- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Shoqëruesi i ditëve të tyre bëhen alkooli, ballot, festa, luksi dhe kumari. Por kur trashëgimia nuk vjen, jeta e tyre shndërrohet në kërkim të ankthshëm të pasurisë dhe aleancat e brishta fillojnë të këputen.
Titulli: Të bukur dhe të mallkuar
Origjinali: The beautiful and damned
Gjinia: Roman
Autori: Francis Scott Fitzgerald
Shqipëroi: Alina Karaulli
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2019
Fq. 438
Pesha: 0.478 kg
ISBN: 978-9928-233-82-0
Libri me një fjali Një klasik modern, që përshkruan jetën e shoqërisë amerikane e sidomos asaj njujorkeze, në Epokën e artë të Jazz-it.
Informacion i përgjithshëm rreth librit “Të bukur dhe të mallkuar”, botuar për herë të parë më 1922, është romani i dytë i shkrimtarit F. Scott Fitzgerald. Ai eksploron dhe portretizon shoqërinë e lartë amerikane nëpërmjet dy personazheve, aspirantët aristokratë të Periudhës së Jazz-it, Antoni dhe Gloria Paç. Që të dy, burrë e grua, personifikojnë shoqërinë e zvetënuar njujorkeze të viteve ’20, të shekullit të kaluar: janë të pashëm, sipërfaqësorë, në kërkim të kënaqësive dhe vanitetit. Nga njëra anë, gjendet Antoni, djalosh i pashëm, i mërzitur me jetën e rëndomtë, jetim, që kalon një periudhë kohe në Romë ku, mes grave, mbrëmjeve me miqtë dhe frymëzimeve të ndryshme artistike, si shumë bashkëmoshatarë të tij ndien se një ditë jo fort të largët do të bëjë gjëra të mëdha në jetë. Nga ana tjetër, Gloria, 22-vjeçarev nga Kansas Siti, eksentrike, e trazuar, e zhgënjyer, që e josh menjëherë Antonin me bukurinë dhe karakterin e saj krenar. Dy të rinjtë fillojnë një lidhje dhe, pas një fillimi disi të dhimbshëm në dukje, martohen, të bindur që e kanë gjithë botën në dorë.
Mirëpo, tani që fillon jeta e vërtetë prej të rrituri, ata zbulojnë se janë të pazotë për t’u angazhuar në plane pune, apo për të punuar realisht duke sajuar përligjje nga më të ndryshmet vetëm për t’u zdërhallur pas qejfeve dhe luksit. Në pritje të një trashëgimie të madhe të lënë nga gjyshi i Antonit, ata jetojnë përtej caqeve të tyre ekonomike. Shoqëruesi i ditëve të tyre bëhen alkooli, ballot, festa, luksi dhe kumari. Por kur trashëgimia nuk vjen, jeta e tyre shndërrohet në kërkim të ankthshëm të pasurisë dhe aleancat e brishta fillojnë të këputen.
Romani është frymëzuar pjesërisht nga lidhja e Fitzgeraldi-t dhe bashkëshortes së tij, Zelda-s. Të dy personazhet evokojnë një portret të gjallë të një bote të humbur: një qytet ku gëlon vesi, një shoqëri pa krye e pa drejtim dhe një brez dekadent dhe pa rrënjë. “Të bukur e të mallkuar” është një satirë e moralit amerikan të fillim shekullit XX, gjatë viteve të proibicionizmit, ku të rinjtë – protagonistët e rinj të shekullit XX – duhet të përballen me krizën e vlerave të epokës së paraluftës. Ata mishërojnë epokën në të cilën jetojnë dhe që do të përfundojë në mënyrë dramatike me krizën e vitit 1929.
Përsa i përket stilit, romani është i shkruar mirë, dhe humbja graduale e kureshtjes mendore nga ana e Antonit, zvetënimi i tij i vazhdueshëm deri në shndërrimin në një “relikt të mjerë” është sjellë në mënyrë bindëse.
Louise Maunsell Field, The New York Times, March 5, 1922
Para “Të bukur dhe të mallkuar” nuk e dija ç’donte të thoshte të lexoje një libër vetëm për kënaqësinë e kulluar të të dëgjuarit të zërit shkrimtarit, për kënaqësinë e të parit të larmishmërisë së gjuhës të një mjeshtri të stilit. Stili i Fitzgerald-it ishte krejtësisht i ri [...] një përvojë sensuale dhe entuziazmuese.
The Indipendent
“Të bukur dhe të mallkuar” tashmë konsiderohet një nga romanet që ka kapur më së miri thelbin e Epokës së Jazz-it. [...] vepra e dytë kryesore e Fitzgerald- it është drithëruese, bindëse dhe me një qasje intriguese.
Enterteinment Focus
Mbi autorin
Francis Scott Key Fitzgerald ishte shkrimtar amerikan, veprat e të cilit lidhen ngushtë me Epokën e Jazz-it (1918 -1928), një term të cilin ai vetë e krijoi. Ai bënte pjesë në atë rrymë letrare të quajtur “Lost generation” (Brezi i humbur), një grup shkrimtarësh amerikanë të lindur në vitet 1890, të cilët u rritën gjatë Luftës së Parë Botërore dhe më pas u vendosën në Francë, në vitet
’20 të shekullit të kaluar. Shkroi katër romane dhe një të pestë, që mbeti i papërfunduar, si dhe dhjetra tregime me temat e rinisë, të dëshpërimit dhe ndryshimit të brezave. Romani i tij më i njohur “Getsbi i madh” është ekranizuar me sukses më shumë se një herë.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Fiorentina
Botuesi: Argeta LMG
Botuesi: Argeta LMG
Referenca: SKU000748
Botuesi: Onufri
Botuesi: Pika pa Siperfaqe
Botuesi: Albas
Referenca: 2489
Botuesi: Onufri
Botuesi: Buzuku
Referenca: 2681
Botuesi: Argeta LMG
Botuesi: Argeta LMG
Botuesi: Onufri
Referenca: 2130
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Zambaku
Referenca: 2447
Botuesi: Argeta LMG
Referenca: 2710
Botuesi: Bota Shqiptare
Botuesi: Toena
Shoqëruesi i ditëve të tyre bëhen alkooli, ballot, festa, luksi dhe kumari. Por kur trashëgimia nuk vjen, jeta e tyre shndërrohet në kërkim të ankthshëm të pasurisë dhe aleancat e brishta fillojnë të këputen.
check_circle
check_circle