Botuesi: Te tjere
Makbethi, William Shakespeare
"Makbethi, nga William Sheakspear" eshte nje liber i perdorur, botuar ne vitin 1943, nga shtepia botuese "Naim Frasheri". Kopje e vetme ne gjendje.
Banner
Janë 22 libra.
Botuesi: Te tjere
"Makbethi, nga William Sheakspear" eshte nje liber i perdorur, botuar ne vitin 1943, nga shtepia botuese "Naim Frasheri". Kopje e vetme ne gjendje.
Referenca: SKU000795
Botuesi: Onufri
Së bashku me Hamletin, Mbretin Lir dhe Maktbethin, Otello është një nga katër tragjeditë e mëdha të Shekspirit dhe, rrjedhimisht, një shtyllë e asaj që shumica e kritikëve e konsiderojnë si maja më e lartë e artit dramatik të Shekspirit.
Referenca: SKU000796
Botuesi: Onufri
Temën e dashurisë Shekspiri e ka trajtuar në shumë vepra të tij, që nga sonetet, poemat dhe tragjeditë, por në asnjërën prej tyre kjo temë nuk është trajtuar si diçka në vetvete dhe e papërzier me probleme të tjera, siç është bërë kjo në "Romeo dhe Zhulietën".
Referenca: SKU001932
Botuesi: Onufri
"Mbreti Lir" është një tragjedi me pesë akte nga Uilliam Shekspir, e interpretuar në vitet 1605 - 1606 dhe e botuar në vitin 1608. Një nga tragjeditë më të mira, pjesa përshkohet nga pesimizmi dhe nihilizmi, gjë që e bën atë një vepër të preferuar të shekullit XX.
Referenca: 2098
Botuesi: Onufri
Ashtu si shumë komedi të tjera të Shekspirit, edhe kjo komedi përqendrohet mbi identitetin e rremë. Në skenat hyrëse, personazhi kryesor, Viola, shpëton nga mbytja për shkak të fundosjes së anijes dhe del në bregdetin e Ilirisë. Ajo humbet lidhjet me vëllanë e saj binjak, Sebastianin, të cilin e mendon tashmë të vdekur.
Referenca: 2486
Botuesi: Onufri
Antoni dhe Kleopatra është një nga tragjeditë më të njohura të Shekspirit. E shkruar rreth dhjetë vjet pas Jul Cezarit, kjo tragjedi përshkruan ngjarje dhe individë të vërtetë të historisë romake, por ndryshe nga Jul Cezari, ajo paraqet edhe historinë e dashurisë së personazheve prej të cilëve ka marrë edhe emrin tragjedia.
Referenca: 2487
Botuesi: Onufri
Jul Cezari është tragjedia e parë e Shekspirit nga tri tragjeditë me temë nga historia romake. Ashtu si "Antoni dhe Kleopatra" dhe "Karioliani", "Jul Cezari" është një dramatizimi i ngjarjeve të vërteta. Shekspiri shkruan për Cezarin, Brutin dhe Mark Antonin duke u mbështetur mbi Lives të historianit të lashtë, Plutarkut.
Referenca: 2488
Botuesi: Onufri
Shtrëngata i përket zhanrit të pjesëve romantike elizabetiane. Ajo kombinon elemente të tragjedisë (hakmarrja e Prosperos) me ato të komedisë romantike (dy të dashurit e rinj, Miranda dhe Ferdinanti) dhe ashtu si një nga veprat problematike të Shekspirit ngre disa çështje më të thella që nuk zgjidhen krejtësisht në fund.
Referenca: 2489
Botuesi: Onufri
Ndryshe nga komeditë e tjera, humori i "Shumë zhurmë për asgjë" nuk krijohet nga situatat qesharake. Megjithëse ka disa elemente standarde të përbashkëta me komeditë e tjera (keqkuptimet, maskimet, dëshmitë e rreme), humori i kësaj vepre krijohet nga vetë karakteret dhe mënyrat e sjelljes së shoqërisë ku ata jetojnë.
Botuesi: SARAS
Në këtë vëllim janë paraqitur tri drama të Shekspirit: "Timoni nga Athina", "Simbelini" dhe "Masë për masë".
Botuesi: Onufri
Në fillim të komedisë, Valentini po përgatitet për t'u larguar nga Verona për në Milan, që të zgjerojë horizontin e vet. Ai i kërkon mikut të tij, Proteut, që të niset me të, por ai është i dashuruar me Xhulian dhe nuk pranon të largohet. I zhgënjyer, Valentini i lë lamtumirën Proteut dhe largohet i vetëm.