shkruar nga shkrimtari ri shquar amerikan i shekullit te XX, Teodor Drazjer vjen me nje perkthim te dyte, realizuar nga Eris Rusi dhe hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Ombra GVG.

Çmimi 2 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001080

Botuesi: Onufri

Si ta doni, Uilliam Shekspir

Fabula është mjaft e thjeshtë: problemi dramatik në sjelljen e çoroditur të dy vëllezërve të ligj ndaj dy vëllezërve të mirë, si dhe pengesat e lidhura me këtë sjellje ndaj martesës së disa çifteve në këtë pjesë teatrore (sidomos të Rozalindës me Orlandon) zgjidhen pa vështirësi dhe, pa pikë dyshimi, kemi të bëjmë me një fund të lumtur.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Flush, një biografi nga Virginia Woolf

…botuar fillimisht në vitin 1933, Flush, një biografi u bë libri më popullor i Virginia Woolf gjatë jetës së kësaj shkrimtareje ikonë të Britanisë së Madhe. Autorja u frymëzua nga letrat e dashurisë së poetes britanike të shekullit të nëntëmbëdhjetë Elisabeth Barret Browning, e cila fliste shpesh në letra për qenin e saj, një cocker spaniel, përmes syve...

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)