Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Portreti i Dorian Greit, Oscar Wilde
  • Portreti i Dorian Greit, Oscar Wilde

Portreti i Dorian Greit, Oscar Wilde

Living

Dorian Grei, ky fëmijë i dashurisë e i vdekjes, të cilin mund ta bëje ose titan ose një lodër, fillon me një lutje shkatërrimin e tij, lutjen që ai të ngelej i ri e portreti të ishte ai që të mplakej.

1 500 Lekë
1 350 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli:Portreti i Dorian Greit

Origjinal:The Picture of Dorian Gray

Kategoria:Roman

Autori:Oscar Wilde

Përktheu:Diana Çuli

Botues:Living

Viti: 2024

Fq.272

Pesha: 0.510 kg

ISBN:9789928338877

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Portreti i Dorian Greit sjell para lexuesit temën e shkatërrimit të jetës së një të riu nën efektin e së keqes dhe parazitizmit dhe mbivlerësimit të së bukurës, në fund të shekullit XIX në Angli. Duke kombinuar elementet e një fabule të tmerrshme mesjetare, libri përqendrohet në një gjetje të mrekullueshme; ndërsa Dorian Grei zhytet në jetën e krimit dhe të epshit pa fund, trupi i tij mban rininë dhe gjallërinë, portreti i pikturuar nga miku i tij Basil Halluard, ditë pas dite grumbullon gjurmët e fshehura të së keqes, të cilat i duhet t’i mbajë fshehur nga bota.

Dorian Grei, ky fëmijë i dashurisë e i vdekjes, të cilin mund ta bëje ose titan ose një lodër, fillon me një lutje shkatërrimin e tij, lutjen që ai të ngelej i ri e portreti të ishte ai që të mplakej.

I veshur me rrobën e rinisë, të lehtë e të papërgjegjshme ai e bën dashurinë e tij për Sibil Vane të cekët, e veten heroin mëkatar të tragjedisë së saj. Por e kupton se… bukuria kishte qenë për të veçse një maskë dhe rinia e tij një parodi.

Detajet e librit
9789928338877
9789928338877
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Gjeniu, Teodor Drajzer

Saga e Gjeniut, shkruar nga shkrimtari ri shquar amerikan i shekullit te XX, Teodor Drazjer vjen me nje perkthim te dyte, realizuar nga Eris Rusi dhe hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Ombra GVG.
2 250 Lekë 2 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Bartlëbi, shkruesi, Herman Melville

Bartlëbi mund  të shihet si rishfaqja e frustrimeve të Melvill-it me situatën  e vet si shkrimtar  dhe vetë  rrëfimi ‘është për një shkrimtar që i zhvesh format konvencionale për shkak të tërheqjes së papërballueshme  ndaj çështjeve më të koklavitura filozofike.
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zambaku

Vilhelm Teli, Fridrih Shiler

Nxori një shigjetë dhe e vendosi në hark. Dy ushtarë morën djalin dhe e çuan në anën tjetër të sheshit ku ndodhej një pemë. Djali u mbështet në pemë. Gotije pa të atin duke buzëqeshur.Trupi i Vilhelmit u trondit pak. E vendosi harkun në gjoks dhe e tërhoqi. Koka i ishte përkulur në drejtim të shigjetës.Të gjithë po mbanin frymën.
225 Lekë 250 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Gra të dashuruara, D. H. Lawrence

I konsideruar prej shumëkujt romani më i rëndësishëm i D. H. Lawrence dhe një nga romanet më me rëndësi të letërsisë moderne angleze, "Gra të dashuruara", si mjaft prej veprave të autorit, ngjalli shumë diskutime kur u botua, duke u bërë objekt i censurës, para së gjithash për trajtimin me çiltërsi të temës së seksualitetit femëror.
1 170 Lekë 1 300 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000537

Botuesi: OMSCA-1

Saga e Forsajteve, Roman 2, Xhon Gollsuorthi

Irena kthehet. Perdet ishin ulur se qe ngrysur, një zjarr i mirë kërcunjsh borige qe ndezur në vatër dhe në dritën e tij Somsi pa Irenën të ulur në këndin e saj të zakonshëm, atje në kanape. Mbylli derën ngadalë dhe iu afrua. Ajo nuk lëvizi nga vendi dhe bëri sikur s'e pa.
450 Lekë 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Histori dashurie në Oksford, Max Beerbohm

Culika, mbesa e një rektori, është një magjistricë dinake, me famë nga Nju Jorku deri në Shën Petërsburg, një divë me tërheqje magjepsëse, një vajzë nga të atillat. Kjo femër me bukuri të jashtëzakonshme mbërrin në Oksford, një botë burrërore akademikësh të privilgjuar dhe menjëherë shkatërron gjithë trupën studentore, duke u shndërruar në fillim në një...
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje